Nga Luljeta Nelallari Atmosfera dhe dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste vijnë të rrëfyera përmes një këndi tjetër, atij të dashurisë… Historia e dashurisë mes studentit shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian në Shqipëri dhe se sa e dhimbshme ishte një dashuri me të huajt në diktaturë qëndron në qendër të filmit “Portreti i pambaruar” me regji të Namik Ajazit, i cili erdhi premierë në Kinema Millenium më 18 mars. Filmi italo-shqiptar me një histori të tillë vjen edhe si një lloj homazhi ndaj atyre ngjarjeve të dhimbshme, romancave të ngelura përgjysmë, idileve të prera në mes nga ana…
Author: tirana
Këngëtari Bujar Qamili, ka folur së fundmi si asnjëherë më parë për jetën e tij private, duke treguar detaje që nuk i kishte thënë asnjëherë. I ftuar në “Glamour Zone”, Qamili nuk ka nguruar që të rrëfejë se disa vite më parë ka kapur mat të dashurën e tij me një tjetër. Madje ka shtuar se kishte vendosur që të mos ballafaqohej me të. Je zhgënjyer ndonjëherë shumë nga dikush? Qamili: Po, kam pasur një të dashur. E kam parë me dikë tjetër, më ka zhgënjyer. Thashë: ‘Si ma bëri ajo këtë punë? Qamili: Më pa që e pashë. S’ma…
Në protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve janë parë dhe deputetë të shumtë demokratë. Sikurse mund të shihni edhe nga këto fotot, deputetët e “Shtëpisë së Lirisë” kanë dalë në shesh.
Qytetarët kanë dal sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Protesta nisi rreth orës 11:00 nga sheshi “Skënderbej” e më pas protestuesit drejtuan drejt kryeministrisë. Pasi morën fjalën disa nga organizatorët dhe qytetarë të ndryshëm protestuesit marrin vendimin të qëndrojnë para Kryeministrisë për 24 orë. Ndryshe nga herët e tjera, ku pasi kanë protestuar për 2-3 orë, protestuesit janë larguar, sot ata kanë vendosur të qëndrojnë në bulevard. Për rreth 1 orë ka pasur mesazhe nga disa prej protestuesve dhe më pas mikrofoni është fikur. ‘Ne kemi marrë vendimin që të qëndrojmë këtu 24 orë, pa lëvizur. Tani do…
Rehabilitimi i konvikteve për shkollat e mesme të gjithë Bashkisë Mat ka hyrë në fazën përfundimtare dhe brenda pak muajsh mbyllet tërësisht. Bashkia Mat në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit po punon për transformimin total të ambienteve me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për përgatitjen e brezit të ardhshëm. Teksa inspektoi punimet të cilat po ecin me ritëm të lartë, Kryetari i Bashkisë Agron Malaj tha se objekti do të jetë gati brenda tre muajve. “Ne mbyllëm vitin që shkoi fazën e parë, tashmë kemi filluar fazën e dytë që do të jetë përfundimi total i gjithë…
Rusia ka ushtrinë e dytë më të madhe në botë. Por, e ndihmuar nga furnizimet me armë nga Pentagoni dhe NATO, Ukraina ka arritur të rezistojë, në një qëndresë të jashtëzakonshme kundër fqinjit të saj shumë më të fuqishëm. Sistemi kundër-ajror Stinger, është në gjendje të rrëzojë një helikopter rus; shpërthimi i zjarrtë, një tipar karakteristik i goditjes me Stinger. “Nëse armë të tilla janë me shumicë, ato të krijojnë aftësinë të mbrosh objektet jetike dhe qytetet nga dronët dhe helikopterët që mund të sjellin trupa”, thotë Ben Hodges, ish Komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë. Zyrtarët amerikanë thonë se…
Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve që do grumbullohen për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Këtë herë tekniku italian ka ftuar disa lojtarë që vijnë për herë të parë në përfaqësuesen kuqezi duke parë formën e mirë që po kalojnë. Debutuesit këtë herë do të jenë tre duke filluar me portierin Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Çitadelën, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benficës. Mbrojtësi 19-vjeçar ishte grumbulluar fillimisht me ekipin Kombëtar U-21, por pas bisedës…
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me fermerë për paketën e rezistencës sociale. Gjatë fjalës së tij Rama tha se vendi deri tani është përballur me sfida të mëdha, si tërmeti, pandemi dhe tani po vuan pasojat e një lufte mes dy fuqive të mëdha. Ai gjithashtu theksoi se kostot janë rritur për shkak të krizës. “Ndërkohë që ne bëjmë planet askush nuk i ka në dorë ngjarjet,. Ne përpiqemi që me planet tona të ecim më shpejt, por vjen tërmeti, pandemia dhe sikur të mos mjaftonin këto kemi taksiratin e pasoja që sjell lufta. Edhe…
Një moment pikant i protestës së sotme ka qenë edhe mbajtja e pankartave ironizuese për ministren e Energjisë Delina Ibrahimaj, ministren e Shtetit Edona Bilali dhe për kryeministrin Rama. “Me pesë thasë në muaj nuk quhesh i varfër”, shkruhej në pankartën me fytyrën e ministres Ibrahimaj. “Cmimin e përcakton tregu, fitimin ma përcakton pazari”, shkruhej në pankartën me fytyrën e kryeministrit Rama. “Ti lutemi Zeusit për shi”, shkruhej në pankartën me fytyrën e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Durrës, tha se për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurit është rritur trefish dhe një pjesë e ndërtimeve dhe investimeve në vend janë ndalur. ‘Ndërkohë që ne përpiqemi me planet tona të ecim më shpejt, vjen tërmeti, e pastaj pandemia, dhe pastaj kemi edhe pasojat e një lufte që zhvillohet gjetkë. Për shkak se ekonomia është e lidhur ndihet edhe këtu. Edhe në Australi rriten çmimet për shkak se ka një luftë në Ukraina. Është e gjithë bota në këtë situatë. Edhe hekuri edhe lëndët të para siç është…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët në Katund të Ri në Durrës, për të prezantuar Paktën e Rezistencës Sociale. Kreu i qeverisë lajmëron se janë 500 mln lekë plus për naftën pa taksa, prej një total prej 1.45 mld lekësh.
Kantautori Gjergj Leka komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” përgjegjësinë që duhet të ketë një artist dhe sulmet që janë bërë ndaj figurës së tij. “Ka qenë një periudhë që u morën gazetat me mua 24 orë në ditë se thashë në kohën time filan këngëtare ka qenë ndër të përkëdhelurat. E mora me sportivitet, mu mërzitën më shumë familjarët. Mbaja mend një shprehje të Pipo Baudos, ruaju ditës që s’do shahesh më, s’do flasin më, sepse do dalësh në pension, sepse do të thotë që s’ta kanë as frikën as nevojën”, u shpreh ai. Leka tregoi se kur…