Ish-presidenti Bamir Topi, ka promovuar ditën e sotme librin “Betejat e Humbura të Tiranës”. Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë artiste, politikan , si edhe historianë. Ndër ta edhe Neritan Ceka, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë libër Bamiri ka dashur të tregojë Tiranën e të tjerëve dhe jo vetëm Tiranën e tij. “E kujtojmë të gjithë që Tirana ka pasur një revolucion të gjatë. Libri që të mbush me emocion. Është një histori e përpjekjes për të kthyer Tiranën në një hierarki vlerash, duket se beteja janë të humbura, por brenda ka edhe disa…
Author: tirana
Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Përputhen” ka marrë vëmendje këto ditë pas prerjes së flokëve. Atdheu tregoi se ky ishte një gjest për t’u solidarizuar me nënën e tij që kaloi kancerin dhe gjithë gratë e tjera që janë prekur nga kjo sëmundje. Gjatë bisedës ai u surprizua edhe me një video-mesazh nga e motra, e cila ndër të tjera i shprehu urimin për ta parë çift me një brune. Mirëpo vetë Atdhu nuk ngurroi të pranonte që aktualisht është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare. Ai tregoi se vajza në fjalë është shumë xheloze dhe në fund i…
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy iu drejtua sot parlamentit gjerman përmes një lidhje me video, ndërsa makineria ushtarake ruse po bombardon spitale, shkolla, shtëpi banimi e kisha. Presidenti Zelenskyy kujtoi rënien e Murit të Berlinit ndërsa i bëri thirrje Kancelarit Olaf Scholz të rrëzojë murin midis Evropës së lirë dhe asaj të robëruar. Fjalimi i Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përpara parlamentit gjerman vjen një ditë pasi ai iu drejtua ligjvënësve amerikanë përmes një lidhje me video.Zelenskyy e kritikoi Gjermaninë se kishte vënë ekonominë e saj përpara sigurisë së Ukrainës që gjendet nën sulmin rus. “Mijëra ukrainas janë vrarë gjatë tre javëve.…
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pohuar se shumë miq dhe bashkëpunëtorë i kishin kërkuar rikthimin në krye të PD, pas dorëheqjes në 2013. Berisha tha se argumentet që i paraqisnin ishin të forta, por shtoi se ishte i vendosur në vendimin e tij. “Kur dhashë dorëheqjen dhe disa vite mbrapa, kam njoftuar se dorëheqja ime ishte pa kthim. Dhe ai ishte një vendim i prerë. Kam patur shumë insistime nga miq, të cilët e shtronin në mënyrë shumë të argumentuar dhe nuk është se më lëndonin me atë mënyrën e shtrimit të tyre. Kjo sepse në bilancin e asaj që argumenteve…
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dise se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do miratojë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën. Postimi i SHBA Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë vendin e saj kundër pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë. Kjo e çon totalin e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Ukrainës në 1 miliard dollarë vetëm gjatë javës së kaluar dhe një total prej 2 miliardë dollarësh që kur Presidenti Biden…
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace thotë se një “mashtrues” që pretendonte të ishte kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal u përpoq të kontaktonte me të. “Ai bëri disa pyetje mashtruese dhe pasi u bëra i dyshimtë e ndërpreva telefonatën”, shkroi Wallace në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme. Në një postim vijues në Twitter, ministri britanik e përshkroi incidentin si “të dëshpëruar”. Today an attempt was made by an imposter claiming to be Ukrainian PM to speak with me. He posed several misleading questions and after becoming suspicious I terminated the call 1/2— Rt. Hon Ben Wallace…
Një autobus me 53 gra dhe fëmijë që po largoheshin nga lufta në Ukrainë është përmbysur pranë qytetit të Pasvalys në Lituani. Ata po udhëtonin nga kufiri Polako-Ukrainë në Finlandë kur shoferi humbi kontrollin rreth orës 06:00 me orën lokale (08:00 GMT), sipas kanalit televiziv kombëtar lituanez LRT. Ai tha se të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën dhe u dërguan në spitalet pranë. Pasagjerët e mbetur u dërguan në qendrën kulturore Salociai. Një nga pasagjerët i tha kanalit televiziv: Ne nuk kemi fjetur për tre ditë, ndoshta të gjitha 18 ditët gjatë të cilave jemi duke u bombarduar. “Në…
Rreth 200 mijë shpendë që rriteshin në pularitë Reas dhe Ovital dyshohet se kanë ngordhur për shkak të sëmundjes së laringo-trakeitit infektiv. Deri në daljen e rezultateve laboratorike, kompanitë Reas dhe Ovital janë karantinuar, ndërsa Ministria e Bujqësisë thotë se sëmundja nuk transmetohet nga shpendët te njerëzit. Por pse ky virus shpërtheu vetëm në këto dy pulari? “Natyrisht që ka pasur një shkak pse ky virus ka shpërthyer. Mund të jetë një infeksion i marrë nga jashtë. Në popullatat e mëdha të shpendëve, fenomeni është më i dukshëm. Ka standarde të BE që përcaktojnë numrin e krerëve për njësi sipërfaqeje.…
Humbjet e përditshme të Rusisë në frontin e luftës kanë shkaktuar pakënaqësi të Vladimir Putinit ku dhe ka filluar ‘spastrimet’ e para në rradhët e ushtrisë. Sipas një postimi në Twitter, gazetari investigativ, Gristo Grozev, duke cituar burime të pavarura, shërbimi rus i sigurisë FSB (pasardhësi i KGB-së), arrestoi zëvendësdrejtorin e Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov. “Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë…
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu u takua të enjten në Lviv me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, një ditë pas vizitës që pati në Moskë dhe bisedoi atje me homologun rus Sergei Lavrov. “Nëse arrihet një marrëveshje për çështjet për të cilat ne shohim një afrim, ekziston mundësia që dy liderët të bashkohen”, tha Çavuşoğlu duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Çavuşoğlu tha gjithashtu se shpresat e tij për një armëpushim u rritën pas takimit me të dyja palët, megjithëse “është e vështirë të flitet për këtë kur bëhet fjalë për luftën”.…
Serbia i ka dalë në mbrojtje liderit rus pasi ky i fundit u cilësua nga presidenti amerikan Joe Biden kriminel lufte. Reagimi vjen nga ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse. Fjalët e Biden-it janë fyerje për Rusinë tha Vulin sot i cituar nga Tanjug. Sipas ministrit serb, Putin është një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike në një vend sovran.
Kryeministri Edi Rama ka një përgjigje, sipas tij për të gjithë kritikët me shëndetësinë në vend. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se kur dëgjon ata që ankohen për shëndetësinë, më mirë që nuk iu ka rënë rruga për në spital. Për të thënë të kundërtën, Rama ka publikuar pamjet nga blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës. “Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s’u ka rënë rruga për spital pa punë e madhe që shajnë me të dëgjuar😊 Ky është Blloku i ri…