Nga Artan Fuga Ka shumë arësye që janë aktuale, që lidhen me qeverisjen, me monopolet, me situatën ndërkombëtare, me mosshfrytëzimin e burimeve natyrore të vendit, me emigracionin e krahëve të punës, pra me një numur të madh faktorësh. Por ajo që dua të them është se të gjithë këta faktorëve në një pjesë të madhe kanë qenë edhe më parë. Pyetja është se përse varfërimi në shkallë të gjerë ka pllakosur tani dhe jo më parë? Sipas analizave dhe parashikmeve që kam arritur të bëj nga studimet e mia, kam paralajmëruar se në vite do të ndodhnin gjëra të rënda…
Author: tirana
Papa Françesku ka komentuar përsëri situatën aktuale politike në botë, ku shqetësim i madh mbetet lufta në Ukrainë e cila po përballet që prej 24 shkurtit me pushtimin rus. Ati i Shenjtë u shpreh se njerëzimi kërcënohet jo pak nga abuzimi me pushtetin. “Edhe një herë njerëzimi kërcënohet nga një abuzim pervers i pushtetit dhe interesave partiake, i cili i dënon njerëzit e pambrojtur të vuajnë të gjitha format e dhunës brutale”. Papa Françesku e shkruajti këtë në një mesazh teksa i drejtohej Imzot Gintaras Grusas, i cili është kryepeshkop i Vilniusit.
Lufta dhe zhvillimet e tjera aspak pozitive që kanë ndodhur kohet e fundit në botë na kanë lënë një mbresë të trishtë. Por, së fundmi duket se nuk janë vetëm humbjet shkatërruese të jetëve dhe pasiguria në rritje ato të cilat e kanë vënë botën në një pamje jo shumë të lakmueshme. Ka gjithashtu edhe pak lajme të mira që vijnë për njerëzimin. Sipas të dhënave të fundit të Raporti Botëror i Lumturisë, një botim ky i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz…
Në kulmin e mesazheve ndërkombëtare për influencën ruse në rajon, Monika Kryemadhi ka zbuluar në studion e RTSH një informacion të paparashikuar: Lulzim Basha dhe gruaja e tij janë elementë të lidhur me Rusinë. “Nëse pyet strategë të ushtrisë amerikane, angleze dhe ushtrisë shqiptare, Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë pro rusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq. Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it. Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin”, tha Kryemadhi.…
Një person është vënë në pranga në Elbasan pasi kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij, për organizimin e lojërave të fatit. Policia bën me dije se në pranga edhe një klient që u kap duke vënë baste spotive nëpërmjet celularit, në ambientet e lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Celulari”. Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. P., 45 vjeç, banues në Elbasan, pronari i lokalit ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit; O. Ç., 27 vjeç, banues në Elbasan,…
Edhe Universiteti i Tiranës ka njoftuar se, për shkak të festës së Sulltan Novruzit, mësimi do të nisë të mërkurën më 23 mars. Universiteti ka njoftuar studentët që dita e hënë do të jetë ditë pushimi dhe kjo ditë do të zëvendësohet jo më vonë se muaji qershor 2022. Më herët edhe qeveria Ranma njoftoi për caktimin e ditës së hënë ditë pushimi.
Gjatë një takimi që po mbahet aktualisht në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se është bërë një tjetër hap madhor drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve të Shqipërisë me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU). “Kjo marrëveshje ngre urat për bashkëpunimin akademik për trajnimet, kërkimin shkencor, zhvillimin e kurrikulës, sigurimin e cilësisë, duke e bërë më tej UBT një destinacion tërheqës për të rinjtë, në rrugën e reformës së ndërmarrë bashkërisht mes Rektoratit dhe Ministrisë së Bujqësisë e të Zhvillimit Rural” tha Rama në fjalën e tij.
Një shkrim nga Brad Bannon, “The Hill” Kriza e Ukrainës është historia e dy çifteve të pushtetshëm; dyshes dinamike dhe mbrojtësve të demokracisë, Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden. Dhe si çdo histori ka një diktator dhe një diktator që dëshiron të bëhet “Vladimir Putin dhe Donald Trump. Zelensky, presidenti i Ukrainës, përfaqëson miliona njerëz të guximshëm që po i rezistojnë ashpër agresionit rus. Partneri i tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara, është lideri i kombeve demokratike në mbarë botën, të cilët po bëjnë gjithçka që munden për të shmangur një luftë bërthamore, raporton abcnews.al Putin, diktatori rus, dëshiron të ringjallë…
Në një vendim të fundit të saj, Gjykata Kushtetuese vendosi se Emiljano Shullazit i janë shkelur të drejtat gjatë procesit në Apel. Sipas Kushtetueses, vendimet e gjykatës bien ndesh me Kushtetutën për shkak se Emiljano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor. Ndërkaq, sjellim ndërmend se që prej shtatorit 2021, Shullazi ka bërë ankimim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”. Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese vjen pasi Apeli i Gjykatës së Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë. “Konstatimin…
Rusët vazhdojnë të mbjellin terror në Ukrainë ku këtë herë kanë sulmuar një tjetër zonë të banuar në Kiev. Për pasojë, një person ka ka humbur jetën si rezultat i bombardimeve ndërsa 19 të tjerë janë plagosur, tha kryebashkiaku, Vitali Klitschko. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klitschko ka shpërndarë një vide nga zona e bombarduar. Друзі! Дорогі кияни! Ворог продовжує атакувати столицю. Зранку житловий квартал в Подільському районі обстріляний орками. Одна людина загинула, 19 постраждали, із них четверо дітей.Пошкоджені 6 житлових будинків, дитсадок та школа.На місці працюють рятувальники та медики. pic.twitter.com/w9aIrqogPx— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) March 18, 2022 “Armiku vazhdon…
Shtetasi Artan Koçiu, i vënë në pranga ditën e djeshme nga Policia e Tiranës nuk ka pranuar akuzën përpara efektivëve të policisë. Koçiu-t u arrestua nga uniformat blu pasi iu gjetën në banesë plot 4000 vepra të trashëgimisë kulturore, të dyshuara të vjedhura. Në dosjen e prokurorisë, personi i arrestuar sqaron se është i apasionuar dhe koleksionist i gjërave të vjetra e antike dhe merret kryesisht me restaurimin dhe koleksionimin e tyre. Objektet dhe sendet e gjetura në këtë apartament ai thotë se i ka blerë në tregun e zi si edhe nga familjarë të ndryshëm. Ai deklaron se është…
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se nga muaji Prill do të hyjë në fuqi premtimi i qeverisë me taksa të përgjysmuara për pagat deri në 50 mijë lekë të reja. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Nga muaji Prill ½ taksa për pagat deri në 50 mijë lekë”, ka shkruar Rama në postimin e tij mëngjesin e sotëm.