Gjimnasti rus Metvei Petrov, që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, ka fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e njohur në kalë me dorëza. Rivaliteti ishte tejet i madh, gjithsesi, ai bëri më mirë se Cyril Tommasone, pas një paraqitje brilante. 31 vjeçari grumbulloi jo pak pikë, por 14.466. Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti rus garon prej vish me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaport shqiptare.
Author: tirana
Nuredin Dumani, autori i shumë vrasjeve, që u arrestuar disa ditë më parë në Fier, i plagosur, është transferuar nga “Trauma”, te spitali i burgut në QSUT. Mësohet se ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, me dy furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi akuzohet si vrasës serial, për implikimin në të paktën 7 vrasje. Ndaj Dumanit më herët Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshme për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje, raporton albeu.com. Ai ka qenë…
Një 41-vjeçar nga fshati Livadhja i Bashkisë së Finiqit është zhdukur që prej 31 marsit. Panajot Kaleshi po kërkohet nga familjarët e tij në Greqi pasi rezulton i humbur prej ditësh. Fotografia e tij është shpërndarë në internet dhe rrjetet sociale për të kërkuar ndihmë. Kaleshi kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas të Pireut në Greqi për të blere disa mobilje për banesën e tyre. Gjatë kohës që ndodhej në Pire, 41 vjeçari është shkëputur për pak çaste nga e ëma duke shkuar në një kioskë aty pranë dhe prej atij momenti nuk është kthyer më. 41 vjeçari…
Gjokë Jaku ka dorëzuar ditën e hënë dorëheqjen nga pozicioni i Prefektit të Qarkut të Lezhës. Jaku e mbante këtë post prej 3 vitesh. Ka qenë vet5ë Jaku i cili përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar dorëheqjen e tij. Në postimin e tij jaku falënderon gjithë bashkëpunëtorët dhe banorët e qarkut të Lezhës, Postimi: Miqtë e mi, bashkëpunëtorë, bashkëqytetarë! Po ndaj me ju se sot kam dorzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh. Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe perkushtimin…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka vendosur mbylljen e hetimit disiplinor ndaj tre anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët në kohën që kishin të punësuar familjarët e tyre në Prokurorinë e Tiranës, votuan në favor të promovimit të drejtueses së kësaj prokurorie, Elisabeta Imeraj. Vendimi për pushimin e hetimit disiplinor ndaj kryetarit aktual të KLP-së, Alfred Balla dhe anëtarëve Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj është marrë më 16 mars dhe u bë fillimisht i ditur nga Imeraj gjatë seancës publike që u zhvillua më 30 mars në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Inspektori i Lartë i…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kritikoi ish-udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy, duke i fajësuar ata për vdekjen e civilëve ukrainas. “Unë ftoj zonjën Merkel dhe Sarkozy të vizitojnë Bucha, për të parë se çfarë ka çuar politika e 14 viteve të koncesioneve ndaj Rusisë,” tha z. Zelensky, duke iu referuar periferisë së Kievit, ku në disa imazhe u shfaqen trupat e civilëve të vrarë. Ai fajësoi politikanët e vendeve të NATO-s për pasjen e një “frike absurde” ndaj Rusisë, duke shtuar: “Ata menduan se duke refuzuar Ukrainën, mund ta qetësonin Rusinë, për ta bindur atë…
Presidenti amerikan Biden e ka etiketuar sërish Vladimir Putin si kriminel lufte, ndërsa ka bërë thirrje që lideri rus të përballet me trupin gjyqësor për vrasjet në Bucha. Në këtë qytet janë gjetur trupa civilësh të shpërdarë në rrugë. Biden thotë se ai po kërkon gjithashtu më shumë sanksione kundër Rusisë për mizoritë. Muajin e kaluar, akuzat e lëshuara nga Biden nga Putin për krime lufte, shkaktuan zemërim.
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit të fëmijës që zakonisht shfaqet gjatë tre viteve të para të jetës dhe përfshin një spektër të gjerë sjelljesh. Por, tiparet kryesore janë keqfunksionimi i ndërveprimeve sociale, aftësive komunikuese, dhe sjelljeve të kufizuara e përsëritëse. Një fëmijë autik përshkruhet nga familjarët, si: një fëmijë që duket sikur jeton në botën e tij, duke treguar interes të pakët për praninë e të tjerëve dhe ndërveprimin me ta. Afërsisht 15-20 nga 10 mijë fëmijë të lindur, më vonë diagnostikohen me autizëm. Autizmi shfaqet 3-4 herë më shpesh tek djemtë se sa tek vajzat. Në botë dhe…
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zbardhur takimin që mbajti sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim . Nikolla bën me dije se ka diskutuar me Kim për avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme. Po ashtu u disktutua mes tyre për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe avancimin e vetting-ut. “Gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës,…
Ndonëse në 25 Prill kërkoi votën me një logo të re, përçarja brenda partisë ku nisi rrugëtimin e saj, e rikthen sërish Rudina Hajdarin në selinë blu. Rudina Hajdari: Të rikthehem në gjirin e Partisë Demokratike, duke u takuar me nivelet më të larta të degëve të PD-së të gjithë strukturës së antarësisë, me njerëz intelektualë, me njerëz që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe me një opozitë të shëndetshme. Teksa beteja brenda PD vijon ende, Rudina Hajdari e ka të qartë se cilin krah mbështet. Rudina Hajdari: Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 Dhjetorit, shikoj që…
UEFA dhe CONMEBOL kanë hapur një zyrë të përbashkët në Londër, nga ky do të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta, duke filluar nga “Finalisima”, ndeshja mes fitueses së Kampionatit Europian dhe asaj të Kupës së Amerikës, që inaugurohet këtë vit me Itali-Argjentinë. Sipas mediave ndërkombëtare, palët po diskutojnë prej kohësh ndërthurjen e skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, për të rritur cilësinë e këtij miniturneu, si dhe për t’i dhënë mundësinë vendeve latine që të gjejnë kundërshtarë cilësorë, pasi tashmë e kanë të vështirë të gjejnë data të lira për miqësore me ekipet europiane. Ndaj Argjentina, Brazili si…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi sot në qytetin e vogël të Bucha për të parë nga afër krimet dhe shkatërrimet që kanë tronditur gjithë botën. “Krimet e luftës ishin kryer në Bucha. Bota do ta njohë këtë si gjenocid”, u tha Zelensky gazetarëve në komunitetin e vendosur rreth 25 kilometra në veri-perëndim të Kievit. Zelensky shoqërohej nga roje sigurie dhe kishte veshur një jelek mbrojtës teksa bënte vlerësimin e shkatërrimit. Trupat dhe tanket e djegura ruse kishin mbushur rrugët. Kur u pyet nga një gazetar nëse ishte ende e mundur të negociohej me Rusinë për paqe ai tha se Ukraina…