Me vendim të Gjykatës së Tiranës, artisti i njohur Bojken Lako është dënuar me 3 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm“ për qëllime fitimi. Mësohet se vendimi është dhënë nga gjyqtari Besnik Hoxha. Bojken Lako kishte marrë me qera një godinë në të cilën kishte kryer disa punime me qëllim për ta kthyer atë në një studio muzikore, por kjo i ka kushtuar muzikantit më shtrenjte nga sa mund ta kishte menduar ai. Gjyqtari Besnik Hoxha ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 3 vjet për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm“…
Author: tirana
Jorida Tabaku ka hedhur akuza për nismën e qeverisë për menaxhimin e krizës së çmimeve. Sipas saj “Bordi i Transparencës” do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet. Tabaku thekson se Shqipëria ka për të pasur një nivel të lartë inflacioni që do të prekë me gjasë edhe 5% edhe që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. “Masat që duhet të marrë qeveria janë ato që lidhen me politikat fiskale dhe kanalizimi i ndihmave tek qytetarët e pamundur”, shkruan Tabaku ndër të tjera. Reagimi i plotë: Në një kohë kur produktet e shportës po rriten në një mënyrë të…
Në një konferencë për mediat, Kryeministri Rama bëri me dije se Shqipëria është gati të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Sipas Ramës, nëse Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë se Veriut, vendi ynë do të ndahet prej saj dhe do kërkojë këtë në çdo instancë të BE-së. Ndërkaq, duke i’u referuar edhe pyetësorit të Këshillit Kombëtar, 67 % e shqiptarëve në të kanë votuar por ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit të integrimit në BE ndërsa vetëm 19% kanë votuar kundër. “Do presim vendimmarrjen e Këshillit Europian. Shumë besojnë…
Ditën e sotme, sekretarja e Gjykatës së Lezhës është zhdukur në mënyrë të mistershme dhe pa lënë gjurmë, duke u larguar nga banesa pa u kthyer më në të. Shtetasja në fjalë është Klaudia Marku, e cila ka kohë që punon në këtë institucion të drejtësisë. Denoncimin për largimin e nënës së dy fëmijëve e ka bërë vetë bashkëshorti i saj, pas shqetësimit se nuk po kontaktonte dot me të. Dyshimet paraprake janë se gruaja është larguar për shkak të konflikteve në familje, megjithatë nuk përjashtohen as pistat e tjera. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen sa më parë…
Policia e Italisë ka ndërmrrë një mega aksion nga i cili ka arrestuar 11 persona. Mes personave të vënë në pranga mësohet se ka italianë, shqiptarë dhe polakë. Ata akuzohen se kanë krijuar një grup kriminal dhe merren me trafikimin e kokainës. Raportohet se hetimi lidhet me një vrasje të ndodhur 22 janarin e këtij viti në një restorant në Guayaquil (Ekuador), ku u vra një person që besohet se ishte kreu i organizatës kriminale, i quajtur Ergys Dashi. Ky i fundit u qëllua dy herë në fytyrë për arsye që lidhen me trafikun e drogës. Gjatë operacionit të zhvilluar…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, po prezantojnë aktualisht rezultatet e procesit të Këshillimit Kombëtar. Teksa mbajti fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se në këtë proces kanë marrë pjesë mbi gjysmë milioni shqiptarë. Sipas rezultateve të publikuara, në opinionet e tyre, 61% e qytetarëve të pyetur kanë qënë pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe 29% prej tyre kanë qënë kundër.
Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar sot 7 prillin 1939, ku e quajti atë një ditë të zezë në historinë e kombit tonë. Në mesazhin e tij, Meta shkruan se kjo është edhe një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye heroin Mujo Ulqinakun. Ndër të tjera, presidenti ka nënvizuar faktin se çdo kohë dhe periudhë historike ka heronjtë e saj dhe ky truall ka lindur dhe do të rritë gjithmonë heronj, për të mbajtur gjallë amanetin e të parëve tanë brez pas brezi, në mbrojtje të lirisë,…
Ish-partnerja e reperit të njohur shqiptar Stresi, Keisi ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për marrëdhënien e saj me këngëtarin, duke zbuluar se ata nuk janë ndarë akoma ligjërisht. Pavarësisht se çdo gjë mes tyre ka përfunduar, Keisi, e cila aktualisht banon në Kanada deklaroi se kjo ka ndodhur ngaqë ajo s’ka qenë në Shqipëri dhe se nuk e kanë pasur urgjente. “Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Flasim herë pas here por jo shumë. Ne jemi të martuar akoma, nuk kemi bërë ndarje aktuale. Herë pas here flas dhe me familjen e tij.”, deklaroi Kesisi duke…
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar rezultatet e procesit të Këshillimit Kombëtar ku tha se mbi gjysmë milion shqiptarë morën pjesë në këtë proces. Në fjalën e tij, Rama e konsideroi gjithë ecurinë e kësaj nisme si shumë pozitiv, pavarësisht faktit se ajo u zhvillua në një periudhë jo të favorshme për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizës që ka ardhur si pasojë e saj. “Ajo që është me rëndësi, është se edhe gjatë kësaj interference të luftës që ka postuar natyrshëm fokusin dhe vëmendjen kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar…
2 gra janë përfshirë në një sherr të paprecedentë në një fshat të Librazhdit, ku një shtetase 50-vjeçare ka dhunuar një grua tjetër. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasja me inicialet L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, ka goditur me grushte, shtetasen E. T. Pas kësaj ngjarjeje, 50-vjeçarja është vënë nën hetim nga uniformat blu për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën…
Këtë të enjte, në orën 14:00 pritet të zhvillohet provimi i Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitarnë ambientet e shkollës Sabaudin Gabrani në Tiranë. Lidhur me këtë, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi ka bërë një reagim në rrjetin e saj social “Facebook”, ku thotë se me porosi të ministres së Arsimit, Evis Kushi, pyetjet dhe përgjigjet kanë dalë në mënyrë që sipas Vokshit, nga ky provim të çertifikohen “militantët e partisë”. Më tej, demokratja ka bërë publik një mesazh të dërguar nga një mësuese në Elbasan, e cila e informon se drejtori në shkollën në të cilën ajo punon i…
Zef Lekaj: “…Xhipsi udhëtonte drejt Degës së Punëve të Brendshme të Kuçovës dhe njeriu që më kishte venë prangat pyeti plot ironi:– Hej o mendjemadh si të duket kjo punë? Ndoshta s’e ke ditur se kjo mendjemadhësi të ka prurë në këtë derë? Ti nuk më përshëndesje kurrë kur më takoje në rrugë. – Më falni, – i thashë, – unë nuk ju njoh, kush jeni ju? – Si ka mundësi të mos njihni operativin e zonës? – më tha dhe pastaj shtoi – s’prish punë, mirë që më njohe tani se kush jam. Dhe me mendjemadhësi, si një triumfues,…