Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një tjetër takim, këtë herë me përfaqësues të shoqatës së transportit ku i’u prezantoi atyre “Paketën e Rezistencës sociale” për këtë kategori. Rama deklaroi se qeveria ndërhyri me qëllim për të mbrojtur qytetarët që e kanë të domosdoshëm përdorimin e transportit publik. Kreu i qeverisë tha se u vendos në dispozicion një fond prej 500 milionë lekësh dhe qëllimi kryesor ishte që çmimi i biletës të mos rritej. “Masa tjetër e mos prekjes së taksave të natës kërkon ndërhyrje për ata që përdorin transportin publik. Dhe me një rritje të çmimit të biletës që…
Author: tirana
Komisioneri i të drejtave të njeriut në Ukrainë deklaroi se deri më tani, rreth 130 persona janë shpëtuar nga rrënojat e teatrit i cili ra pre e bombardimeve ruse në Mariupol. Mësohet se qindra njerëz ndodheshin të strehuar nën tokë në momentin kur teatri u bombardua nga Rusia. Gjatë një fjalimi televiziv, komisionerja për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova vuri në dukje se puna e shpëtimit në vend po vijon dhe se ka ende edhe 1,300 njerëz të tjerë në bodrum. Ushtarët rusë bombarduan teatrin, ndonëse e dinin që aty strehoheshin njerëz, mes të cilëve edhe dhe shumë fëmijë.
Para pak minutash, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në të cilën paralajmërohet se “bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash”. Teksa komenton këtë postim, Rama u shpreh se kur para disa muajsh ai fliste për një krizë energjetike , shqiptarët nuk e besuan dhe menduan se Rama donte t’i trembte. Po tani që çmimet e naftës në Europë janë mbi tonat e që rritja e tyre krahasuar me këtu është goxha më e madhe me ku ishin çmimet, si…
Gjatë takimit të sotëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, u nënshkrua marrëveshje me universitetin e Michiganit, pati edhe momente gazmore mes të pranishmëve. Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i kurseu batutat as këtë herë. Rama foli për fjalimin e rektorit të universitetit duke e krahasuar atë me ato që bëheshin në diktaturë, përpara Sekretarit të PPSH duke bërë që gjithë salla të qeshte, madje edhe ambasadroja amerikane Yuri Kim. “Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i…
Në një intervistë të dhënë për “CNN”, zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal deklaroi se sanksionet e vendosura nga perëndimi kanë nisur të kenë një ndikim real në Rusi. “Ne po rrisim në maksimum koston e luftës për Vladimir Putin, duke shpresuar se në një moment sanksionet të kenë një ndikim të tillë se Putin do të detyrohet të rishikojë planin e tij për pushtimin e Ukrainë”, u shpreh zyrtari francez. Ndërkohë, në javën e ardhshme udhëheqësit e 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian pritet të mblidhen në një samit në Bruksel të Belgjikës për të diskutuar rreth luftën së Ukrainës…
Ambasada e Rusisë në Tiranë, i është përgjigjur “flakë për flakë” deklaratës që ka bërë dje ish-kryeministri Sali Berisha, kur para mediave u shpreh se GAZPROMI rus i kishte ofruar rryshfet që ai të refuzonte projektin e TAP-it kur ishte në krye të qeverisë. Ambasada ngre dyshime të forta se Sali Berisha ka kërkuar një “shumë përrallore” nga Rusia, që të refuzonte projektin e gazit. “U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha…
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz patën një bisedë telefonike këtë mëngjes ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit. Mësohe se Putin i ka komunikuar Scholz se Kievi po përpiqet të bllokojë bisedimet e paqes me Rusinë. Gjithsesi, lideri rus shtoi se Moska është ende e interesuar për vazhdimin e negociatave. “Ne kemi vënë re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të vonojë procesin e negociatave, duke bërë propozime gjithnjë e më joreale”, komunikoi Kremlini. “Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje në përputhje me parimet e njohura të saj”,…
Mendohet se qeveria polake do të paraqesë idenë e një misioni paqeruajtës në Ukrainë në samitin e ardhshëm të NATO-s dhe Këshillit Evropian. Këtë e deklaroi vetë zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller. Mueller theksoi se ky nuk është një mision që duhet të hyjë në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën. “Ai duhet të instalohet në vende që aktualisht nuk janë të okupuara nga Rusia për të dërguar një sinjal të qartë se ne nuk pajtohemi me krimet e luftës”, u shpreh ai. Deri më tani tentativat për të arritur një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë kanë dështuar, ndërsa palët…
Çmimi i lartë i karburateve po i bën qytetarët që të kërkojnë zgjidhje të tjera për t’i shpëtuar krizës duke kryer madje edhe vepra penale. Kështu për shembull, një 61-vjeçar nga Tirana është paraqitur në një pikë karburanti në kryeqytet me kartmonedha të falsifikuara me qëllim mbushjen e makinës me karburant. Plani ka funksionuar përgjysmë, pasi punonjësi i karburantit i ka mbushur makinën dhe më pas ka konstatuar se kartmonedhat e paguara ishin false duke njoftuar policinë, e cila arrestoi menjëherë 61-vjeçarin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.…
Në takimin e zhvilluar sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës ishte e pranishme edhe Ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Bashkë me të, në këtë takim merrnin pjesë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në këtë takim, UBT ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit për programin e studimeve Master, për studentët afganë që ndodhen aktualisht në vendin tonë dhe që vazhdojnë studimet. Diplomatja amerikane vlerësoi ndihmën e popullit shqiptar dhe qeverisë për afganët që ikën nga vendi i tyre. “Është një vlerësim për të gjithë popullin shqiptar. Ajo që qeveria juaj bëri në emër tuaj…
Shkrim nga George Soros Pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt ishte fillimi i një Lufte të Tretë Botërore që ka potencialin të shkatërrojë qytetërimin tonë. Pushtimi i parapriu një takimi të gjatë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping më 4 shkurt – fillimi i festimeve të Vitit të Ri Hënor Kinez dhe Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Në fund të atij takimi, të dy udhëheqësit publikuan një dokument prej 5000 fjalësh, të hartuar me kujdes, që njoftonte një partneritet të ngushtë midis dy vendeve të tyre. Dokumenti është më i fuqishëm se çdo traktat. Xi i…
8 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej të prangosurve është minoren dhe dyshohet se ka mashtruar një 43-vjeçar duke i marrë një shifër të majme prej 35 000 eurosh. Ndërkohë, një tjetër është arrestuar pasi gënjeu punonjësin e karburantit duke i bërë pagesën me para të falsifikuara. Një tjetër person i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” u vunë po ashtu në pranga me akuzën e dhunës në familje. Gjatë kontrollit të banesës së tij,…