Author: tirana

Dy të rinjtë Sadet Sala dhe Armando Ndreu në Shkodër kanë qenë së bashku në një lokal afër zonës ku dhe ndodhi shkëmbimi i zjarrit. Fillimisht ata kanë pasur një përplasje fizike. Më pas, Armando Ndreu ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të furrës së bukës në pronësi të babait të Sadet Salës. Breshërive të automatikut, Sala i është kundërpërgjigjur me pistoletë. Ai ka qëlluar 3 herë pasi është larguar mjeti. Ende nuk dihen motivet ndërkohë që Armando Ndreu dhe Sadet Sala janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë në kërkim nga policia e Shkodrës. E…

Read More

Një grua është proceduar penalisht në Elbasan, pasi akuzohet për vetëgjyqësi. Shkaku? Ajo shkuli ullinjtë në pronësi të një bashkëfshatari, me pretendimin se ishin mbjellë në tokën e saj… “Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasen S. Q., 59 vjeçe, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka shkulur disa bimë ullinj në pronësi të shtetasit M. T., me pretendimin se ullinjtë janë mbjellë në tokën e saj”, tha policia në një njoftim të shkurtër për ngjarjen.

Read More

Së fundmi, “Skynews” raporton se Kremlini është shprehur hapur se nëse do të vendosen përballë një kërcënimi ekzistencial, nuk do të përjashtojnë asnjë mundësi për përdorimin e armëve bërthamore. Duke qenë se ka dështuar të marrë Kievin apo të tjera qytete të mëdha, Rusia po zhvillon një luftë shkatërrimi në Ukrainë. Një sërë zonash urbane janë shndërrruar në gërmadha dhe kjo ka rritur frikën në Perëndim se konflikti mund të përshkallëzohet, madje edhe në një luftë bërthamore. Kështu, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka folur rreth kësaj çështjeje ku tha se sipas politikës së sigurisë ruse, ata mund ti përdornin…

Read More

Sipas “la repubblica”, kryeministri italian, Mario Draghi ka deklaruar në një fjalim të mbajtur sot para Këshillit Evropian se “Italia po përpiqet t’i japë fund armiqësive.” Ai shtoi po ashtu se po përpiqej të siguronte krijimin e korridoreve humanitare. “Vullneti ynë për paqe po kundërshtohet nga presidenti rus Putin, i cili nuk ka treguar interes për arritjen e një armëpushimi. Plani i tij është të fitojë terren në Ukrainë,” theksoi kryeministri. Më tej, Draghi tha gjithashtu se nesër, në samitin e NATO-s dhe G7 në Bruksel dhe Këshillit të BE-së, komuniteti euroatlantik synon të riafirmojë unitetin dhe vendosmërinë e tij…

Read More

Nga Kamil Galeev Kur diskutohet për rrjedhën e luftës në Ukrainë, studiuesit nuk marrin asnjëherë parasysh realitetin në ushtrinë ruse, e cila është e mbushur me pjestarë të pakicave etnike atje. Së pari, pakicat etnike nuk janë në fakt dhe aq pakicë në ushtrinë ruse. Duke gjykuar nga listat e viktimave, pakicat përbëjnë numrin më të madh të ushtarëve të vrarë apo plagosur në fushën e betejës. Ende nuk ka të dhëna të sakta për të gjithë ushtrinë ruse. Por sigurisht mund të kemi një ide se cilat forca po luftojnë në Ukrainë duke marrë parasysh listën e ushtarëve rusë…

Read More

Shkrim nga Francesca Salvatore, “Il Giornale” Ndonëse ëndrra e Vladimir Putin është më shumë perandorake-cariste sesa sovjetike, e ardhmja gjeopolitike e Euroazisë, mund të devijojë në fakt drejt asaj që ishte dikur Perdja e Hekurt. Në rast se rezistenca do të dominojë ukrainase, apo negociatat do të zëvendësojnë përdorimin e forcës, kjo gjendje do të ekzistonte ende, të paktën si “frymë”. Pra nuk do të kishte asnjë ndarje të vërtetë midis Lindjes dhe Perëndimit, por një sinor politiko-ekonomik në perëndim të Uraleve. Kjo do të nënkuptonte Bjellorusinë si një shtet vasal i Moskës, dhe një Ukrainë me një neutralitet të…

