Lufta në Ukrainë po bëhet dita-ditës më rrënuese dhe më e rëndë në bilancin e saj, teksa ushtarët ruse kanë vrarë qindra civilë. Sipas zyrtarëve të huaj, nëse ky konflikt do të zgjasë më tej, kjo do të sjellë më shumë masakra njerëzore, shkruan “CNN”.
Pushtimi rus i Vladimir Putin ka shkaktuar edhe një valë tronditëse të largimit të qytetarëve nga vendi i tyre për t’i shpëtuar agresionit rus.
Kostot e lutës po nxiten nga zhvendosja e strategjisë së Rusisë në përpjekje për të marrë Kievin dhe për të rrëzuar qeverinë . Në ditët e para të luftës dukej se ushtria ruse po sulmonte shpejt vendin dhe mund të arrinte të pushtonte kryeqytetin. Por rezistenca e ashpër e Ukrainës e mbështetur edhe nga armët perëndimore çoi në ndryshimin e strategjisë së Moskës.
Megjithatë rigrupimi dhe rishpërndarja e forcave ruse shkaktoi një gjurmë të tmerrshme në qytetet e Ukrainës.
Zyrtarët e huaj nga ana tjetër kanë paralajmëruar se një luftë e gjatë në Ukrainë do të shkaktonte pasoja të mëdha globale.
