Me vendim të këshillit të këshillit të ministrave, zëvendës ministri i Jashtëm Agron Tare është liruar nga detyra këtë të premte. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. Agron Tare e mbante këtë detyrë prej vitit 2019. VENDIMIKRYEMINISTRIEDI RAMA VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRANë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.KRYEMINISTRIEDI…
Author: tirana
Autoritetet britanike kanë lëshuar afro 6,500 viza për refugjatët ukrainas, bazuar në skemën e re të krijuar prej tyre e cila u vjen në ndihmë banorëve që i ikin luftës në Ukrainë. Vetëm një ditë më parë, autoritetet britanike kanë lëshuar 6,100 viza. Qeveria britanike ka krijuar edhe një skemë tjetër – Shtëpi për Ukrainën – për njerëzit që duan të strehojnë refugjatë. Qeveria britanike është përballur me kritika – përfshirë nga deputetët e saj – për shpejtësinë dhe shkallën e përgjigjes ndaj krizës që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë./ REL
Nga sa raportojnë mediat amerikane, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të paralajmërojë Xi Jinping se Amerika është e vendosur për t’u hakmarrë nëse Pekini mbështet në mënyrë aktive Rusinë në Ukrainë. Kjo është ajo çka shkruan prestigjozja “Financial Times”, referuar bisedës telefonike mes dy liderëve që do të zhvillohet sot. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Biden do të bëjë të qartë se Kina do të marrë përgjegjësinë për çdo veprim të ndërmarrë për të mbështetur agresionin rus. Po ashtu edhe Jen Psaki, një zyrtare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë u komunikoi gazetarëve se…
Disa pamje të dhimbshme janë publikuar së fundmi në rrjet të cilat vijnë nga Ukraina. Përtej rasteve fatale kur ka viktima, edhe episodet e tjera që ndodhin në vendin e luftës janë tejet të trishta. Si ç’mund të shihet në një video të bërë virale, aty është xhiruar një moment i vështirë teksa një baba i jep lamtumirën djalit të tij teksa po largohet nga qyteti Irpin, në afërsi të Kievit. Por në këtë çast fëmija nis të qajë dhe reagon i nevrikosur, pasi nuk do që të largohet prej të atit, ndërkohë që burri nga ana tjetër nuk i…
Nga data 1 korrik 2022, librat e shitjes/blerjes dhe deklarata e TVSH-së do të plotësohen automatikisht, sipas të dhënave të sistemit të fiskalizimit.Deri atëherë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron tatimpaguesit se dorëzimi i deklaratës së TVSH-së apo librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarive në e-filing.Sipas DPT-së, gjatë muajve prill-qershor tatimpaguesve do t’u ofrohet një hapësirë e dedikuar për të raportuar çdo problematikë, që kanë hasur gjatë dorëzimeve manuale në e-filing, me qëllim zgjidhjen e çdo problematike dhe përmirësimin e shërbimit.“Me qëllim adresimin dhe zgjidhjen e çdo problematike të hasur gjatë plotësimit të faturave…
Një zarr i rënë në fshatin Bestrovë të Vlorës po shkakton djegien e disa pemëve ulliiri. Raportohet se zjarrfikësit kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe po punojnë për vënien në kontroll të flakëve. Megjithatë, era e fortë e cila fryn aktualisht në zonë po vështirëson punën e zjarrfikësve dhe po favorizon zjarrin.
Përfaqësuesja spanjolle do të luajë dy ndeshje miqësore këtë fund marsi ku e para do të jetë me me kombëtaren tonë e cila është programuar të luhet më 26 mars dhe atë me Islandën më 29 mars. Të dyja këto përballje do të zhvillohen në stadiumin “Estadi Olimpic Lluis Companys” në Barcelonë. Në vazhdën e këtyre dy miqësoreve, trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka bërë publike edhe listën e 23 lojtarëve të grumbulluar të cilët do t’i ketë nën urdhrat e tij, ndërsa ka ruajtur bërthamën e skuadrës. 23 lojtarët e grumbulluar nga tekniku Luis Enerique: Portierë: Unai Simon, Robert Sanchez,…
E pranishme në takimin me Shoqatën e Transportit krahë kryeministrit Rama, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë , Belinda Balluku tha në fjalën e saj se qeveria do të kompensojë ofruesit e shërbimit të transportit publik qytetas dhe ndërqytetas. Gjatë këtij takimi, ku fokusi ishte prezantimi i “Paketës së Rezistencës sociale”, Balluku u shpreh se qeveria nuk e pranon rritjen e çmimit biletave për transportin publik. Për rrjedhojë, ofruesit e shërbimit do të kompensohen me 100 lekë për çdo litër naftë. “Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe…
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna ka marrë vëmendjen e të gjithë botës që prej momentit kur ajo publikoi lajmin se ishte në një pritje të ëmbël. Së fundmi, fansat kanë nisur të dyshojnë për gjininë e fëmijës së saj duke menduar se këngëtarja është në pritje të një vajze. Ylli i muzikës është parë duke bërë pazar në një dyqan në Los Angeles ku po shikonte seksionin e veshjeve për fëmijë. Ajo është fotografuar me një fustan për vajza në ngjyrë portokalli, gjë që shton dyshimet se do të bëhet me një vajzë. Duhet thënë se ajo ka shkëlqyer gjatë…
Gjykata e apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit të Armand Dukës në krye të FSHF. Me vendimin saj të formës së prerë, Apeli ka rrëzuar zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.Apeli ka vendosur që Duka dhe Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku të pezullohen me vendim të formës së prerë.Gjithashtu, në vendimin e sotëm është vendosur që dhe Asambleja e FSHF-së është e pavlefshme sëbashku me presidentin Duka.
“The New York Times” Sipas Joe Biden lufta midis demokracisë dhe autokracisë është konflikti që do të përcaktojë kohën në të cilën ne po jetojmë. Pra, cili sistem funksionon më mirë? Në autokraci, pushteti është i centralizuar. Udhëheqësit mund t’i përgjigjen shpejt dhe me vendosmëri sfidave. Kina tregoi se autokracitë mund të prodhojnë prosperitet masiv. Autokracia ka fituar më shumë globalisht ndërsa demokracia vazhdon të shënojë rënie. Në demokraci, nga ana tjetër, pushteti është i decentralizuar, shpesh i polarizuar dhe paralitik. Sistemi politik amerikan është bërë mosbesues dhe jofunksional. Megjithatë, javët e fundit na kanë shpalosur shumë të vërteta. Është…
Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022” sjell në Shqipëri ekspozitën e parë “Street Art”” në Tiranë me titull “Ne jemi heronjtë tanë”. Koordinatorja e Përgjithshme e titullit “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022” pranë Kongresit Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo, vlerësoi portofolin artistik të artistit grek “Same84” dhe theksoi rëndësinë e artit duke shprehur vëmendjen që Tirana EYC 2022 i ka dhënë nëpërmjet programit “Rinia prodhon Kulturë”. “Shumë faleminderit Muzeut Historik Kombëtar dhe ambasadës greke për mbështetjen që na jep për realizimin e projekteve për të rinjtë. Për ne është një mbështetje që do…