Author: tirana

Miliona refugjatë ukrainas kanë zgjedhur të lenë vendin e tyre dhe të për të shpëtuar nga terrori dhe frika që ndjell lufta. Ata kanë shkuar nëpër vende të ndryshme europiane, pjesa më e madhe në Poloni. Në disa foto të publikuara nga mediat e huaja, shihen refugjatët ukrainas të cilët kanë gjetur strehë në një stacion hekurudhor në Przemysl, Polonia juglindore dhe po ushqehen. Qyteti polak i Przemysl ndodhet vetëm disa milje larg kufirit të Ukrainës dhe për javët e fundit ka qenë një qendër aktiviteti, me trena të përditshëm që mbërrijnë në rajon nga Lviv.

Read More

Nga Fatos Hoxha-Ish-deputet i PD Njerëzit i bashkojnë në partitë politike idetë dhe vlerat. Ata bashkohen rreth këtyre ideve dhe vlerave që t’i japin forcë, t’i vënë në lëvizje, t’i bëjnë sunduese dhe, me shpresë, të formësojnë shoqërinë me shembëlltyrën e tyre.Unë e di me siguri se PD është shembulli më elokuent i këtij postulati. PD u krijua kur njerëzit u bashkuan rreth ëndrrës së shqiptarëve për liri e demokraci, rreth idesë së barazisë, drejtësisë dhe shtetit ligjor, rreth vlerave të humanizmit dhe solidaritetit social, rreth parimeve të lirisë dhe ekonomisë së tregut. Këto ide dhe vlera e bënë PD…

Read More

Qarkullojnë zëra se një tjetër komandat i Putinit ka mbetur i vrarë gjatë luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për kolonelin Alexei Sharov i cili është funksionari i lartë i 15-të që vdes në luftë që nga fillimi i i pushtimit rus në Ukrainë. Humbja e jetës së kolonelit Alexei Sharov ndodh në një moment kur Rusia vazhdon të vuajë masakrën e saj më të keqe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore. Sharov ishte komandant i Urdhrit të Gardës 810 të Veçantë të Brigadës Zhukov të Korpusit Detar të Rusisë. Ai u vra në Mariupol, ku më shumë se 200,000…

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar socialist. Mbledhja e Ramës me deputetët e tij nis në orën 11:00, teksa në përfundim të saj priten edhe deklarata për mediat nga kreu i grupit socialist Taulant Balla. Nuk dihet ende fokusi i kësaj mbledhje, por kjo vjen pas zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku socialistët morën 5 nga 6 bashki përveç Shkodrës.

Read More

Julian Assange dhe avokatja e tij Stella Moris kanë vendosur të martohen së bashku. Ceremonia e kurorëzimit të tyre do të bëhet sot në burgun e sigurisë së lartë në Britani, aty ku themeluesi i WikiLeaks vuan aktualisht dënimin. Martesa do të zhvillohet në prezencë të një grupi të vogël të ftuarish (katër të ftuar dhe dy dëshmitarë). Pjesëmarrësit në festë janë thirrur të jenë të veshur, në burgun e Belmash, në Jug-lindje të Londrës, me veshje dasme. Veshjen e Assange e ka dizenjuar stilistja britanike Vivienne Westwood, shumë e përkushtuar ndaj kauzës së themeluesit të Wikileaks. Për këtë rast…

Read More

Prej 28 ditësh, ushtria dhe qytetarët e Ukrainës po përballen me sulme të vazhdueshme, qoftë nga toka, qoftë nga ajri nga ushtria e Rusisë. Si pasojë e kësaj lufte, ka pasur qindra viktima, miliona njerëz të larguar nga Ukraina dhe miliona të tjerë që kanë ngelur të bllokuar e ndërkohë sulmohen vazhdimisht nga raketat ruse. Zëvendësministri i Punëve Sociale dhe Teknologjisë së Ukrainës, Koshelenko tha për RTSH-në se situata në Ukrainë është shumë e rëndë, pasi tashmë Rusia vazhdon të sulmojë instruktuarën civile, duke lënë shumë viktima. “Njerëzit duhet të fshihen në bunker për shkak të sulmeve nga ajri. Rusët…

