Vitet e fundit, divorci në Shqipëri është kthyer në një fenomen dominant. Të dhënat e INSTAT tregojnë se një në katër çifte në vendin tonë përfundojnë të ndarë pasi janë martuar. Nëse bëjmë një krahësim me vitin 1990, të dhënat thonë se atëhere ndaheshin 9 në 100 çifte, ndërsa në vitin 2020, në Shqipëri u ndanë 24 nga 100 çifte të martuar. Problemet që mbart me vete divorci janë të shumta dhe të nayrave të nddryshme, por nga ana tjetër ka nuk mungojnë herë pas here edhe situata komike. Një situatë gazmore ka ndodhur kohët e fundit edhe në zonën e Elbasanit. Pas…
Author: tirana
Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohen nga Franca dhe Kosova, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me Interpol Paris, u bë ekstradimi nga Franca, i shtetasit E. G. alias E. Sh., 34 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 04.02.2021, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje…
Zbardhen ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste. PS ka vendosur qe te ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive. PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISËKONGRESI I PARTISË SOCIALISTEProjektV E N D I MNr_____, datë 09.04.2022 Mbështetur në nenin 32 të Statutit të Partisë;Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë…
Një 66-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në qytetin e Ksamilit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00. Viktima është identifikuar si Kastriot Celi dhe në momentin e ngjarjes ka qenë duke punuar tek ish-furra e bukës në Ksamil, ku po prishte një mur. Teksa vazhdonte punën, 66-vjeçarit i ka rënë papritur në kokë një tullë. Disa njerëz që kanë qënë aty pranë kanë ndërhyrë menjëherë duke i ardhur në ndihmë personit të dëmtuar dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por për fat të keq, 66-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkohë, grupi hetimor nën…
Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Money Scam” i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Për pasojë, në pranga janë vënë 5 persona të cilët akuzohen se hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu, u sekuestruan si provë materiale sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 euro. Njoftimi i policisë: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot qytetin Bucha, pasi vazhdojnë të shfaqen më shumë prova të mizorive pranë Kievit. Ai inspektoi rrugën në të cilën një kolonë ruse ishte shkatërruar dhe foli me banorët vendas. Presidenti përsëriti se Rusia kishte kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë. I pyetur nga BBC nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë, ai tha: “Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake.” Imazhet që vijnë nga Bucha, ku me dhjetëra civilë u gjendën të…
Në Turqi, inflacioni është rritur mbi 60% pasi rritja e kostove të energjisë dhe mallrave po intensifikon krizën e kostos së jetesës. Të dhënat e publikuara mëngjesin e sotëm tregojnë se inflacioni vjetor i Turqisë arriti në rekordin 20-vjeçar prej 61.14% në mars, më i larti që nga viti 2002. Lufta e Ukrainës, e cila rriti koston e naftës, gazit, metaleve, plehrave dhe mallrave të tjera, ka shtuar presionet e çmimeve. Çmimet e ushqimeve u rritën kështu me 70%, ndërsa kostot e transportit me 99%.
Mesfushori kroat, Luka Modric vazhdon të mbajë ende një peshë të madhe tek skuadra e Real Madrid pavarësisht moshës. Gjasat janë që fituesi i Topit të Artë në 2018, të rinovojë kontratën me madrilenët edhe për një sezon tjetër duke qënë një garanci për mesfushën e “galaktikëve” edhe për një vit tjetër. Megjithatë, mosha nuk premton gjatë për Modriç dhe madrilenët duhet të mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas asaj që raporton presatigjozja spanjolle “AS”, një opsion i rëndësishëm të cilin Reali po e vëzhgon me vëmendje është talenti i Borussia Dortmund dhe Anglisë, Jude Bellingham. Mesfushori 18-vjeçar…
Mimi Kodheli, aktualisht deputete e PS-së, ka qenë e vetëdijshme që në nisje të Reformës në Drejtësi, se arrestimet për përfshirje në krim dhe korrupsion do të arrinin deri te politika dhe administrata e lartë shtetërore. Ndaj ajo inkurajon SPAK dhe organet ligjzbatuese që të vazhdojnë të bëjnë drejtësi, pasi, sipas saj, vendi ka nevojë të pastrohet nga abuzuesit me buxhetin e shtetit. Por Mimi Kodheli thotë për gazetën “Panorama”, se nëse SPAK do të hetonte të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës, abuzimet me fondet publike apo detyrën, rastet e të arrestuarve nuk do të anonin nga qeverisja socialiste.…
Berlini nuk do të vendosë embargo të menjëhershme ndaj energjisë ruse, pavarësisht mizorive në Ukrainë, thotë ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck. Por ai thekson se ekonomia më e madhe e BE-së po punon drejt ndërprerjes së energjisë ruse. “Ne po punojmë drejt një embargoje, me masa që çdo ditë po e dëmtojnë Putinin. Jemi në një kurs të mirë dhe këtë javë do të bëjmë më shumë progres në atë kurs”, thotë ai. “Ne po punojmë për pavarësinë nga gazi, qymyri dhe nafta ruse”, shtoi ai. Habeck thotë se para pushtimit rus të Ukrainës, 35% e naftës gjermane vinte…
Policia Kufitare ka evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara. Për pasojë, rasti më i fundit është regjistruar në pikën doganore të Kapshticës, ku 2 shtetas janë arrestuar pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Gjithashtu, në pranga ra edhe një shtetas francez, i cili i kishte pajisur këta dy shtetas, me dokumente false, kundrejt shpërblimit. U sekuestruan si provë materiale edhe dy pasaportat që do të mundësonin kalimin e afrikanëve drejt vendeve të BE-së. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kalimit…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim po zhvillojnë një takim së bashku. Mësohet se takimi po kryhet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku ambasadorja Yuri Kim sapo ka mbërritur aty dhe është pritur nga znj. Nikolla. Deri më tani mbetet e paqartë se çfarë do të diskutohet mes tyre në këtë takim.