Një zhurmë e fortë u shkaktua në opinionin publik pas deklaratës së ministres për fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi, e cila tha se e kishte të detyrueshme të lëvizte me makinë për shkak të funksionit të saj. Ndërkohë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, iu përgjigj pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, ku ai e pyeti nëse ministrat e kanë të detyrueshme diçka të tillë. Brahimaj tha se ministrat mund të lëvizin në këmbë dhe kanë shkurtuar me 50% shpenzimet për karburantin.
Author: tirana
Ditën e enjte, Teksasi në SHBA është tronditur nga një aksident tragjik automobilistik, ku për pasojë kanë humbur jetën nëntë persona. Në aksident u përfshinë një kamion i drejtuar nga një djalë 13-vjeçar dhe një furgon që transportonte lojtarët e kolegjit që ktheheshin nga New Mexico. Të dy mjetet u përplasën kokë më kokë me njëri-tjetrin çka shkaktoi dëme fatale. Nga rezultatet e hetimeve, u zbulua se kamioni ka hyrë në drejtim të kundërt të qarkullimit dhe është përplasur me furgonin, për pasojë ka rënë zjarri. Dy personat që ndodheshin në kamion, një 38-vjeçar dhe 13-vjeçari që ishte në timon…
Në një kohë kaosi dhe lufte në të cilën ndodhet Ukraina, presidenti i saj, Volodymyr Zelensky gjeti kohën të vizitojë nga afër banorët e Kievit të janë plagosur gjatë evakuimeve. Zelensky ka menduar t’u dhurojë buqeta me lule të shtruarëve në spital, ndërsa vizitoi familjen Vlasenko, e cila u sulmua nga pushtuesit rusë gjatë evakuimit nga qyteti Vorzel, Rajoni i Kievit. Presidenti i ofroi familjes Vlasenko lule, ëmbëlsira dhe fruta. Bazuar në informacionet që jep Zyra e Presidentit të Ukrainës, familja Vlasenko u zhvendos në Rajonin e Kievit nga Krimea, kur gadishulli u pushtua nga Rusia, pasi ata nuk donin…
Lufta në Ukrainë nuk mund ta lërë indiferent Pekinin. Sepse efektet e saj janë ndjerë prej kohësh në Kinë, mendon Alexander Görlach. Ministria e Jashtme kineze i quan “fake news” raportet në mediat amerikane, se Rusia i ka kërkuar Pekinit dërgimin e armëve për luftë në Ukrainë. Këto raporte u shfaqën të hënën natën, përpara se përfaqësuesit nga Uashingtoni dhe Pekini të takoheshin në Romë për të diskutuar situatën në Ukrainë. Informacionet kanë shtuar presionin mbi Republikën Popullore për të vepruar si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës së Putinit. Në fakt, Kina ka një interes të veçantë për t’i…
Sot në mesditë pritet të nisë ceremonia e hedhjes së shortit për 3 kompeticionet kryesore europiane për klube. Goglat do të përcaktojnë çiftet çerekfinale duke filluar së pari me Champions League e më pas edhe në Europa League dhe Conference League. Këtë vit nuk ka më rregulla specifike, pasi të gjithë përballen kundër të gjithëve. UEFA ka vendosur që shorti të jetë i lirë, ndërkohë që pritëse në ndeshjen e parë është skuadra që nxirret e para nga gogla. Më poshtë të gjitha të dhënat për shortet e ditës së sotme, që zhvillohen në 12:00, 13:30 dhe 15:00. CHAMPIONS LEAGUE…
Pamje dramatike vijnë nga zona e banuar e Popasnaya-s të Ukrainës, e vendosur në rajonin e Luhans’k, ku prej ditësh skena e përleshjeve të dhunshme midis ushtrisë ruse dhe forcave ukrainase mbizotëron në jetën e qytetarëve. Së fundmi një video tregon sulmin e njëpasnjëshëm të dy helikopterëve luftarakë rusë – një Ka-52 Alligator dhe një Mil Mi-28. Një prej helikopterëve lëshon raketa mbi zonë, po kjo pasohet nga një përgjigje e menjëhershme nga anti-ajrorët ukrainas.
Referuar një zyrtari separatist nga republika e vetëshpallur Donetsk, Rusia ka vendosur të ndalojë fluturimet në një zonë mbi rajonin Donbas të Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”. Sakaq, edhe media shtetërore ruse Tass bën të ditur se zona e ndalim-fluturimit në jug të vendit mendohet të zgjasë deri më datë 26 mars.
“Shtetasit shqiptarë, ashtu si edhe ato të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe më tej, kanë shqetësime legjitime mbi rritjen e çmimit te karburantit dhe ushqimeve”. Ky është qëndrimi Komisionit Europian pas protestave të ditëve të fundit në qytete të ndryshme shqiptare, si pasojë e rritjeve te çmimeve pas shpërthimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë. Duke iu referuar edhe arrestimeve të disa protestuesve dhe qëndrimit kritike të qeverisë ndaj protestave, Komisioni nënvizoi se ”mbajtja e standardeve të BE-së për sa i përket të drejtës për t’u mbledhur paqësisht, si dhe mbrojtja e grupeve më të prekura, janë kërkesa të domosdoshme dhe monitorohen…
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe bëri me dije sot se trupat ruse kanë bërë “përparim minimal këtë javë”. Sipas përmbledhjes së tyre të fundit të publikuar këtë mëngjes, ata thonë se ushtarët ukrainas rreth Kievit dhe Mykolaiv “vazhdojnë të pengojnë përpjekjet ruse për të rrethuar qytetet”. Më tej, ata theksojnë se qytetet e Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol vazhdojnë të mbeten të rrethuar nga forcat ruse dhe kanë përjetuar granatime të rënda.
Blendi Fevziu ripërsërit qëndrimin se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, pas humbjes që kjo forcë politike pësoi në zgjedhjet e 6 Marsit. Gazetari shprehet se për këtë nuk mundet kurrsesi t’i vihet kusht Sali Berishës që të largohet. Duke përjashtuar mundësinë që Basha dhe Berisha të jenë bashkë, po një largim i të dyve? Blendi Fevziu: E para njëherë duhet të japë Basha dorëheqjen, sepse ka një rezultat skandaloz të PD, që ka dalë e treta në 32 vite të ekzistencës së saj. Largimi i Bashës hap një diskutim tjetër për qëndrimin ndaj Berishës. Këtu…
Shpërthime dhe sulme të shumta nuk kanë munguar as në ditën e 23-të të luftës në të cilën kemi hyrë këtë të premte. Mësohet se shpërthimet kanë ardhur nga drejtimi i aeroportit ndërkombëtar Danylo Halytskyi në perëndim të Lviv. Nga ajo që raportojnë mediat e huaja, numër i madh videosh janë postuar në rrjetet sociale që tregojnë tymin që ngrihet nga i njëjti vend. Ndërkaq përmes një postimi në Telegram, kryetari i Lviv ka theksuar se nuk është goditur aeroporti por një ndërtesë ngjitur me të. Një përmbledhje e asaj që ka ndodhur deri tani –Një fabrikë pranë aeroportit në…
Sistemi modern anti-raketë Sky Saber do të zhvillohet në Poloni nga Mbretëria e Bashkuar për të mbrojtur hapësirën ajrore polake ” nga agresioni rus “. Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace e bëri njoftimin gjatë një vizite në Varshavë , duke thënë se Britania do të zhvillojë një sistem raketash dhe 100 trupa në vend.