Author: tirana

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1,866 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 76 qytetarë. Shpërndarja e tyre është: 36 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier,  Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas. Janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Read More

Një sekretar amerikan i mbrojtjes ka paralajmëruar se Vladimir Putin është shumë pranë përdorimit të armëve bërthamore, përballë rezistëncës që po bën Ukraina. Gjenerallejtënant Scott Berrier, ngriti këto shqetësime në një raport prej 67 faqesh ku bëri një përmbledhje të rrezikut që paraqitet nga Rusia. Sipas Daily Mail, në këtë raport është ngritur një shqetësim i madh për nisjen e një sulmi me armë bërthamore në Kiev, teksa thekson se Putin përbën një rrezik të madh për të gjithë botën. Ndër të tjera, në raport thuhet se Rusia po prodhon disa lloje raketash, të cilat mund ta shkatërrojnë mbrojtjen e…

Read More

Sali Berisha i është përgjigjur ambasadës ruse, që reagoi me ironi në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit se kompania e gazit rus, Gasprom ka dashur ta korruptojë. Me një postim në Facebook, Berisha publikon mesazhin, sipas tij, nga Presidenti i Gazprom në 2011, duke i kërkuar të hiqte dorë nga projekti i TAP. Sipas Berishës, ata i ofruan: “Në rast se unë do të hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: ndërtimin e…

Read More

Deputetja Albana Vokshi ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën ku ndodhet Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 6 marsit. E ftuar në “Zona Zero”, Vokshi theksoi se Lulzim Basha duhet të largohet sa më shpejt për t’i kursyer vetes turpin dhe poshtërimin. “Nëse i ka mbetur qoftë një fije dinjiteti duhet të ikë për të lejuar normalizimin e marrëdhënieve të punës apo proceseve. Do i bënte një nder të vetëm demokratëve si lider, kanë sakrifikuar që ai të bëhej kryeministër, e që të ishte në krye të PD. Nëse vazhdon qëndron do largohet me turp, i poshtëruar, nuk…

Read More

Dashi – Këtë fundjavë do vendosni të largoheni nga dikush apo diçka. Do tregoheni më kritikues, do vendosni logjikën para ndjenjave. Por nuk do të mungojë as ana e butë e juaja, pasi këtë fundjavë do t’i jepni diçka dikujt, qoftë dhe do e bëni të ndihet mirë me fjalët tuaja. Demi – Ndiheni sikur dikush ju ka marrë diçka të rëndësishme (qoftë dhe kohën tuaj) prandaj këtë fundjavë do i jepni fund vuajtjes dhe do përqëndroheni tek vetja. Pikërisht kur ta keni arritur këtë, ju pret një fillim i lumtur. Binjakët – Lajme të mira që do ju gëzojnë…

Read More

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetime në lidhje me protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve gjatë të cilave nga ana e disa protestuesve dhe partive politike janë hedhur akuza se është përdorur dhunë nga policia e shtetit. Pas denoncimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim prokuroria e Lezhës bën me dije se ka nisur hetim penal “për keqpërdorimin e strukturave të policisë së shtetit gjatë protestave”. “Dhuna dhe keqpërdorimi i policisë në protesta, nis hetimi ndaj uniformave blu. Prokuroria ka nisur hetimin në lidhje me veprimet e policisë gjatë protestave të fundit në Tiranë dhe rrethe, pas dhunës…

Read More

Pas 30 viteve në politikë dhe pas largimit nga LSI, Luan Rama po i dedikohet televizionit duke drejtuar emisionin e tij në RTV Ora. Këtë herë të ftuar ka pasur Mimi Kodhelin, me të cilën në parlament ka ndarë bindje të ndryshme në jo pak raste. Por pavarësisht kësaj, duket se koha ka bërë të vetën dhe tashmë e ka surprizuar ish kolegen e tij duke I dhuruar edhe një buqetë me lule para emisionit. Ka qenë vetë deputetja Mimi Kodheli ajo që ka postuar fotot duke shprehur edhe falenderimin për Luan Ramën. /tirananews.al

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur këtë të premte Kancelarin i Austrisë Karl Nehammer. Pas takimit, në një konferencë për mediet, Kurti tha se i ka kërkuar kancelarit mbështetje për anëtarësimin e Kosovën në BE dhe për liberalizimin e vizave. Nehammer tha se për Austrinë, Ballkani Perëndimor është një pikë gjeostrategjike dhe për këtë nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së: “Ne vërtetë jetojmë në një kohë me sfida, fillimisht pandemia e tani lufta në Evropë. Rusia e ka sulmuar Ukrainën e duhet të shohim se çfarë pasoja po sjell, të gjitha këto duhet t’i zgjidhim së bashku.…

Read More

Nga Mathieu Aref Një përballje natyrale lind ndaj disa “historianëve” (me një “h” të vogël sepse e kam të vështirë t’i quaj ata historianë) dhe disa gjuhëtarëve në Perëndim dhe gjetkë, të cilët kanë gabuar shumë rëndë nga anët historike dhe gjuhësore që nga fundi i shekullit XIX. Çudia është se shumë shqiptarë historianë, arkeologë etj. janë bazuar mbi këta “autorë” në mënyrë të verbër dhe veçanërisht Akademia e Shkencave e Tiranës. Të besosh se këta vetëm autorë kishin apo kanë të drejtë si edhe monopolin e së vërtetës absolute tregon se këta “dijetarë” shqiptarë nuk janë në gjendje të…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar ditën e sotme se ka hapur hetimet për rritjen e lartë të çmimit të vajit vegjetal. Hetimet do të përfshijnë disa kompani që operojnë në vend të cilat kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme çmimin e produkteve që tregtojnë. Njoftimi i Plotë: Autoriteti i Konkurrencës, me Vendimin nr.870 ka vendosur sot “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me…

Read More

Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se Moska e ka mundësinë të nxjerrë në pah të gjithë fuqinë e saj dhe akuzoi Perëndimin për nxitjen e një komploti të egër për ta copëtuar këtë vend. Dmitry Medvedev, ish president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012, aktualisht zv-sekretar i Këshillit rus të Sigurisë, drejtoi gishtin nga SHBA-ja, duke thënë se ka një rusofobi “të neveritshme” në një përpjekje për ta gjunjëzuar vendin e tij. “Nuk do të funksionojë, Rusia ka fuqinë të vendosë të gjithë armiqtë tanë të guximshëm në vendin e tyre“, tha ai. Që kur Rusia pushtoi Ukrainën…

Read More

Maturantët që kryejnë studimet e shkollës së mesme pranë shkollave të kategorive gjimnaz, gjimnaz dygjuhësh shqip- italisht, shqip-gjermanisht dhe shqip-frëngjisht kanë më shumë shanse për të qenë fitues në garën e konkurrimit për kuotat e reja të pranimeve që do të realizohen tek Sociologjia në Fakultetin e Shkencave Sociale për ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Kjo pasi këto profile shkollash vlerësohen nga kjo degë me koeficientin më të lartë 1.4. Të gjitha llojet e tjera të shkollave të mesme, si ato të kategorive pedagogjike, gjimnazet gjuhësore, shërbimet sociale dhe shëndetësore, si dhe shkolla administrim biznes vlerësohen me koeficientin 1.2.…

Read More