Nga Ben Andoni Nëse Ministri i Jashtëm rus Lavrov nuk do të përmendte edhe Shqipërinë, si vend i cili ka përcjellë mercenarë në Ukrainë, atëherë shumë pak do të dëgjohej për vendin tonë në këtë teatër të frikshëm të absurdit putinian. Por ndërsa Lavrov u shpreh hidhësisht, Ambasada e vendit të tij në Tiranë e pyetur nga Exit dha një përgjigje të vagullt se: agjencia zyrtare TASS pretendon se CIA dhe MI-6 po paguanin mercenarët me 3000 dollarë në muaj për të “dalë vullnetarë”!! Reagimi i qeverisë Rama ishte i ashpër, kurse mjedisi publik shqiptar e priti me indiferencë dhe…
Author: tirana
Juventus ka vënë në shënjestër një sulmues të Real Madrid, i cili mund të jetë partneri i Dusan Vlahovic për të ardhmen. Bëhet fjalë për Rodrygo Silva de Goes, i njohur thjesht is Rodrygo. Lojtari i datëlindjes 2001 pëlqehet nga bardhezinjtë që nga koha kur luante te Santos, që më pas e ka shitur te madrilenët për 45 milionë euro. 21-vjeçari nuk ka zhgënjyer, por njëkohësisht nuk ka arritur të bindë deri në fund. Transferimi i mundshëm i Mbappe në Bernabeu dhe ai i Haaland do ta linin në stol dhe braziliani mund të kërkojë largimin nga Real Madrid. Rodrygo…
Një pluhur i kuq Saharaje ka përfshirë Greqinë. Akropoli dhe shumica e kryeqyteti grek Athinë, por edhe pjesa më e madhe e territorit të vendit janë të mbuluara prej ditës së enjte me një re të madhe të pluhurit afrikan. Sinoptikanët vendas kishin parashikuar se për disa ditë re të dendura pluhuri që vijnë nga Afrika e veriut do to mbulonin vendin dhe pamjet e tempullit të Parthenonit apo monumenteve të tjera, si dhe horizonti i kryeqytetit të fshehura nën një mjegull me ngjyra gri-portokalli e kanë vëretuar më së miri fenomenin. Observatori Kombëtar i Athinës ka njoftuar se përqendrimi…
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo çka i bëri bashkë dy figurat ishte një ceremoni dekorimi që u zhvillua në presidencë, ku publicisti Ndriçim Kulla u vlerësua me titullin ‘Nderi i Kombit’. Mes shumë personaliteteve, i ftuar ishte edhe ish-kryeministri Berisha, i cili siç shihet edhe nga disa foto të publikuara nga LSA, ku shfaqet krah Metës. Kujtojmë se prezenca e Berishës në Presidencë vjen në një kohë ku situata në PD është akoma e nderë, pas njohjes nga gjykata të grupit të Rithemelimit.
