Vendi ynë sot do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Në vijim pritet që vranësirat të shtohen duke sjell reshje të pakta dëbore në Veri, ndërsa në zonat Jugore do të ketë reshje shiu dhe dëborë të pakët. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në…
Author: tirana
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit këtë të premte duket se do të bëjnë lëvizjen e të dënuarit Emiljano Shullazi. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se lëvizja e Shullazit nga burgu 313 drejt QSUT për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët. Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Sipas Sakis Arnaoutoglou, në orët e ardhshme reshjet e shiut që ndodhin në veri të Greqisë pritet të kthehen në reshje bore gjatë natës. Të premten rënia e temperaturës do të jetë e dukshme, ndërsa reshje të përkohshme bore priten në vendin qendror dhe verior por edhe në malet e Peloponezit verior. Dukuritë në pjesën qendrore dhe veriore të vendit pritet të ndodhin edhe në lartësi të ulëta (300-500 metra). Në kontinentin lindor do të ketë vranësira dhe ka mundësi që të rifillojnë reshjet lokale të borës. Era do të fryjë nga veriu me intensitet 6 deri në 8 bafore…
Ish-kandidati për drejtimin e PD-së, Ibsen Elezi ka shkruar në rrjetet sociale se grupimi afër Sali Berishës po eliminon primaret për të zgjedhur kryetarët e degëve. Sipas tij, nëpërmjet një urdhri të dalë së fundmi po shkelen vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Elezi e mbështet argumentin e tij te afati i vënë në urdhër për paraqitjen e kandidaturave dhe garimin në një proces që parashikohet të zgjasë 1 javë.
Eliminimi i Juventusit nga Champions League do të ketë ndikim në financat e klubit dhe La Gazzetta dello Sport parashikon një tjetër humbje në shifrën prej 200 milionë euro për sezonin 2021-2022. Zonja e Vjetër njoftoi një humbje prej gati 210 milionë euro gjatë sezonit 2020-21 dhe gazeta raporton se rezultatet financiare të këtij sezoni nuk do të jenë më të mira për Bianconerët. Eliminimi i tyre në Champions League nga Villarreali mbrëmë i pengon gjigantët e Serisë A të fitojnë rreth 15 milionë euro duke marrë parasysh paratë e çmimeve të UEFA-s dhe të drejtat televizive. Juventusi ka fituar…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se deputetët demokratë janë në negociata për të normalizuar Grupin Parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar që edhe deputetët që u përjashtuan do t’i bashkohen sërish këtij grupi. Ai tha se po punon sa mundet dhe po dërgon mesazhe pajtimi në baazë e partisë. I pyetur nëse i mban ende mëri Bashës, Berisha tha se ka ndjerë shumë keqardhje për atë që kryedemokrati i ka bërë vetes, por shtoi se Basha është dpeutet i PD-së dhe ka të drejtë të konkurojë në të gjitha forumet. Përse i keni zbutur tonet ndaj Lulzim Bashës? Zoti Basha tani…
Sulmet ruse në Ukrainë ka sjellë largimin e shumë qytetarëve nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës. Sëfundmi “The Times” shkruan se një djalë 11-vjeçar ukrainas është ribashkuar në Sllovaki pasi ka udhëtuar më shumë se 620 milje i vetëm , ndërsa kishte të shkruar në dorë një numër telefoni. 11-vjeçari Hassan Al-Khalaf është takuar me nënën e tij e cila ka treguar se ka humbur gjithçka për shkak të luftës. “Duhej të arratiseshim që familja jonë të shpëtonte shëndoshë e mirë”, ka thënë nëna e 11 vjeçarit, Yulia Volodymyrivna, duke shtuar: Do të na duhet të nisim gjithçka…
Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve. Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para se të flesh dhe të tjerë që mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë. Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët, të tjerë i lajnë vetëm në mbrëmje (me idenë se gjatë natë natës nuk kanë ngrenë asgjë dhe nuk kanë pse i lajnë në mëngjes) dhe të tjerë akoma që i lajnë vetëm në mëngjes. Nëse je në grupin e atyre njerëzve që e kanë pjesë të rutinës së tyre t’i lajnë dhëmbët…
Armando Broja vazhdon të vlerësohet për golat dhe paraqitjet e tij në Angli. Goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar është shpallur si realizimi më i bukur i javës në FA CUP dhe është pikërisht goli i shënuar ndaj West Ham në fitoren 3-1 për skuadrën e Southampton. 20-vjeçari shqiptar ishte protagonist kryesor në këtë takim edhe pse u fut në fushën e lojën në pjesën e dytë, ndërsa Broja fitoi penallti dhe shënoi edhe një gol spektakolar. Një “vallëzim” mes mbrojtësve kundërshtarë me topin që përfundon në fundin e rrjetës me golin e “shqiponjës” kuqezi që tashmë është shpallur si…
“Betejat e humbura të Tiranës” është libri i ri i ish-Presidentit Bamir Topi, të cilin e promovoi sot, mes miqsh, kolegësh, bashkëpunëtorësh. Ish-kreu i shtetit ka treguar se ku e ka zanafillën impulsi për të shkruar një libër për kryeqytetin, “për ta parë historinë në retrospektivë çfarë ka ndodhur me Tiranën”, si u shpreh vetë Bamir Topi. Zanafilla tha ish-presidenti ka të bëjë me përvjetorin e dhjetë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për të cilën tha se data ishte caktuar “gabim qëllimisht”. “Atëherë këta njerëz që e kishin vendosur datën 29 mars nuk kishin ftuar as presidentin e kohës…
I ngarkuari i Posaçëm i Qeverisë Federale gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka takuar edhe pjesëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Genc Pollo theksoi se Partia Demokratike siç ka realizuar në të shkuarën ashtu do të konsolidojë edhe në të ardhmen ankorimin e vendit në Europë e në Perëndim. “Me z. Manuel Sarrazin takohem sërish në Tiranë. Dikur si raporter për Shqipërinë grupit i Partisë së Gjelbër në Bundestag, sot i Dërguar i Posaçëm i qeverisë gjermane për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor. Është pozitive që ai kontakton edhe opozitën. Përveçse dënimit të agresionin të Putinit kundër Ukrainës dhe rolit të…
Mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi u ndërpre të enjten për shkak të mosmarrëveshjeve mbi procedurën e miratimit të vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. “Arsyeja e ndërprerjes së seancës nuk është vetëm në pjesën procedurale, por edhe në mungesën e respektit dhe sjelljes së pahijshme të ministrit të jashtëm Raduloviç ndaj kryeministrit Zdravko Krivokapiç”, njoftoi qeveria e Malit të Zi. Për situatën e krijuar zëvëndëskryeministri Dritan Abazoviç mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku bëri të ditur qëndrimin e kryeministrit për sanksionet ndaj Rusisë. “Gjithçka ishte në rregull derisa arritëm në pikat që kishin të bënin…