Ndërron jetë në spitalin e Traumës e plagosura e aksidentit të djeshëm në Plasë të Maliqit. Joana Elmasllari 17-vjeçe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Tiranës ditën e djeshme, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke ndërruar jetë sot. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë.
Author: tirana
Ndonëse më 25 prill kërkoi votën me një logo të re, Rudina Hajdari është rikthyer tashmë në Partinë Demokratike. “Sot kam bërë rianëtarësimin dhe patjetër që mund të themi që jam rikthyer në PD”, tha ajo në studion e Ditarit në A2 CNN. “Unë nuk jam larguar asnjëherë në fakt, sepse u përjashtova, duke qenë se mbajta mandatin. PD-ja ka qenë gjithmonë pjesë e familjes sime, kam një trashëgimi me të. Por ndihem e shqetësuar për të ardhmen e saj”. Hajdari thotë se përgjegjës për situatën në PD është edhe Sali Berisha, edhe pse sot është rikthyer krah tij në…
Qeveria greke po planifikon të kërkojë gaz në ujërat e saj perëndimore dhe jugore në një përpjekje të re për të shfrytëzuar burimet e brendshme për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe shqetësimeve për furnizimet. Greqia ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të zhvendoset drejt energjisë së gjelbër që ka bllokuar planet e saj për të kërkuar për naftë dhe gaz në ujërat e saj. “Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë njoftime për të përshpejtuar kërkimet në detin Jon dhe në perëndim të Kretës“, thotë një zyrtar i qeverisë greke…
Përfshirja e Balina Bodinakut në “Big Brother VIP” si oponioniste solli në vëmendje marrëdhënien e saj me gazetarin e njohur Andi Bushati, lidhje kjo që njihej shumë pak nga publiku për shkak të rezervimit të tyre, si në televizion edhe në rrjetet sociale. Por tani Andi nuk mund të shpëtojë pyetjevë në çdo intervistë të saj, siç ndodhi edhe së fundmi në D-night. “Çfarë nuk toleron asnjëherë te personi zemrës?”, e pyeti moderatorja. Balina: Të them tradhti, por jo në kuptimin e ngushtë të fjalës, në kuptimin më të gjerë të mundshëm të saj. Mungesa e komunikimit, sinqeritetit në marrëdhënie…
Provimet kombëtare të arsimit bazë për klasën e 9-të do të nisin në datën 20 qershor. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar tashmë datat, në të cilat do të zhvillohen provimet finale për nxënësit që përfundojnë gjatë këtij viti shkollor ndjekjen e arsimit të detyruar. Sipas kalendarit të përcaktuar, provimi i parë do të zhvillohet në lëndën e gjuhës shqipe në datën 20 qershor. Tre ditë më pas, përkatësisht në datën 23 qershor do të zhvillohet testimi i dytë i detyruar në lëndën e matematikës. Ndërsa prova e fundit që duhet të kalojnë nxënësit e klasave të nënta është…
Ish-kryeministri Sali Berisha është i vendosur për të kundërshtuar çdo propozim të kryeministrit Edi Rama për Presidentin e ri të vendit. “PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse Rama vendos që Presidentin ta propozojë opozita, do të nisim konsultime me të gjitha organet e PD-së. Nuk pranoj ndërhyrje nga askush”. Vendimi për të propozuar një emër për Presidentin thotë Berisha, “do të merret vendim nga forumet më të larta të PD-së, Këshilli Kombëtar që do të zgjidhet në kuvendin e 30 prillit”. I pyetur për kandidaturën e mundshme të Lulzim Bashës, dhe nëse do…
Mbledhja e “Rithemelimit”, Berisha deklaratë nga selia blu. “Në mbledhje u diskutuan probleme të tjera. Dua të garantoj çdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk asnjë qëllim tjetër veçse pajisjes me dokumenta të PD dhe jo për qëllime votimi. Këtu duhet të jemi shumë të qartë. U ra dakord që çdo proces për të cilin një anëtar i PD ka objeksion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët të auditit. Në këtë diskutim të zgjedhuar diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave të bashkëpunimit, të bashkëpunimit me organizata të tjera veç atyre partnere. Lokal dhe qëndro. Pra PD, një hap…
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim m e ambasadoren tonë në Athinë ku ka theksuar se tashmë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi do të kenë një trajtim të veçantë në lidhje me lejet e tyre të qëndrimit. Sipas ambasadores lehtësimet për komunitetin shqiptar do të shtrihen në të gjitha zyrat e emigracionit në vendin fqinj. “Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu…
Dy bombardues amerikan të tipit B-52 janë parë në Mesdhe, shumë pranë disa flotiljeve ruse që ndodhen në zonë, raporton La Republica. Avionët kanë patrulluar ditën e djeshme, mes tensioneve të shumta në “ndeshjen” mes NATO-s dhe Rusisë që po zhvillohet aktualisht në Mesdhe. Sipas burimeve, bëhet me dije se 2 B-52 amerikanë kanë patrulluar edhe shumë pranë vendit tonë. Bombarduesit u ngritën nga Britania e Madhe në drejtim të Ballkanit dhe më pas në Egje, ku fluturuan mbi pozicionet e flotës ruse e cila u largua nga baza siriane e Tartous.
25 gra dhe vajza kanë deklaruar se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha. Kështu ka deklaruar një zyrtare e lartë ukrainase për BBC. Lyudmyla Denisova, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, tha se një linjë telefonike që ofron mbështetje kishte marrë të paktën 25 raportime për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë. Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.Denisova shtoi: “25 gra të moshës 14-24 vjeç u përdhunuan…
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, mori pjesë në tryezën “Kundër dhunës ndaj grave në politikë”, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me zyrën e PNUD-it në Tiranë, Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Takimi i zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u moderua nga Prof. Dr. Aurela Anastasi. Gjatë takimit u prezantua studimi “Dhuna ndaj grave në Politikë, në Shqipëri” i cili thekson se pavarësisht miratimit dhe zbatimit të reformave për barazinë gjinore dhe rritjes së kuotave gjinore zgjedhore; vëmendja duhet të përqendrohet në pengesat dhe në atë çfarë ndodh me gratë dhe vajzat…
Në Greqi këtë të mërkurë u ndal përkohësisht transporti publik në Athinë dhe shërbimet shtetërore mbetën të mbyllura ndërsa punëtorët u larguan nga puna në një grevë të përgjithshme 24-orëshe për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve. Mediat bëjnë me dije se greva e nisur mëngjesin e sotëm ka lënë pezull tragetet që lëvizin nga ishujt grekë të lidhur në port dhe la Athinën pa metro, tramvaj apo hekurudhë periferike, ndërsa autobusët do të lëviznin për 12 orë nga ora 9 e mëngjesit. Spitalet shtetërore po trajtonin rastet e urgjencës vetëm pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor iu bashkuan grevës, të thirrur…