Author: tirana

Kryebashkaiaku i Kievit, Vitali Klitschko është shprehur se ukrainasit janë gati të luftojnë për të mbrojtur vendin dhe familjet e tyre. I veshur me antiplumb, para mediave, ku ndodhej edhe Top Channel, Klitschko tha se Putin po bën gabim të madh, prej të cilit po vdesin shumë persona. Teksa i kërkoi Europës të qëndrojë krah Ukrainës, kryebashkiaku tha se Putini është rrezik i madh për të gjithë botën. “Nëse Rusia mendon se njerëzit janë zhgënjyer dhe në presion e ka gabim. Njerëzit duan të luftojnë, çdo ditë njerëzit më luten, na duhen armët, jemi gati të mbrojmë familjet dhe qytetet…

Read More

Operacioni i zhvilluar nga autoritetet italiane në Jug të Romës, ku u shkatërrua një klan italo-shqiptarësh që vepronin kryesisht në fushën e trafikut të drogës ka marrë një vëmendje të madhe meidatike edhe nga mediat vendase në shtetin fqinj. Në bazë të dhënave që janë publikuar dje prej tyre, ata flasin për një bandë që drejtohet nga “Rindi” dhe “Qorri”, të cilët funksionojnë me të njëjtën metodë siç operohet në vendin tonë, ndërkohë është hedhur dritë mbi një sërë detajesh të tjera që kanë të bëjnë me këtë grup. Sipas të dhënave të këtyre mediave, Elsa Lila, këngëtarja shqiptare me…

Read More

Transferimet e Gentian Selmanit dhe David Domgjonit u bënë shkak që Laçi të përballet me Menemenspor në CAS ku në lojë janë 150 mijë euro. Një njoftim i tillë ka ardhur edhe nga vetë CAS e cila e ka publikuar këtë gjë në sajtin zyrtar dhe bën me dije se seanca e dëgjimit do të bëhet me 13 prill dhe më pas do të merret vendimi. Mësohet se klubi kurbinasit pretendon 150 mijë euro për dy lojtarët që u transferuan në Turqi. Selmani kaloi te Menemenspor verën e vitit 2019, kurse në janar të vitit 2020 u transferua edhe qendërmbrojtësi.

Read More

Shkrim nga Alessandro Ferro, “Il Giornale” Vrasje e Vladimir Putinit për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës? Ndoshta po, ndoshta jo. Por e sigurt është se ata që po mendojnë të eliminojnë numrin një të Kremlinit janë aty. Ata që mund ta eleminojnë udhëheqësin rus mund të jenë shërbimet sekrete ruse ose ukrainase. Por këtë gjë mund ta bëjë edhe çdo element i padyshimtë që është aktualisht në krahun e tij, apo që ka mundësinë të ndërveprojë me të. Kohët e fundit, senatori republikan i Floridës, Marco Rubio, pyeti me ironi “A mos do të ishte mirë nëse…

Read More

Një propozim i bërë nga politikanët evropianë kërkon që Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe popullin i tij të jenë fitues të çmimit Nobel. Nëpërmjet një letre të hapur e cila i’u dërgua komitetit të çmimit Nobel, një politikanësh evropianë kërkuan zgjatjen e afatit për nominimet në mënyrë që të përfshihet edhe propozimi i tyre për Volodymyr Zelenskyyn dhe popullin e Ukrainës për Çmimin Nobel për Paqen . “Ukrinform” shkruan se letra e hapur është nënshkruar nga dhjetëra politikanë evropianë. Zyrtarët evropianë besojnë se Komiteti Nobel duhet të zgjasë procesin e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe deri më 3…

Read More

Një ish-komandant i NATO-s ka folur për situatën e luftës në Ukrainë për të cilën lëshoi edhe një paralajmërim të fortë. Ai tha se “kjo luftë po shkon absolutisht në favor të Ukrainës, por Evropa duhet të tregojë kujdes kundër sulmeve bërthamore.” Në një intervistë për “Skynews”, ish-Zëvendës Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s, gjenerali Sir Richard Shirreff, u shpreh se forcat ruse kanë treguar “paaftësi të jashtëzakonshme dhe mungesë profesionalizmi”, duke shtuar: “Amatorët flasin për taktikat dhe profesionistët flasin për logjistikën”. Morali në mesin e trupave ruse është “absolutisht në fund. Ata pritej të priten nga turma që valëvitnin…

Read More

“BBC” shkruan se ajo që po ndodh në fushën e betejës nxjerr fituese Ukrainën. Sipas një eksperti ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. Michael Clarke, kjo e fundit po e poshtëron Rusinë në luftë. Ai shtoi më tej se, rusët po bëjnë çdo gabim të mundshëm taktik kundër Ukrainës. “Trupat ruse duken si forca krejtësisht të papërgatitura për të luftuar në një fushë betejë të madhe.” “Ukrainasit po pengojnë përparimin rus në të gjitha zonat dhe madje po kryejnë kundërsulme shumë efektive tani. Rusët kanë humbur shumë trupa dhe u janë shkatërruar shumë mjetë ushtarake. Ukraina ka një sistem komandimi…

Read More

Atdhe Xharavina, i cili u bë i famshmëm si ish-konkurrent i formatit televiziv “Përputhen”, është shpesh në qendër të mediave rozë. Së fundmi, ai është përfolur shumë pas prerjes së flokëve. Atdheu tregoi se mori vendimin për të kryer një gjest të tillë për t’u solidarizuar me nënën e tij që kaloi kancerin, por edhe gjithë gratë e tjera që janë prekur nga kjo sëmundje. Gjatë bisedës ai u surprizua edhe me një video-mesazh nga e motra, e cila ndër të tjera i shprehu urimin për ta parë çift me një brune. Mirëpo vetë Atdheu nuk ngurroi të pranonte që…

Read More

Rreth orës 15.00, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç, banues në Bllacë, Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S., duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje…

Read More

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje dy ligje të cilat lidhen me aderimin e Shqipërisë në dy konventa ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije dhe Konventën për Organizatën Hidrografike Ndërkombëtare. Kreu i Shtetit jep edhe sugjerimet e tij, sipas të cilit aderimi i Shqipërisë në këtë Konventë do të duhet të shoqërohet me masat përkatëse që synojnë reduktimin deri në eliminim të efekteve negative në mjedisin detar dhe shëndetin e njeriut, të shkaktuara nga sistemet e mbrojtjes antivegjetative për anijet (anti-fouling). Ndërsa shprehet…

Read More

Një tjetër nga komandantët kryesor të ushtrisë së Putin është eliminuar në vijën e frontit të Ukrainës, ndërsa luftëtarët elitë të Rusisë po përballen me një masakër në fushën e betejës. Sipas “The Sun” së fundmi është eliminuar kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma. Lajmi u konfirmua edhe nga TV shtetëror në Moskë. Më herët “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit. Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport. Ata ishin në mesin e një numri të…

Read More

Mësohet nga burime pranë qeverisë shqiptare se sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave që prite të mbahet më vonë do të merret vendimi që edhe dita e hënë të jetë pushim zyrtar. Pavarësisht se në fakt dita e martë është festë zyrtare, burime nga qeveria thanë se në mbledhje do të vendoset të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit. Arsyeja për të cilën pritet të merret ky vendim thuhet se ka të bëjë me kursimin e energjisë.

Read More