Author: tirana

Mariupol ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tij strategjik përgjatë kufirit jugor të Ukrainës. Qyteti është bombarduar prej javësh tashmë. Një raport i Human Rights Watch i lëshuar të hënën e përshkroi qytetin si “një peizazh ferri i ngrirë i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara”. Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth një e katërta e popullsisë ose 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në “kushte çnjerëzore”. “Pa ushqim. Pa ujë. Pa ilaçe. Nën bombardime të vazhdueshme.” Këto imazhe të reja satelitore nga firma Maxar Technologies tregojnë…

Read More

Ndryshimi i klimës, pandemia e Coronës dhe sikur këto të mos mjaftonin ato, agresioni rus kundër Ukrainës ka mbuluar gjithçka, lajmet e këqija po shtohen. Një atmosferë krize është përhapur në Gjermani. Si matës për një vend të trembur janë kthyer raftet bosh në supermarkete, kufizimet tek makaronat dhe majaja. Javët e muajt e ardhshëm “priten kufizime të flukseve të mallrave si vaj luledielli, liri, dhe soje nga rajoni i konfliktit”, paralajmëron Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Vajit, OVID. Ukraina dhe Rusia janë eksportueset kryesore të vajit të lulediellit. Gjermania e mbulon 94% të nevojës për këto produkte nga importi. Nga…

Read More

Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet. Guvernatori Serhiy Gaidai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit sipas orës lokale. Kombet e Bashkuara do të përballen me tri rezoluta të mërkurën, 23 mars, lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë. Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale të mërkurën në mëngjes – njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia…

Read More

Sipas MeteoAlb vijon vendi ynë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë territorin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë kalime të lehta dhe të pakta vranësirash në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim…

Read More

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi këtë të martë rastin e një qendre masazhi në qendër të Tiranës, ku ofrohen shërbime seksuale. Kjo qendër e quajtur “Smart SPA” ndodhet në një pallat në qendër të kryeqyteti dhe vijon aktivitetin normalisht. “Klienti”, një person i infiltruar dhe i pajisur me kamera të fshehtë, futet brenda kësaj qendre dhe aty bisedon për tarifat dhe i jepet mundësia që të zgjedhë edhe vajzën që preferon. 40 mijë Lekë të vjetra pagoi për shërbimin bazë të msazhit, kurse për të tjerat paguhet ekstra. Smart SPA: Si je? Ke rezervuar? Qytetari: Jo. Pse, duhet rezervuar? Smart SPA: Jo…

Read More

Një ditë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD, Sali Berisha zhvilloi mbledhje me Komisionin e Rithemelimit të PD. Në përfundim, Berisha komentoi edhe draft rezolutën që lexoi dje kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj. Berisha e cilëson si “fletushkë” në të cilën trajtonte Bashën si plaçkë tregu. Berisha: Sa i takon fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm kaq, që në atë fletushkë Lulzim Bashën e trajtonte si plaçkë tregu. A ka ardhur koha të riktheheni në seli? Berisha: Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren. PD do bashkohet…

Read More

Mediat ruse raportojnë se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur në telefon me homologun francez, Emmanuel Macron. Biseda u iniciua nga Franca, tha agjencia shtetërore e lajmeve “Ria Novosti”. Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Interfax” raporton se dy udhëheqësit diskutuan për luftën dhe paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. BBC thekson se deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga qeveria franceze për këtë lajm. Megjithatë, të dy liderët kanë zhvilluar disa telefonata të gjata para dhe gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

Read More

Vdes ne spital e aksidentuara Leme Mara, 72-vjeçe. Gruaja tjetër e aksidentuar File Ahmeti, 74-vjeçe është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë. Të dy të moshuarat u përplasën nga një motomjet mbrëmjen e sotme në Berat, ndërsa drejtuesi është larguar nga vendngjarja. Efektivët e policisë po punojnë për identifikimin e tij.

Read More

Ish-deputeti Mark Frroku dhe bashkëshortja e tij, aktorja Rudina Dembacaj, kanë menduar që t’i kalojnë jashtë Shqipërisë. Ata së bashku me vajzën e vogël të Rudinës kanë zgjedhur të pushojnë në vende ekzotike, por duke “mbajtur sekret” vendndodhjen ekzakte. Vetë Rudina ka postuar disa foto nga “arratisja” e tyre, që duket se po kalojnë më së miri të tre së bashku.

Read More

Mbi 10 milionë qytetarë kanë lënë shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të sulmit nga Rusia. Këtë e ka konfirmuar Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët. Sipas BBC, 3.5 milionë qytetarë janë larguar jashtë shtetit dhe janë strehuar në shtetet fqinje, ndërsa 6.5 milionë të tjerë mendohet se janë të zhvendosur brenda vetë vendit të shkatërruar nga lufta. Ku po ikin njerëzit brenda Ukrainës? Shifra e OKB-së bazohet në hulumtimin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të kryer midis 9 dhe 16 marsit. Sipas anketimeve të realizuara për 2,000 persona brenda vendit: gati 30% kishin ardhur nga Kievi,…

Read More

Ushtria ruse ka goditur me raketë stacionin e trenit Pavlohrad-2 në qytetin e Dnipropetrovsk. Këtë e ka konfirmuar Shefi Rajonal i Luftës dhe Administratës Civile, Valentin Reznichenko. Sipas CNN, si pasojë e sulmit është vrarë një person. “Raketa nxori nga shinat 15 vagonë ​​mallrash dhe shkatërroi një pjesë të rrugës, tha Reznichenko. Operacionet e stacionit janë pezulluar për një kohë të pacaktuar, shtoi ai. Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës. Është një qendër mallrash hekurudhore dhe lidhje transporti me disa rajone lindore, të cilat janë vija e frontit aktiv në luftën e Rusisë me Ukrainën.

Read More