Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Ish-ministri Koka, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie. Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë u regjistrua më datë 7 mars. Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe “korrupsion”. SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara…
Author: tirana
Vrasja e ndodhur dje tek vendi i njohur si mbikalimi i Rinasit në aksin Tiranë-Durrës mbulohet më shumë me mister. Policia ende nuk ka asnjë pistë të qartë se çfarë mund të ketë çuar tek vrasja e 37-vjeçarit Iljaz Çali dhe cilët mund të jenë ekzekutorët e tij. Gjatë kqyrjes së vendngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çka do të thotë se personat që kanë kryer krimin janë kujdesur që të mos lënë prova. Po ashtu, edhe në makinën e viktimës nuk është gjetur ndonjë armë apo sende të tjera të paligjshme. Ndërkohë, hetimet rreth këtij atentatu janë duke u…
Një grua 38-vjeçare u denoncua nga ish-bashkëshorti i saj në policinë e Tropojës pasi braktisi fëmijët e saj të mitur, të cilët gjykata ia kishte lënë në kujdestari. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasja E. B., 38 vjeçe, banuese në Bajram Curri, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj shtetasi Sh. M., se kjo shtetase ka braktisur fëmijët e mitur, të cilët i kishte në kujdestari me vendim gjykate”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat nga Policia e…
Mediat italiane kanë bërë publik emrat e dy vëllezërve shqiptarë të cilët humbën tragjikisht jetën mëngjesin e së shtunës në zonën e Chessa në Itali. Ata janë Mersin e Aklen Myftarago, 44 dhe 38 vjeç. Dy vëllezërit jetonin prej vitesh në Arcille dhe punonin në bujqësi. Mersini kishte dy fëmijë dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me të tretin, ndërsa Alkeni kishte 3 fëmijë. Vëllezërit Myftarago kishin dalë herët nga shtëpia, si zakonisht, por në orën 06:30 jeta e tyre u ndal në rrugën e Chessa. Ata u përplasën me një tjetër makinë që drejtohej po nga një shqiptar, 28-vjeç,…
Pandeli Majko rikthehet në Kuvend. Ai ka pranuar të marrë mandatin e lënë nga Alqi Bllako. Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit. Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, çka bëri që këtë një vit t’i mungojë Parlamentit. Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme. Vendi vakant u krijua pas heqjes dorë nga mandati i deputetit nga ana e Bllakos, për të cilin SPAK kërkoi arrestimin e tij për abuzime me inceneratorin…
Tranjeri i njohur i futbollit, Louis van Gaal ka bërë një rrëfim tronditës mbrëmjen e djeshme, me të cilin i ka shokuar të gjithë. Ai ka treguar se po vuan një formë agresive të kancerit të prostatës. “Në çdo periudhë gjatë kohës si trajner i kombëtares, më është dashur të largohem natën për të shkuar në spital pa e kuptuar lojtarët deri më tani. Mendoja se isha i shëndetshëm, por nuk jam”, tha holandezi. Aktualisht, tekniku po trajtohet për këtë problem shëndetësor i cili duhet thënë se, në shumicën e rasteve ka shërim nëse kapet në kohë. Kujtojmë se gjatë…
Bordi i transparencës të çmimeve të shportës përcaktoi që këtë javë çmimi i vajit me shumicë të jetë 317 lekë dhe me pakicë nga supermarketet 321 lekë për litër. Çmimi prej 321 lekë është mbajtur nga dyqanet e vogla ushqimore edhe javën e kaluar, ndërsa në supermarketeve është reflektuar çmimi sipas vendimit të mëparshëm të bordit të transparencës. Dyqanet e vogla të tregtimit të produkteve kërkojnë transparencë të vendimeve të bordit për kontrollin e çmimeve të produkteve të shportës me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg. Akti Normativ për monitorimin e përjavshëm të çmimeve për produktet,…
“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003, ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambientet e Televizionit Publik. “Të punosh me dramaturgun më të mirë në Shqipëri, Ruzhdi Pulahën, me drejtor fotografie Astrit Omerin, me teknikun e zërit Kristaq Risto, montazhier Andon Beqari, regjisore të dytë Katerina Çelon, etj sigurisht që ke shpresë te suksesi” – thotë regjisori Ylli Pepo në një intervistë të tij ku zbulon dhe shkakun se pse u mbyll telefilmi. Ndërkohë serial pas seriali regjisori ka shtuar edhe listën e aktorëve pjesëmarrës në ngjarje.…
Nga mëngjesi i së hënës, vala më e madhe shtrenjtimit të çmimeve do të vërshojë nëpër supermarketet e Gjermanisë. Vetëm rrjeti i dyqaneve “Aldi” njoftoi se çmimet për gjalpë, sallam, mish, produkte qumështi janë rritur me 30%. Arsyet lidhen me rritjen e kostove të prodhimit dhe energjisë, rritja e çmimit të karburantit, lufta në Ukrainë. Një vëzhgim i BILD në mëngjes tregoi se gjalpi i Milsanit kushton tani 2.09 euro në Aldi-Nord nga 1.39 euro që ishte më parë. Situata me gjasë nuk do të ndryshojë për një periudhë të gjatë kohe duke rënduar mbi ekonominë familjare të gjermanëve.
Ditën e sotme, banorët e 5 majit po zhvillojnë një tjetër, këtë herë para Bashkisë së Tiranës ku sigurisht e pranishme është edhe nënë Liza. Ata janë kundër shembjes së banesave në zonën e ‘5 Majit’, Laprakës si dhe të Paskuqanit. Teksa ishte sot pjesë e banorëve në shesh, Nënë Liza ka folur për mediat ku ka treguar edhe incidentin kur u përzu para pak ditësh nga një grua, në momentin kur ajo po mbante fjalën në protestën para Kryeministrisë. Nënë Liza tha se gruaja në fjalë e cila i’u vërsul për ta përzënë ishte punonjëse e bashkisë së Tiranës.…
61-vjecari Jani Kallajxhi, u ndalua para 3 ditësh nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, 8 vjeçe dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” per babain e vogëlushes. Nga ana e tij, 61-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatës në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit e cila u mbajt dje. Ai tha se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe as nuk ka ngacmuar seksualisht si ç’pretendohet. “Unë jam kujdesur…
Një kompani e madhe që mbledh dhe publikon imazhet satelitore të Ukrainës, e quajtur “Maxar Technoogies” raportoi se më 10 mars u panë shenjat e para të gërmimit për një varr masiv në Kishën e Shën Andreas të Parë, në qytetin e Bucha-s në Ukrainë. “Mbulimi më i fundit më 31 mars tregon vendin e varrit me një llogore afërsisht 45 këmbë të gjatë në pjesën jugperëndimore të zonës afër kishës,” nënvizoi Maxar Technologies. Fatmirësisht, vendbanime të tilla si Irpin, Bucha, Hostomel dhe i gjithë Rajoni i Kievit u çliruan nga pushtuesit rusë. Vrasjet masive të civilëve, të kryera nga trupat…