Author: tirana

Kompania bioteknologjike Izraelite është duke rinovuar qëllimin e plantacioneve të duhanit, për të prodhuar përbërës që promovojnë rritjen e qelizave, çka çon në heqjen e një prej pengesave më të mëdha të një laboratori për prodhimin e mishit. Mishi i kultivuar, i rritur nga qelizat e muskujve të kafshëve në një laborator, ka marrë shumë vëmendje si një mënyrë për të adresuar ndryshimet klimatike duke reduktuar përdorimin e energjisë, tokës dhe ujit në industrinë e mishit. Ndryshe nga zëvendësuesit bimor , të popullarizuar nga Beyond Meat dhe Impossible Foods, teknologjia e mishit të kultivuar mbetet e rëndësishme, për shkak të…

Read More

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Alqi Bllako pritet të arrestohet nga SPAK pasi akuzohet si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve. Ndërkohë, lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion për të arrestuar deputetin u pyet edhe Ministri i Drjetësisë, Ylli Manja i cili u shpreh se përgjegjësia është individuale. Qëndrimi i qeverisë sipas Ulsi Manjës, është i qartë: “Çështjet e drejtësisë, janë të drejtësisë” “Ne kemi ndërmarr Reformën në Drejtësi. Kemi qenë të bindur dhe sot më shumë se kurrë se kjo ishte aspiratë e shqiptarëve e cila u përgjigjet nevojave. Qëndrimi ynë është i qartë. Çështjet e…

Read More

Policia e Kamzës ka proceduar penalisht një 48 vjeçar i cili është edhe drejtor i një shkolle në këtë qytet. Ai akuzohet se ka ushtruar ushtruar dhunë ndaj dy të miturve. Me anë të një videoje të publikuar në media e cila mendohet se është realizuar rreth 4 vjet më parë, shtetasi me iniciale P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë ka keqtrajtuar dy nxënës të shkollës që drejtonte. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një…

Read More

Një pengmarrje është tentuar të kryhet sot në Tiranë. Sipas policisë, 2 persona kanë marrë forcërisht në makinë një shtetas 34-vjeçar. “Blutë” e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve të cilët ishin autorë të kësaj pengmarrjeje. Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç”, thotë…

Read More

Florian Binaj, aktori i njohur i humorit dhe shumë i dashur nga të gjithë ne ka njoftuar sot se është larguar përfundimisht nga emisioni humoristik ‘Portokalli’, pjesë e të cilit ishte prej 18 vjetësh. Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Flori ka sqaruar për miqtë, ndjekësit dhe mbështetësit e tij edhe rrugëtimin e ri të cilin do të ndërmarrë, që ka të bëjë me një mision, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë. Postimi i Florit: Të dashur miq, kolegë, fansa të Portokallisë në të gjithë botën. Pas 18 vitesh, vendosa…

Read More

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj konfirmoi se është kaluar vendimi për indeksimin me 3.3% të pensioneve për të gjitha kategoritë. ” Një nga masat që kaluam është indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme. Pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndihma të posaçme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet, por edhe indeksimi i shtesës. Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Read More

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë një njoftim për të gjithë qytetarët rreth situatës së bregdetit shqiptar. Ajo thekson se si pasojë e motit të përkeqësuar, udhëtimet e trageteve janë anulluar dhe qytetarët mund të kompensohen nga agjensitë e udhëtimit. Gjithashtu, çdo lundrim i mjeteve të vogla dhe mjeteve të peshkimit është anulluar. Njoftimi i plotë i Drejtorisë: Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊! Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe JUG-JUGLINDJE në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”. Ky ligj, nëse nje4h zbatim të drejtë, objektive dhe do të ketë paanshmëri nga institucionet përgjegjëse, pritet të jetë një mbështetje e mirë për të rinjtë në ngritjen e bizneseve të reja, duke krijuar lehtësira për hyrjen në treg, zhvillimin e burimeve njerëzore, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin në burime financiare. Lajmi në përditësim…

Read More

Policia ka arrestuar një shtetas ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë me akuzën e mbajtjes së parave të padeklaruara dhe kontrabandë mallrash. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit sqarojnë se në dy pikat kufitare Kakavijë dhe në Morinë janë kapur me 61.150 euro të padeklaruara dy shtetas. Në Morinë, pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S., është gjetur dhe sekuestruan 21.350 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, dhe në Kakavijë janë gjetur dhe sekuestruar 39.800 euro, në çantën e shtetasit K.Q. 49 vjeç. Ndërsa në portin e Vlorës…

Read More

Sipas Agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, afro 4.019.287 qytetarë janë larguar nga Ukraina që prej 24 shkurtit, datë e cila shënon fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Mësohet se 2.3 milionë prej tyre kanë mbërritur në Poloni, me vullnetarët në terren që shprehen se fluksi i refugjatëve është ngadalësuar në ditët e fundit. Ndërkohë rreth 6.5 milionë njerëz të tjerë janë zhvendosur brenda territorit të Ukrainës për të gjetur një strehë më të sigurt.

Read More

Mbrëmjen e djeshme, bashkë me Nuredin Dumanin u arrestuan edhe 3 persona të tjerë të cilët dyshohet se bashkëpunëtorë të tij. Mësohet se një nga të arrestuarit si përkrahës i Dumanit është Henrik Hoxhaj, ndërsa 2 të tjerët janë ende të ndaluar në komisariatin e Fierit pasi akoma mbetet i pa saktësuar përfundimisht pozicioni i tyre. Në momentin e arrestimimt, Hoxhaj nuk ndodhej në ambientet e banesës ku u prangos Dumani, por jashtë pallatit. Polica bën me dije se ka prova që e implikojnë atë si bashkëpunëtor apo përkrahës të Dumanit. Ndërkaq, 2 të ndaluarit e tjerë nga policia dyshohet…

Read More

I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, Nuredin Dumani kishte marrë një apartament me qera në një pallat në Fier ku strehohej herë pas here. Mësohet se ai kishte mbi një javë që e kishte marrë këtë ambient me qira, ku mbrëmë para se të arrestohej kishte shkuar të fshihej dhe të mjekohej pas plagëve të marra në Papër të Elbasanit. Sipas asaj që deklarojnë fqinjët e tij në këtë pallat për “Abc News”, Dumani kishte pak kohë që ishte vendosur në apartament. Më konkretisht, një banore që banonte vetëm një kat sipër Dumanit ka shpjeguar edhe një bisedë që kishte patur…

Read More