Read More

Para pak ditësh, Silvio Berlusconi bëri një dasmë simbolike me deputeten italiane Marta Fascina. Kjo ishte hera e tretë për Silvio Berlusconin që vishte kostumin e dhëndërit dhe ceremonia mbresëlënëse e martesës së çiftit kushtoi afro 400 mijë euro. Nga ajo që raporton “Dailymail.co.uk”, Berlusconi dhe Marta Fascina nuk ishin zyrtarisht të martuar, por misteri u zhvillua normalisht sepse fëmijët e Berlusconit nuk duan që Fascina të fitojë të drejtën e pronës, në rast se ky i fundit vdes. Megjithatë, një ceremoni u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i…

Read More

Dita e sotme shenjon ditën e 28-të e luftës në Ukrainë, ku sulmet dhe bombardimet e vazhdueshme po vështirësojnë evakuimin e civilëve. Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, zëvëndëskryeministrja e Ukrainës ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se ditën e sotme do të hapen 9 korridore humanitare. Iryna Vereshchuk u shpreh se është arritur marrëveshja për të evakuuar civilët e bllokuar në qytetet e Ukrainës përmes nëntë “korridoreve humanitare”. Megjithatë, ajo tha se asnjë marrëveshje nuk ishte arritur me Rusinë për banorët e Mariupolit për të krijuar një korridor të sigurt që të largohen dhe ata.

Read More

Dy projektligje mjaft të rëndësishme janë diskutuar nga ligjvënësit grekë në Kuvendin e Greqisë, të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Projektligji i parë lidhet me pensionet kombëtare të mërgimtarëve që vijnë nga Shqipëria dhe ish-Bashkimi Sovjetik ndërsa Projektligji tjetër ishte për sigurimet e të vetëpunësuarëve. Detajet e Projektligjit të parë: 1. Lehtësohet dhënia e pensionit të plotë kombëtar për grekët dhe pontianët grekë të ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe që për arsye objektive nuk mundën të ktheheshin në Greqi para vitit 1992. Kështu është marrë angazhimi, nga qeveria mërgimtarëve për njohjen e të drejtave…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 shtetas pasi u ka gjetur armë zjarri në makinë. Arrestimi i tyre u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Waves”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim. Mësohet se ky operacioni policor u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë tre persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë. I kërkuari dhe drejtuesi i mjetit janë kapur në flagrancë, secili me armë zjarri pistoletë…

Read More

Në Afganistan, nxënëset e shkollës përtej klasës së gjashtë u larguan nga klasat e tyre të mërkurën pas një vendimi të qeverisë së udhëhequr nga talibanët për t’i mbajtur dyert e shkollave të mbyllura për to. Pavarësisht një vendimi të mëparshëm, ministria e arsimit e talebanëve njoftoi se të gjitha shkollat do të mbeten të mbyllura për vajzat përtej klasës së gjashtë deri në njoftimin e mëtejshëm, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar. Ndërkohë, një uniformë shkolle për vajza do të dizajnohet bazuar në ligjin e Sheriatit, kulturën dhe traditën afgane. Nxënëset që prisnin me padurim rifillimin e mësimeve që…

Read More

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar për 2 ndeshjet miqësore të marsit dhe aktualisht ndodhet në Barcelonë ku po kryen përgatitjet për përballjen ndaj Spanjës. Tekniku italian i kuqezinjëve, Edi Reja, ka filluar të mendojë konkretisht për të ideuar 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Spanjës. Ka gjasa që tranjeri të mos e ketë të vështirë përzgjedhjen e lojtarëve që do të përbëjnë formacionin kryesor pasi performanca e lojtarëve e bën qartë dallimin. Gjatë seancë së sotme stërvitore, Reja ka filluar të ndërtojë formacionin që do të zbresë nga minuta e parë në fushë në stadiumin…

Read More