Pas disa orë kërkimesh, Policia ka mundur që të arrestojë Altin Markun si autorin e plagosjes së kreut të Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhës. Besnik Simoni u qëllua 3 herë me armë zjarri.Mësohet se pas një sherri në zyrë, Altin Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në rrugë 41-vjeçarin Simoni, duke e lënë të plagosur rëndë. Ndërkohë që mes të dyve ka pasur edhe një sherr në fushatën elektorale të vitit të kaluar por ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë ky shkaku i konfliktit të sotëm. “Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti…
Studenti nga Bujanovski i Serbisë, Borivoje Laziç në një lidhje direkte tregoi për “Shqipëria Live” se si nisi ta dëshira për të mësuar gjuhën shqipe. Ai shprehet se ka qenë muzika shqiptare ajo e cila e ka shtyrë të kuptonte më shumë rreth kësaj gjuhe. “Dashuria e parë ishte muzika shqiptare”, u shpreh Lajziç. Muzika dhe njerëzit në Bujanovsk e kanë shtyrë të dashurohej me gjuhën shqipe njëkohësisht të zgjidhte ta studionte. Kur ai vendosi të studionte gjuhen shqipe miqtë e tij janë shprehur skeptik për këtë zgjedhje. Pas mbarimit të studimeve ai shprehet se mund të vijë të jetojë…
Deputeti i PD, Edi Paloka ka folur mbi situatën ku gjendet PD pas dorëheqjes së Bashës. Paloka beson se pas Alibeajt dhe Bardhit qëndron Basha pasi sipas tij, të dy ata nuk heqin dorë nga termi “të përjashtuarit” edhe pse flasin për bashkim. I pyetur mbi takimet që Basha po zhvillon, Paloka tha se kishin informacione se në diskutime nuk flitej për bashkim. Pyetje: Duket se një foltore e dytë ka lindur në PD në krye të së cilës tashmë duket se është zoti Basha… Paloka: Nuk do e quaja foltore e dytë, sepse foltoret kanë qenë publike të hapura…
Florian Marku do të ndeshet nesër me Chris Jenkins dhe në fakt tensioni ka nisur që sot, pas peshimit zyrtar dhe konferencës për shtypin. Boksieri shqiptar është provokuar nga rivali i tij, britaniku 33-vjeçar Jenkins. Ai i ka dhuruar një puthje Markut, që ka reaguar ashpër. Boksieri shqiptar e kapi për fyti kundërshtarin, ndërkohë që menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë për të shmangur një sherr më të madh. Marku videon e ka postuar në rrjetet sociale dhe shkruan: “Puthjet janë për femrat, jo për mua. Nesër do ta shohim”. Videon mund ta shihni këtu: https://www.youtube.com/shorts/Toh6jDdvhBo
Çdo godinë e re banimi ose biznesi do të pajiset me pikën e aksesit për infrastrukturën e rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë, e cila të jetë pjesë e kushteve për dhënien e lejes së ndërtimit, si dhe me certifikatën e përdorimit, sipas legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Përmes një vendimi të miratuar më 30 mars, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se instalimi i kabinetit të lidhjeve të telekomunikacionit është i detyrueshëm në të gjitha godinat, përfshirë, komplekset rezidenciale, përveç banesave individuale. Rrjete me shpejtësi të lartë, sipas vendimi konsiderohen rrjetet e komunikimeve elektronike, të cilat…
Presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë një kancer në tiroide. Kështu është shprehur një shkrim i publikuar nga një media investigative ruse, Proekt. Media e drejtuar dhe themeluar nga Roman Badanin në 2001, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, në një artikull mbi presidentin Putin ngelet gjatë tek shëndeti i tij, duke zbuluar listën e gjatë të mjekëve që rrethojnë presidentin. Informacionet mbi shëndetin e tij kanë qenë gjithmonë shumë të kufizuara, që në fillimin e karrierës së tij politike, por sipas Proekt kohët e fundit grupit të mjekëve si është shtuar një kirurg i njohur i kancerit në tiroide,…
Sali Berisha zhvilloi dje për herë të parë në këtë legjislaturë mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Megjithatë, kjo nuk ishte një nga ato mbledhjet që duhet të mbahet mend nga demokratët. Siç kishte deklaruar edhe më herët në daljet publike kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, që në momentin që Berisha u ul në karrigen që i ishte rezervuar nga deputetët, i kujtoi liderit historik vendimin e 9 shtatorit të Lulzim Bashës dhe më pas faktin se Berisha nuk është regjistruar në Parlament si pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së. Qëndrimi i Alibeajt është kontestuar nga…
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.” Kjo është një pjesë e postimit që bëri në Twitter e ashtuquajtura “akademike gjermane” Suzana Starikov, duke bërë “lëmsh” të gjitha mediat në Shqipëri dhe në rajon. Lajmi u shpërnda me shpejtësi gjithandej, aq sa disa “po qanin hall” se vendi do mbetej pa kryeministër. Pas disa orësh, në një reagim të dytë kjo “akademike” tha se e gjitha ishte një shaka për 1 prillin dhe e kishte bërë për të vënë në lojë mediat, sepse këto të fundit nuk kishin marrë mundimin as ta…