Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ka nisur të rikonstruktohet. Mësohet se ky spitali ka pushuar së funksionuari si spitali COVID1 ku deri tani shtroheshin pacientët e infektuar me koronavirus. Që pas nisjes së punimeve për rikonstruksionin e tij, të gjitha urgjencat dhe shtrimet me COVID-19 do të dërgohen tek urgjenca kirurgjikale në QSUT dhe në spitalin Covid 3.
Author: tirana
Mesditëne sotme, në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë ka ndodhur një aksident rrugor ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë një motor dhe një kamioçinë të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit dhe pasagjerin e tij. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe ambulanca që ka transportuar në spital dy të plagosurit e identifikuar si Agustin Bibaj dhe Florian Picaku, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë. Informacion paraprakNë aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor…
Një tjetër i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “Masakrën e Qafë-Gjashtës” bën kërkesën për liri nga arratia, pas Alqi Pagunit. Ai është Aleksandër Bala alias Aleko Bala, i moshës 52 vjeç, i cili edhe pse është dënuar nga gjykata me 15 vjet burg ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Sarandës, për “parashkrim të ekzekutimit të vendimit”, ose e thënë ndryshe, shuarje apo heqje të dënimit me burgim. Kjo çështje është lënë të shqyrtohet ditën e nesërme, e enjte, datë 24 mars, në orën 11:30 nga gjyqtari Alban Veçani. Kujtojmë se Aleksandër Bala, i njohur si Aleko…
Sot u zhvillua ceremonia e betimit të anëtarit më të ri të Gjykatës Kushtetuese, zotit Sandër Beci, në ambientet e institucionit të presidencës së Shqipërisë. Beci e dha betimin e tij para Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Fill pasi u ekzekutua himni kombëtar dhe leximit të vendimit nr.2, datë 15.03.2022, të Gjykatës së Lartë, zoti Sandër Beci u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”. Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të…
Një shkrim nga Thomas L. Friedman, “The New York Times” Në 5 vitet e fundit kanë ndodhur ndryshime masive në politikën e vendeve, kjo për arsye se ndodhi diçka që nuk e kishin parë kurrë që të ndodhte në të njejtën kohë: Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Donald Trump, secili ndërmorën hapa drastikë për të qëndruar në pushtet. Një prej tyre dështoi ndërsa dy të tjerët triumfuan. Trump dështoi për një arsye shumë të thjeshtë: institucionet, ligjet dhe normat amerikane e detyruan atë të japë dorëheqjen në fund të mandatit të parë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të diskredituar rezultatet…
Gjatë kësaj të mërkure, Policia e Tiranës ka prangosur tre vajza me akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Ky operacion policor u finalizua pas një hetimi disa mujor nga uniformat blu, të cilët kishin konstatuar se në një ambient në kat të dytë të një pallati në rrugën “Luigj Gurakuqi” ushtrohej prostitucion. Si fillim policia kapi një 21-vjeçare që e kishte regjistruar biznesin në emrin e saj dhe më pas dy vajza të tjera, njëra 26 vjeçe dhe tjera 25 vjeçe, të cilat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në…
Mesa bën me dije një burim nga Bashkimi Europian, shtetet anëtare kanë nisur diskutimet për përjashtimin e Rusisë nga G20-ta. Ndërsa lufta vazhdon, nga ana tjetër janë në proces bisedimet nisur bisedimet rreth statusit të Rusisë në mbledhjet e G20-ës, shkruan “Reuters”. “I është bërë shumë e qartë Indonezisë se prania e Rusisë në takimet e ardhshme ministrore do të ishte shumë problematike për vendet evropiane,” u shpreh burimi. Lajmi vjen në një kohë kur Kina e cila është në mbështetje të Rusisë, tha se “asnjë anëtar nuk ka të drejtë të largojë një vend tjetër” nga G20. Kjo deklaratë u…
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se trupat ruse kanë humbur rreth 15,600 personel nga 24 shkurt e deri më 23 mars, shkruan “Ukrinform”. Për më tepër, armiku humbi 517 tanke, 1.578 automjete të blinduara luftarake, 267 sisteme artilerie, 80 MLRS, 47 sisteme të mbrojtjes ajrore, 101 avionë, 124 helikopterë, 1.008 automjete, katër anije/varka, 70 cisterna karburanti dhe 42 tanke taktike dhe taktike UAV dhe, 15 copë pajisje speciale. Llogaritja është e ndërlikuar nga luftimet intensive megjithatë të dhënat janë gjithmonë në përditësim e sipër.
Këtë paradite, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i këtij grupi, Taulant Balla foli para mikrofonave të gazetarëve edhe për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ndërkohë që presidentit aktual të Republikës, Ilir Meta i përfundon mandati më 24 korrik, Balla theksoi se Kuvendi ka ende kohë në dispozicion. Megjithatë, numri i 2 i socialistëve u shpreh se deri më 24 maj do të jetë përzgjedhur emri i Presidentes apo Presidentit të ri të Republikës “Neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i përzgjedhjes së presidentit. Jo më vonë sesa 60…
Sot, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Nga sa ka bërë me dije vetë Kryeministri Albin Kurti, këto masa do të jenë në përputhje me pakon e katërt të sanksioneve ndaj këtyre shteteve të vendosura edhe nga ShBA-të, BE-ja dhe partnerët e tjerë. Kurti theksoi gjithashtu se këto masa janë ekonomike, tregtare dhe financiare. “Në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të, BE-në edhe partnerët e tjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë propozuar vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve ekonomike dhe financiare të përcaktuara nga BE-ja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.…
Deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet. Lajmi u bë me dije nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit, Balla tha se edhe deputetët do t’u bashkohen ministrave për të kontrolluar në terren çmimet, me qëllim që të mos u lihet hapësirë abuzuesve. Në mbledhjen e drejtuar sot prej tij, kreu i grupit socialist zbuloi gjithashtu se u vendos mbi modalitetet e zhvillimit të mocionit të debatit në seancën e ditës së nesërme në Kuvend, kërkuar nga Partia Demokratike.
Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit ka akuzuar forcat ruse si përgjegjës kryesorë në pushtimin e termocentralit bërthamor të Çernobilit duke plaçkitur dhe shkatërruar një laborator të tij. Zyrtarë ukrainas të këtij institucioni deklaruan se rusët kishin dëmtuar laboratorin e tyre analitik, i cili bënte një përpunim shumë të shpejtë të mbetjeve radioaktive. Ata theksuan gjithashtu se laboratori përmban pajisje të vlefshme që nuk janë të disponueshme diku tjetër në Evropë.. Përmes një postimi në “Facebook”, Agjencia shtetërore u shpreh se laboratori kishte mostra shumë aktive dhe mostra të radionuklideve, të cilat sot janë në duart…