Read More

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka dhënë së fundmi një deklaratë rreth situatës aktuale të luftës si dhe komentoi ecurinë e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Kryediplomati rus akuzoi gjithashtu SHBA-të duke thënë se ato nuk dëshirojnë që negociatat të përfundojnë shpejt. “SHBA nuk është në favor të një përfundimi të shpejtë të negociatave. SHBA dëshiron që të mbajë Rusinë në gjendje lufte, për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë”, tha ndër të tjera ministri. Lavrov deklaron se Perëndimi është duke kërkuar vendosjen e një rend të ri…

Read More

Institucioni qeverisës i futbollit evropian, UEFA pritet që së shpejti të vendosë rregullore të reja financiare për klubet e kontinentit. Mendohet se rregullat e reja do të ndryshojnë situatën e futbollit në aspektin financiar dhe jo vetëm dhe do të zbusin shumë zëra kritikë për rregullat ekzistuese të Fair Play-t Financiar të cilat janë shumëpërfolur. Ka kohë tashmë që FFP është kritikuar jo pak nga tifozët e futbollit, pasi nuk arriti të shuante pabarazinë financiare në lojë. U bë edhe më e qartë se rregulloret e UEFA-s nuk ishin të përshtatshme për qëllimin kur në vitin 2020 Man City, pasi…

Read More

Disa tornado të njëpasnjëshme kanë goditur Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar të paktën 19 persona të plagosur. Gjithashtu, më shumë se 47 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike dhe një numër i konsiderueshëm shtëpish e biznesesh janë shkatërruar totalisht. Shërbimet meteorologjike bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 10 tornado, ndërsa kanë paralajmëruar se në orët në vijim ato do të zhvendosen drejt Luizianës, Misisipit dhe Alabamës. Shpejtësia e erës pritet të arrijë 120 km/h teksa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Read More

Gjatë një fjalimi televiziv, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u shpreh të mërkurën se afro 100,000 njerëz po përballen me kushte çnjerëzore në Mariupol, ndërsa përjetojnë sulmet e pamëshirshme nga forcat ruse në qytetin juglindor ukrainas. Zelenskyy theksoi se qytetarët e Mariupolit ishin plotësisht të bllokuar nga ushtria ruse. “Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç. Nën granatime të vazhdueshme, nën bombardime të vazhdueshme”, deklaroi ai. Presidenti Zelenskyy vijoi më tej duke thënë se pavarësisht bombardimeve, më shumë se 7,000 banorë të Mariupolit janë shpëtuar nga qyteti i rrethuar në 24 orët e fundit. Megjithatë, ai tha se rreth një e katërta…

Read More

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në pikën Kuftare të Muriqanit. Shtetasi i arrestuar është vënë Pjetër Ndoci (Lleshi). Ai ra në prangat e uniformave blu pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Montenegro”, nga FAST Albania, në bashkëpunim me FAST Montenegro, FAST Luxembourg dhe Drejtorinë Rajonale të Kufirit Shkodër. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Luksemburgu për vjedhje me dhunë në mënyrë të përsëritur. Njoftimi i plotë i policisë: Vijojnë operacionet e përbashkëta ndërmjet FAST Albania dhe homologëve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni…

Read More

Dy protagonistët kryesorë të të gjithë rrugëtimit të spektaklit “Big Brother VIP” ishin padyshim Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Rivaliteti i tyre ishte i gjallë deri në momentin e fundit, duke diskutuar mes tyre edhe çmimin e madh. Por, kjo garë e fortë mes Ilirit dhe Donaldit ka vënë në situata të vështira edhe banorë të tjerë si çka qënë edhe Monika Lubonja, e cila jo pak herë është vendosur në dilema se duhet të zgjidhte. Në një moment, Monika është vendosur edhe në një pozitë delikate zgjedhjeje, ku mund t’i vendoste përballë njëri-tjetrit në nominim djemtë. Megjithatë, tani që…

Read More