Author: tirana

Këto janë pamjet e një helikopteri ushtarak rus që është goditur nga forcat ukrainase dhe rrëzohet. Sipas BBC, ushtria ukrainase ka qëlluar helikopterin me një predhë me shpejtësi të lartë të modelit “StarstreaK”. Këto armë kanë ardhur nga Britania e Madhe si pjesë e ndihmës së saj ushtarake në Ukrainë. Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, konfirmoi në mars se Mbretëria e Bashkuar kishte furnizuar Ukrainën me raketa anti-ajrore. Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë pamjet.

Read More

Koha e keqe me reshje të dendura breshëri, ka shkaktuar para pak minutave aksident në hyrje të qytetit të Gjirokastrës në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Për pasojë drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze në gjymtyrë dhe është çuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e unazës së qytetit në lagjen Gërhot kur një autoveturë me targa AA027OY e cila vinte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës, është përplasur me bordurën metalike në kushtet e rrëshqitjes nga rruga e ngarkuar me breshër.

Read More

Rusia ka akuzuar Britaninë për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë në shënjestër armët që ka dërguar në Ukrainë. Më herët, një zyrtar ukrainas njoftoi se Britania e madhe ka dorëzuar raketa “Starstreak” në Ukrainë për të luftuar lundër Rusisë. Nga ana tjetër, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka bërë me dije se në Ukrainë do të dërgohen më shumë armë më qëllimin ndalimin e forcave ruse. Kjo nuk është pritur mirë nga ambasadori rus Andrey Kelin, i cili ka thënë se të gjitha armët e dërguar do të shihen si destabilizim të marrëdhënieve. Ndërsa…

Read More

Dashi Doni të përfshiheni në një aktivitet të ri, por për ta bërë diçka të tillë keni nevojë për një shumë fillestare parash. Me mbështetjen e familjes, do mund t’i jepni drejtim nismës tuaj. Shëndeti paraqitet më së miri. Këshillohet që të flini pak më shumë, pasi këtë periudhë po pushoni fare pak. Demi Kjo ditë mund të rezultojë e paharrueshme për ju, sidomos në fushën e ndjenjave. Për situatën financiare nuk do keni arsye të shqetësoheni, pasi gjatë pasdites do të merrni një shumë parash nga një i afërmi juaj. Mbrëmja do të jetë e qetë nën shoqërinë e…

Read More

Pak momente më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Elbasanit. Bëhet me dije se ne Elbasan nuk ka të shtëna me armë, por  është në operacion Policia e Elbasanit  në bashkëpunim me FNSH. Deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë, te stacioni trenit në Elbasan dhe është shoqeruar, po vijon operacioni e kontrollet.

Read More

Trupa të pajetë janë parë nga gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP në qytetin Buça, pasi trupat ruse u tërhoqën. Siç raporton AFP, ata kanë parë të paktën 20 trupa të shpërndarë përgjatë një rruge. Buça, jo shumë larg nga Kievi, është përballur me disa nga luftimet më të rënda në javët e fundit. Trupat e pajetë duket sikur ishin hedhur nga pjesa e pasme e një kamioni. Raportohet se të gjithë ishin të veshur me rroba civile. Disa prej tyre, me duar të lidhura dhe me plagë plumbash në kokë. Kryetari i bashkisë tha se pothuajse 300 të vrarë…

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar pasoja të rënda botërore si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. “Ne duhet të sigurojmë që kjo luftë të përfundojë shpejt”, tha Scholz të shtunën. Me sulmin ndaj vendit fqinj, presidenti rus Vladimir Putin po ndjek “pretendime territoriale që rrjedhin nga vizionet imperialiste të shekujve të mëparshëm”, tha Scholz. “Putin nuk po kërcënon vetëm Ukrainën. Ai nuk po shkatërron vetëm jetë njerëzish, rrugë, infrastrukturë, shtëpi, spitale atje. Ai po shkatërron gjithashtu të ardhmen e Rusisë. Ky është gabimi më i madh i presidentit Putin”, theksoi Scholz. Putin ka llogaritur gabim me luftën e tij,…

Read More

David Warburton është pezulluar nga partia pasi dyshohet se ka sulmuar disa gra dhe ka marrë kokainë. The Times raportoi se David Warburton, deputeti i Somerset dhe Frome, po hetohet nga skema e pavarur e ankesave dhe ankesave të Commons (IGCS) në lidhje me ankesat e paraqitura nga dy gra. Warburton thuhet se akuzohet për komente të padëshiruara seksuale dhe prekje seksuale. Më tej The Times raportoi se një grua e tretë, e cila nuk ka bërë denoncim, e ka akuzuar deputetin se ka gërhitur “rresht pas rreshti” të kokainës në shtëpinë e saj më 1 shkurt dhe se sillet në mënyrë…

Read More

Në “Elbasan Arena” është mbyllur ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias, ku këta të fundit kanë arritur të sigurojnë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën, ku nga një gol për secilën pjesë i kanë mjaftuar rrogozhinasve. Skuadra e Zekirija Ramadanit ka dominuar lojën ndaj bluve të Rodolfo Vanolit, teksa që në minutën e 27-të u zhbllokua sfida, ku Pedro Agusto gjen rrugën e rrjetës me një supërgol, por festën mendon t’ia prishë VAR, pasi sulmuesi më parë kishte shkaktuar fall ndaj lojtarit të Dinamos. Përsëri Pedro do të rrezikonte portën e Hazirajt, por nuk tregohet i saktë në goditjen…

Read More

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka njoftuar se 4217 persona janë u evakuuan sot nga zonat e luftës. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchukn nëpërmjet një intervistë në televizionin kombëtar në Ukrainë. Ndërkohë këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak i bëri thirrje të shtunën SHBA-së dhe aleatëve të saj që të dërgojnë armë të rënda në Ukrainë, ndërsa ushtria ruse po pozicionon trupat në lindje dhe jug të Ukrainës, sipas CNN. “Pas tërheqjes së trupave rusë nga Kievi dhe Chernihiv, është e qartë se Rusia ka prioritet një taktikë tjetër – të zhvendosë trupat në lindje/jug, të kontrollojë territore të…

Read More

Dinamo nuk po arrin dot të gjejë rrugën e fitores duke vijuar të zhytet gjithnjë e më shumë drejt fundit dhe duke e ndërlikuar në maksimum prezencën e tyre në elitë. Si duket, as tranjeri italian, Rodolfo Vanoli nuk po mundet të kthejë “nëndetësen” në shinat e fitores edhe pse erdhi me bujë për të luajtur rolin e shpëtimtarit. Megjithatë, dy humbje në dy ndeshje, konfirmojnë se problemi i Dinamos është më shumë se kaq dhe nuk ka të bëjë me faktin se kush tranjer qëndron në krye të stolit. Kjo humbje e sotme e Dinamos nuk krahësohet me humbjet…

Read More

Sipas njoftimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, situata e pandemisë në vend në 24 orët e fundit ka regjistruar 64 të infektuar dhe asnjë humbje jete. Më konkretisht, po ju paraqesim shifrat si vijon: Janë kryer 1,227 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 64 qytetarë, në këto bashki:28 në Tiranë, 10 Sarandë, 6 në Fier, 3 në Lushnje, Gjirokastër, 2 në Lezhë, Durrës, Delvinë, Sarandë, 1 në Tropojë, Korçë, Devoll, Elbasan, Belsh, Gramsh.Janë 503 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është…

Read More