Author: tirana

Tre makina janë djegur pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet. Fatmirësisht nuk janë djegur makinat e tjera që ndodheshin aty pranë. Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm ose aksidental.

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan inauguroi të premten urën e “Çanakala 1915”, një tjetër në serinë e megaprojekteve turke, ura më e gjatë në botë me hapësirë të mesme, e para në Dardanele dhe e katërta në detet turke që lidh Evropën dhe Azinë. Ura e “Çanakala 1915” u hap në Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 107-vjetorin e fitores Detare në Çanakala më 18 mars, aty ku një kolalicion perëndimor u mund poshtërueshëm në një betejë legjendare nga ushtria osmane. E njohur në Evropë si Beteja e Galipolit, ajo ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe më të…

Read More

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur me anë të një postimi mëngjesin e së shtunës se ka vrarë një tjetër drejtues të lartë të ushtrisë ruse në betejë. Në postim thuhet se Andrei Mordvichev, gjeneral-lejtnantin, ka mbetur i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me forcat ukrainase. Në përditësim thuhet gjithashtu se vija e frontit të luftës nuk kishte ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit. Trupat e Ukrainës kishin arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mykolaiv dhe Sumy.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Shijak është përmbyllur procesi i rindërtimit. Me lagjen e re të quajtur “Rilindja”, janë strehuar 802 familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti tragjik i vitit 2019. “Mirëmëngjes dhe me lagjen e Rilindjes me 665 apartamente, e cila përmbyll edhe Programin e Rindërtimit në Shijak ku për 802 familje është siguruar një strehë e re pas goditjes tragjike nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Read More

Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Me gjithë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, shoqëria civile ka paralajmëruar se nuk do të ndalet. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej” e më pas protestuesit do të drejtohen për në kryeministri. Një përfaqësuese e protestës, tha dje se qeveria ka reaguar, por jo se ata kanë dashur. Sipas saj, nëse qeveria nuk pranon kërkesat e qytetarëve, protestat do të vijojnë pambarimisht.

Read More

Dashi Një nga marrëdhëniet tuaja të ngushta me një person ka shkuar shumë larg aq sa do të ishte mirë që të dy ta pranoni këtë fakt. Kjo nuk do të thotë që të dy ju duhet të dilni nga jeta e njëri-tjetrit, përkundrazi. Demi Disa ide të vjetëruara ose zakone të këqija po ju pengojnë që të ecni përpara, por kjo nuk duhet të ndodhë për një kohë të gjatë. Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në vendin ku doni të jeni, dhe të shikoni se çfarë po pengon në rrugën tuaj. Binjaket Nesër mund të kuptoni…

Read More

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga kthjellime dhe herë pas here alternime vranësirash në zonat qendrore dhe veriore. Në jug të vendit parashikohen reshje të izoluara shiu gjatë ditës, ndërsa në juglindje do të ketë rikthim të reshjeve të borës. Temperaturat do të variojnë nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë. Gjatë ditës, temperatura minimale do të jetë 5 gradë Celsius në Pukë, ndërsa temperatura maksimale do ë prekë vlerën e 14 gradë Celsius në qytetet bregdetare të…

Read More

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi në qytetin e Kuçovës. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e para dhe kanë njoftuar zjarrfikësen. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur 17 efektivë të Repartit Zjarrfikës të Beratit, që janë duke luftuar me flakët. Zjarrfikësit mundën të shmangin përhapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin dhe tashmë janë duke mbajtur nën kontroll vatrat që aktivizohen…

Read More

Një studim i publikuar në revistën shkencore „Nature” në mars duket se ofron disa nga provat më bindëse, se edhe pirja mesatare e alkoolit mund të dëmtojë trurin. Pas ekzaminimit të skanimeve të trurit nga më shumë se 36,000 njerëz të moshës së mesme dhe të moshuar nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit zbuluan se 50-vjeçarët që pinin mesatarisht një gotë verë 175 mililitra (6 oz) ose gjysmë litër kanoçe birre në ditë gjatë vitit të kaluar kishte tru që dukej 1.5 vjet më i vjetër se ai i personave të tjerë që pinin gjysmën e kësaj sasie ose nuk…

Read More

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka marrë kamionin dhe po udhëton drejt Polonisë me donacione për Kryqin e Kuq britanik, për Ukrainën. Donacionet, që sipas BBC përfshijnë veshje, pelena dhe medikamente të ndihmës së parë, janë pjesë e projektit ushqimor për komunitetin, Chippy Larder, në të cilin ish-kryeministri është vullnetar prej dy vitesh. Cameron vlerësoi “bujarinë e komunitetit në perëndim të Oxfordshire dhe të popullit britanik në përgjithësi” si “jashtëzakonisht fenomenale, duke ndihmuar fqinjët në kohë nevoje”. Më herët, ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar mirëpriti të gjithë mbështetjen e ofruar nga populli britanik, por tha se…

Read More

Policia ka arrestuar dy persona pasi akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike”. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u ushtrua kontroll në një serë, në lagjen “Shegaj” të fshatit Melgushë, të Vaut të Dejës. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u asgjesuan 2600 fidanë, të dyshuar kanabis, që ishin kultivuar në serë. Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç, babë e bir, banues në Melgushë të Vaut të Dejës.

Read More