Një kompani franceze e prodhimit të aeroplanëve luftarakë “Dassault Aviation” pritet t’ia shesë Serbisë 12 avionë të tipit “Rafale” në vitin 2022. Sipas mediave franceze, kompania “Dassault Aviation” i ka përcjellur me vëmendje zgjedhjet e së dielës dhe fitorja e Vuçiqit në Serbi do ta lehtësojë kompletimin e shitjes së avionëve. Sipas “La Tribune”, diskutimet mes Serbisë dhe kompanisë franceze kanë qenë për 6 aeroplanë luftarakë dhe është dakorduar që numri të shkojë në 12. Avionët e rinj luftarakë që pritet t’i blejë Serbia do ta modernizonin flotën e Forcave Ajrore të Serbisë që kryesisht përbëhet nga Mig 21 dhe…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas fitores së mandatit të radhës me 3 prill, këtë të mërkurë po zhvillon një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin. Mediat serbe bëjnë me dijes e komunikimi mes dy liderëve është në vazhdim dhe nuk ka më shumë detaje në lidhje me atë se çfarë ato po bisedojnë. Ndërkohë kujtojmë se pas sigurimit të mandatit të ri në krye të shtetit Serb, BE i kërkoi Vuçiç që të zgjidhte pozicionin e tij, në krahë të shumicës që janë kundër luftës në Ukrainë, apo do të vijojë në krahë të Rusisë.
Gjykata e Posaçme i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës që të shqyrtojë padinë për shpifje ndaj Spartak Brahos, i cili u padit nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën që ka bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së. Braho ka deklaruar se duhej të merreshin masa për sigurinë e zyrtarëve të PD-së pasi pretendonte se ka informacione se do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj. Sipas Gjykatës së Posaçme, në momentin që ka bërë këtë deklaratë, Braho nuk ka patur mandatin e deputetit dhe për këtë nuk është kompetencë e shqyrtimit të kësaj gjykate. Spartak Braho ishte…
Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran ka fituar betejën gjyqësore në Gjykatën e Lartë mbi të drejtat e autorit të këngës së tij të kthyer në hit, e titulluar “Shape of You”, e cila u publikua në vitin 2017. Të mërkurën, trupi gjykues që ishte ngarkuar për këtë çështje vendosi se kantautori nuk kishte bërë plagjiaturë këngën e vitit 2015 “Oh Why” nga Sami Chokri. Sami Chokri është një “artist grime” por që njohet me emrin e artit si Sami Switch. Chokri ka pohuar se pjesa “Oh I” në këngën e Sheeran ishte “çuditërisht e ngjashme” me një refren “Oh…
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit pasi ka kanosur me armë një 32-vjeçar. Mësohet se i arrestuari është shtetasi M. H., 27 vjeç, banues në Çlirim. Sipas policisë, ky i ri, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin e tij me shtetasin M. B., 32 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Çlirim, Fier, pasi në fshatin Çlirim, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. B., 32 vjeç, dyshohet…
Janë zbuluar të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur Kolonjë, ku 38-vjeçari Betim Kastrati u gjet i pajetë brenda makinës së tij. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 38-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktima punonte në portin e Durrësit dhe lohët e fundit ai kishte shfaqur shenja të depresionit. Betim Kastrati ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se 38-vjeçari shpesh herë ushtronte dhunë në familje. Gruaja e tij rezulton me urdhër mbrojtje…
Papa ka dënuar mizoritë ruse, të tilla si masakra në Bucha, ndërsa mbante lart flamurin ukrainas. Papa Françesku ka kritikuar disa herë pushtimin rus në Ukrainë dhe e ka dënuar veprimet e Vladimir Putinit, shkruan The Guardian. “Gjithnjë e më shumë mizori të tmerrshme po ndodhin, madje edhe kundër civilëve, grave dhe fëmijëve të pafuqishëm. Ata janë viktima, gjaku i pafajshëm i të cilëve thërret në qiell. Të pushojë kjo luftë! Le të heshtin armët. Ndaloni të mbillni vdekjen dhe shkatërrimin,” tha Papa. Ai gjithashtu i ftoi të gjithë të luten në heshtje për një moment për t’i kërkuar Zotit që…
Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë: Miell Vaj luledielli Sheqer Oriz kokërrgjatë Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që…
Dy moderatorët e njohur, Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë një nga dyshet më të komentuara të bot%s së televizionit, kjo edhe për shkak të marrëdhënies shumë të mirë dhe të afërt që ata kanë me njëri-tjetrin. Në jo pak raste ata janë përfolur edhe për një raport që shkon më shumë se sa shokë dhe madje ka nga ata fansa të tyre të cilët e thonë me bindje se ata janë të lidhur bashkë. Ori dhe Isli nuk kanë dhënë kurrë një konfirmim për këto thashetheme, megjithatë dyshimet kanë vazhduar përgjatë gjithë kohës. Madje, ditën e sotme ndodhi edhe…
Një 38-vjeçar është arretsuar nga policia, pasi është kapur duke vjedhur në në urgjencën e QSUT-së. Njoftimi i plotë i policisë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pacienti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Vihet në pranga 38-vjeçari, për një seri vjedhjesh të pacientëve në urgjencën e QSUT-së. 38-vjeçari shtirej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore. Zbardhen dhe dokumentohen edhe disa raste të tjera të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas. Në cilësinë e provës materiale…
Sasha, djali 4-vjeçar i cili u zhduk në mes të marsit ndërsa ishte me gjyshen e tij në lagjen Vyshhorod, në rajonin e Kievit, është gjendur i vdekur, sipas la repubblica. E ëma, Anna Yahno përmes një postimi në Instagram njoftoi se kishin gjetur trupin e Sashës. “Sot gjetëm trupin e Sashës. I falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në kërkim, të gjithë ata që u lutën dhe treguan solidaritet me ne. Sasha engjëlli ynë i vogël tashmë është në parajsë. Sot shpirti i tij ka gjetur paqe”, tha ajo. Për disa javë pati një mobilizim të vërtetë për të kërkuar…
Gazetarja e njohur dhe inovatorja Anita Likmeta në fjalimin e saj në seancën e prillit në Parlamentin Evropian, mbajtur për situatën në Ukrainë ka kërkuar më shumë mbështetje për qytetarët e këtij vendi, të cilët sot gjenden në një luftë pa sens, të dhunuar, grabitur dhe pa asnjë shpresë deri më tani për paqe.Likmeta teksa kujtoi eksperiencën e saj si emigrante tha ndër të tjera se ukrainasit nuk janë pjesa tjetër e botës. “Ukrainasit, dhe ne mes tyre, jemi Europa e re. Po jetojmë në shtëpinë tonë përvojën e emigrantit. Ata të tjerët jemi ne”, tha Anita Likmeta në fjalën…