Author: tirana

Është vënë në pranga 36 vjeçari Mariglen Përgjini, i lindur në Manati të Lezhës, gjatë operacionit ndërkombëtar “Avenue”. Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare për të shmangur identifikimin nga policia. 36 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, dhe arrestimi i tij u arrit ndërmjet njësive FAST Albania dhe FAST Belgjika. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Intepol Belgjikën, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për kstradimin e tij drejt Shqipërisë. Mariglen Përgjini akuzohet…

Read More

Kryetari i Këshillit Shkencor dhe Pasurive Nënujore në UNESCO, Auron Tare ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media pak ditë më parë për jahtin e manjatit rus Roman Abramovich i cili i ishte afruar ujërave shqiptare. Tare thotë se “My Solaris” nuk e prekur fare cepin e ujërave shqiptare dhe as nuk u ankorua në një prej porteve tona por preferoi Malin e Zi. Ai shton se po të hynte në ujërat e vendit tonë do i shërbehej menjëherë dhe nëse do kërkonte mbrojtje ambasada britanike do ishte e para që do përgjigjej duke shpjeguar edhe arsyen. Statusi i…

Read More

Raketa ruse vret dhjetëra ushtarë ukrainas në një bazë ushtarake. Mediat raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në një bazë ushtarake në Mykolaiv këtë mëngjes. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi pikërisht në vendin ku strehoheshin ushtarët. Mësohet se nga sulmi i përgjakshëm humbën jetën 45 ushtarë. Në foto shihet se si forcat e operacioneve të shpëtimit po përpiqen t’i japin ndihmën njërit prej ushtarëve që është ende gjallë.

Read More

Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin teksa ai i është drejtuar audiencës në Stadiumin Luzhniki në Moskë. Fjalimi i Putinit është ndërprerë papritur dhe televizioni ka shfaqur disa këngë që janë kënduar në stadium. Një pjesëmarrës i koncertit ka thënë se Putin e ka përfunduar fjalimin dhe e ka lënë skenën. Ai e ka mbajtur këtë fjalim për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë. Aneksimi i Krimesë është dënuar nga Perëndimi dhe Ukraina, andaj edhe nuk e njohin si territor rus. Here's video of Putin suddenly vanishing…

Read More

Dy ditë më parë, lajmi se Elsa Lila është vënë në pranga në Itali bëri mjaft bujë. Këngëtarja ishte në mesin e 13 personave që trafikonin lëndë narkotike midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës. Sipas La Repubblika këngëtarja ka patur rolin e financieres në grupin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe ishte “e besuara” e kokave të grupit. Arrestimi i këngëtares tronditi gjerësisht shqiptarët të cilët e njihnin këngëtaren si një figurë të pastër të skenës. Por çfarë ndodhi papritur me shikimet në këngët e saj në YouTube. Vihet re se këngëtares i janë shtuar më shumë se…

Read More

Bashkia e Fierit ka njoftuar qytetarët se do të kufizojë furnizimin me ujë , për shkak të krizës energjetike. Për të mos rritur çmimin e ujit dhe për të kursyer energji elektrike, qytetarët e Fierit do të detyrohen të kenë furnizim të kufizuar me ujë. Kufizimi ka të bëjë me uljen e presionit të ujit dhe jo me ndërprerjen e tij dhe do të jetë gjatë orëve të natës 24:00 – 05:00, kur ndikimi i këtij kufizimi do të jetë gati i papërfillshëm për abonentët, por i ndikueshëm në kursimin e Energjisë që harxhojnë pompat furnizuese të qytetit.Njoftimi “Të nderuar…

Read More

Nëse ndiheni sikur po kërkoni vazhdimisht gjysmën tjetër ose jeni gjithmonë në lidhje me “personin e gabuar ”, ndoshta yjet kanë pak të bëjnë me këtë. 4 shenjat e mëposhtme duket se nuk kanë një ogur të mirë sa i përket dashurisë. Gaforrja Këta njerëz japin gjithçka në një marrëdhënie. Ata ofrojnë bujarisht dashurinë e tyre dhe janë të lumtur kur gjithçka shkon mirë. Ata rrezikojnë gjithçka, pa menduar për pasojat, ndërsa nuk i kërkojnë palës tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Fatkeqësisht, situatat ndryshojnë dhe më pas Gaforret mbyllen në vetvete dhe kërkojnë shumë kohë për t’u rikuperuar. Virgjëresha…

Read More

Këtë të premte, Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021. Në Kuvendin i 17 korrikut, u miratuan të gjitha propozimet e Lulzim Bashës dhe solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale. Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe…

Read More

Sot, furnizimi i Europës me naftë dhe gaz është tema kryesore e shqetësimeve që ka sjellë konflikti midis Rusisë dhe Perëndimit si rezultat i luftës për Ukrainën. Në vitin 2001, diplomati Dashnor Dervishi ndodhej në Turqi me detyrën e ambasadorit të vendit tonë. Analiza e mëposhtme është një studim që ai dërgonte në MPJ dhe që po e publikojmë si pjesë e shënimeve të tij, të botuara në pjesën e dytë të librit “50 vjet Marrëdhënie me Jashtë”. E nëse dje nisi furnizimi i Europës me gazin që vjen nga Azerbajxhani, përmes tubacionit Trans-Adriatik, TAP, diskutimet për këtë linjë transporti…

Read More

Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Babrrusë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se nuk ka pasoja në njerëz. Sakaq, shkak është bërë një konflikt banal mes disa personave. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Read More

Gjatë mbledhjes së qeverisë është marrë një vendim për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit. Do të jetë Ministria e Brendshme dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ajo që do të merret me zbatimin e vendimit.

Read More

“BBC” njofton se gjatë ditës së sotme, në qendrën historike të Lvivit, 109 karroca janë vendosur para bashkisë së këtij qyteti, në shenjë kujtimi për të gjithë fëmijët që janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë. Informacionet e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm faktojnë se mbi 130 fëmijë të tjerë janë plagosur. Ai shprehet se numri mund të jetë edhe më i lartë për shkak të pamundësisë për të arritur në zonat ku po zhvillohen luftime. Zyra thotë gjithashtu se 439 shkolla janë goditur nga bombardimet, nga të cilat 63 janë shkatërruar plotësisht. Rusia mohon të ketë sulmuar ndërtesa civile, megjithëse…

Read More