Ish-drejtori i bankës në Devoll, është arrestuar sërish pasi 10 vite më parë iu vodhi paratë klientëve të tij. Gjykata e shkallës së parë e liroi me kusht, ndërsa Apeli e dënoi me 9 vite e 4 muaj burg. “Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht). Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi…
Author: tirana
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali replikoi sot në Kuvend me Sali Berishën, i shpallur tanimë nongrata nga SHBA. Spiropali theksoi se i larguar nga perëndimi është Sali Berisha e jo Shqipëria që sot gjendet më afër se kurrë me aleatët perëndimorë. Foltorja sipas saj është e vetmja që proteston kundër krizës që shkaktoi regjimi i Putinit. Elisa Spiropali: Sali gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, por dhëmbët e tu shkojnë ku i dikton frika. Fole për padrejtësi se ka mbaruar koha e drejtësisë tënde Sali. Ka mbaruar koha e sulltanatit tënd Sali. Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe…
Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, thuajse 3 në 4 autovetura në qarkullim punojnë me naftë, më saktësisht 73.6% e totalit të rreth 593 mijë autoveturave, ose 436,756 mjete. Sa i përket autoveturave të cilat punojnë vetëm me benzinë, përbëjnë rreth 17.3% të totalit. Me gaz dhe benzinë ndërkohë, janë vetëm 8.8% e totalit. Gjithsej janë rreth 52 mijë automjete të cilat punojnë me gaz. Por, sa peshë zënë automjtetet të cilat janë elektrike? Duke llogaritur të gjitha kategoritë, pra ato elektrike me benzinë, me…
Nga 31 marsi, afati I deklarimit të pasurive dhe konfliketeve të interesit për zyrtarët e lartë është shtyrë shtyrë deri më 31 tetor. Vendimi është miratuar nga Këshilli I Ministrave më datë 11 marsë, dhe shtyn me shtatë muaj afatin e dorëzimit të fomularëve, bashkë me disa ndryshime të tjera në mënyrën e deklarimit. Në bazë të ndryshimeve në Udhëzimin që rregullon procedurat, Subjektet deklaruese duhet të plotësojnë deklaratat e interesave privatë përkatëse, sipas mënyrës dhe afateve të mëposhtme: a) Subjektet të cilët mbartin detyrimin ligjor të bëjnë deklarimin periodik vjetor të interesave privatë dhe konfliktit të interesave, për vitin…
Nga Max Fisher/ Ndërsa Rusia dhe NATO përshkallëzojnë përplasjen e tyre mbi Ukrainën, strategët ushtarakë dhe ish-zyrtarët e SHBA-së paralajmërojnë se ekziston një rrezik i largët, por në rritje i një rrëshqitjeje të paqëllimshme në konflikt të drejtpërdrejtë – madje, në disa skenarë, një luftë bërthamore. “Perspektiva e një lufte bërthamore”, paralajmëroi këtë javë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, “tashmë është kthyer në sferën e mundësisë”. Liderët e të dyja palëve theksojnë se e konsiderojnë të paimagjinueshme një luftë të tillë, edhe pse bëjnë përgatitjet dhe nxjerrin deklarata se si mund ta realizojnë atë. Por frika, theksojnë…
Njëqind teknikë të Çernobilit po mbahen peng në një kamp përqendrimi rus për të mirëmbajtur centralin bërthamor. Një inxhinier i Çernobilit i tha AFP se vetë punonjësit janë “thellësisht të shqetësuar se do të jenë në vijën e parë nëse ndodh një aksident”, pasi energjia u ndërpre disa herë në vend. “Kjo situatë është kundër rregulloreve ndërkombëtare të sigurisë bërthamore”, tha ai. Të afërmit dhe kolegët thonë se anëtarët e ekuipazhit nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre në Slavutych, qyteti i ndërtuar për të strehuar punëtorët e Çernobilit pas katastrofës. “Djemtë tanë nuk janë thjesht…
Në sfidën e fundit në Premier League, atë kundër Watford, tifozët e Southampton, por mbi të gjitha tifozët kuqezi, u shqetësuan jashtëzakonisht shumë teksa beniamini i tyre, Armando Broja doli nga fusha i dëmtuar, si pasojë e një goditje në fytyrë. Broja rrezikoi jo pak por për fatin e mirë, gjithçka ka kaluar me një të nxirë në sy. Sulmuesi kuqezi vijon të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të ekipit, për të qenë gati për sfidën kundër Man.City në FA Cup.Ky është një lajm i mirë për trajnerin e “shenjtorëve” por dhe për trajnerin Edy Reja pasi Broja pritet të…
Në një prononcim për mediat, pasi doli nga selia e PD, kryedemokrati Lulzim Basha shprehur edhe një herë qëndrimin e tij, për të bërë gjithcka për bashkimin e PD. “Mbetem në dispozicion për të bërë gjithcka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike” – u shpreh në një prononcim të shkurtër për mediat.
Britania e Madhe do të dërgojë 100 trupa dhe një sistem reaktor anti-ajror në Poloni. Trupat do të dërgohen atje për 3 deri në 6 muajt në vazhdim, shkruan BBC. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se sistemi reaktor Sabre po dërgohej për të mbrojtur hapësirën ajrore polake dhe ishte thjesht për qëllime mbrojtëse. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë dërguar tashmë sisteme të mbrojtjes ajrore në krahun lindor të NATO-s. Korrespondenti i mbrojtjes i BBC-së, Jonathan Beale, tha se ishte pjesë e një qëndrimi të shtuar ushtarak për të mbrojtur aleatët pas pushtimit rus të Ukrainës.
Tre persona, mes të cilëve dy kushërinjtë e parë të një ish-ministri në Greqi, të moshës 52 dhe 56 vjeç, u arrestuan nga Prokuroria e Atikës. Ata akuzohen se kishin ngritur një laborator të falsifikimit të heroinës në Melissia, që më pas e shisnin në sheshet e qytetit të Athinës. Policia e Prokuroria, pas informacioneve, ka bastisur ditën e djeshme një shtëpinë në Melissia ka arrestuar tre personat dhe sekuestroi rreth 610 gramë heroinë, 300 lëndë të falsifikuara, 900 metadon, kanabis, një pistoletë. Dy personat, të cilët sipas informacioneve janë “lojtarë të vjetër” në fushën e drogës gjatë bastisjes së…
Nëpërmjet një letre të dërguar, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden të ndihmojë vendin e saj në përpjekjet që ai po bën për anëtarësimin në NATO. Osmani ka shkruar në letër se Kosova aktualisht është një faktor kyç në promovimin e stabilitetit rajonal si dhe e ka vënë theksin tek arritjet e shtetit në respektimin e demokracisë, duke thënë se pavarësisht se Kosova është një vend i dalë nga lufta, ajo shërben edhe si shembull në këtë drejtim për skenën ndërkombëtare. Më tej, Vjosa Osmani i ka shprehur presidentit Biden se rrethanat e reja…
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Britania do të vendosë sistemin raketor Sabre në Poloni, bashkë me 100 trupa ushtarake. Ai ka thënë se ky vendim është marrë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake nga “agresioni i mëtejmë i Rusisë”. Polonia është anëtare e NATO-s dhe Mbretëria e Bashkuar edhe pjesë e saj po ashtu. I përshkruar nga Mbretëria e Bashkuar si “sistemi më i ri për mbrojtje ajrore”, ai besohet se ka kapacitet për të goditur një objekt me madhësi të topit të tenisit që niset me shpejtësinë e zërit. Sipas ushtrisë britanike, sistemi përfshin tre…