Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për Armand Dukën dhe dy zyrtarët e tjerë të FSHF, të cilët janë pezulluar nga ushtrimi i funksionit. Mësohet se avokati nuk ishte dakord me përbërjen e trupit gjykues dhe ka kërkuar kohë për kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.
Author: tirana
Ministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka i është përgjigjut ditën e sotme Rusisë pasi kjo e fundit e përfshiu vendin tonë në listën e shteteve armiqësore, pas vendosjes së sanksioneve. Mes të tjerash, ministrja e jashtme shqiptare u shpreh se “përfshirja e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në listën e shteteve jomiqësore të Presidentit Putin ka nxjerrë qartë në pah objektivat e Rusisë dhe politikën e saj të ndërhyrjes në Balkanin Perëndimor.” Reagimi i ministres, Olta Xhaçka: Pata sot kënaqësinë të mirëpres të dërguarin e posaçëm të Qeverisë Gjermane për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel…
Qeveria italiane këtë të enjte ka vendosur që të ulë akcizën për benzinën dhe naftën me 15 cent. Mediat vendase bëjnë me dije se qeveria në vendimet e fundit ka ndërmarrë një së masash të reja me qëllim përballimin e faturave të larta nga banorët e saj si edhe për të zbutur ecurinë e çmimeve të karburantit dhe energjisë. Sipas mediave italiane, dekreti i qeverisë pason rritjen e menjëhershme të çmimeve të energjisë shkaktuar si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Ndërhyrja e planifikuar është ajo e ilustruar dje nga ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, gjatë raportimit në Senat…
Sipas Agjencisë së Inteligjencës amerikane, mbi 7,000 ushtarë rusë raportohet se kanë vdekur në luftën në Ukrainë që prej 24 shkurtit, ditë kjo kur Vladimir Putin urdhëroi nisjen e pushtimt. Në një prononcim për “New York Times”, zyrtarët e Pentagonit thanë se janë në gjendje të përpilojnë të dhënat e tyre duke analizuar imazhet satelitore dhe përmbajtjen videove që tregojnë tanket dhe trupa ruse. Megjithatë, Pentagoni sqaron se shifra e të vdekurve ka mundësi të jetë edhe më e lartë. Vlerësimet e bëra prej tyre sugjerojnë se mbi 150,000 trupa ruse kanë hyrë në Ukrainë që nga 24 shkurti, me…
Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022 me një qëllim të qartë për të prerë kokat e drejtuevse të shtetit ukrainas si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal, për të kapur qytetet dhe infrastrukturën kryesore dhe me sa duket të vendosë një qeveri klienti pro-ruse për të bërë më të lehtë futjen e të Ukrainës në një ‘Rusi të madhe’ përkrah Bjellorusisë. Forca dhe reagimi i mbrojtësve ukrainas, së bashku me planifikimin, moralin dhe koordinim jashtëzakonisht të dobët midis forcave ruse, siguruan që plani fillestar i Rusisë të dështonte. Ky dështim deri më tani i ka kushtuar ushtrisë…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla këtë të enjte në fjalën e tij në Kuvend, është shprehur se integrimi në BE tashmë për Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri. Balla në fjalën e tij ndër të tjera në këtë rrugëtim ka përmendur dhe situatën e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës ku ka theksuar se është për të ardhur keq që Evropa akoma nuk ka zënë mend dhe nuk bën pjesë të veten 5 vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij është e rëndësishme që tashmë BE të japë një datë për anëtarësimin dhe jo për…
TIRANË Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim me Autoritetet Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg, Sektorin Qëndror Cybercrime Bayern Gjermani, në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.300/2021 dhe në zbatim të Vendimit nr.359 datë 05.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka kryer hetime intesive në drejtim të veprës penale “Mashtrim kompjuterik, në kuadër të grupit të organizuar kriminal”. Në këtë kuadër, me datë 16.03.2022 është ushtruar kontroll në 8 (tetë)…
Këtë të enjte, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin ku folën rreth situatës në Ukrainë. Në fjalën e tij, Scholz tha se NATO nuk do të rrezikojë një përshkallëzim në luftën në Ukrainë duke ndërhyrë me forcë ushtarake. “Është detyra kryesore e aleancës të sigurojë sigurinë e të gjithë anëtarëve,” u shpreh ai. Sakaq, Gjermania po dërgon ndihma të mëdha financiare dhe humanitare, si dhe mallra ushtarake në Ukrainë, por Berlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të dërgojë avionë luftarakë për të ndihmuar…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku këtë të enjte në fjalën e saj në kuvend ka folur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Tabaku është shprehur se është për të ardhur keq sesi qeveria ka dështuar në këtë proces dhe nuk ka asnjë interesim në rrugëtimin e Shqipërisë pasi nuk e kanë kuptuar metodologjinë e re. Ndër të tjera Tabaku ka theksuar se besimin në drejtësi do e ketë nëse përgjegjësit e inceneratorëve do të përballen me drejtësinë. “Sot qytetarët do të donin që të diskutonim për protestat e tyre në kuadër të rritjes së çmimeve…
Pavarësisht zhvillimeve në Ukrainë dhe thirrjeve në drejtim të Madridit zyrtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Spanja thotë se vazhdon ta mbajë qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës shtet. Kështu kanë thënë ekskluzivisht për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, të pyetur lidhur me këtë çështje, pas letrës që kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, iu ka nisur institucioneve spanjolle me kërkesën për ta njohur Kosovën. Republika e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovina kanë qenë dy shtetet e para që janë përmendur si target i mundshëm i Rusisë për destabilizim të Ballkanit Perëndimor pas luftës që Vladimir Putin…
Mesa mësohet së fundmi, Presidenti i SHteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës armë shtesë mbrojtëse të teknologjisë së lartë, ku si pjesë e tyre përfshihen edhe “dronë kamikazë”. Sipas asaj që raporton “Skynews”, ushtarët ukrainas do të duhet të trajnohen paraprakisht për përdorimin e tyre. Ditën e djeshme, Presidenti Joe Biden njoftoi se do ofrojë 800 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë 800 raketa shtesë kundërajrore Stinger, 9,000 armë antitank, 100 dronë taktikë dhe një sërë armësh të vogla si granatahedhës. Kjo armë e cila mbahet fare thjeshtë në një çantë shpine,…
Greqia miraton paketën e rezistencës sociale 1.1 miliard euro për qytetarët e saj. Me këtë paketë, shuma e masave sociale për vitin 2022 në Greqi arrin në 2 miliardë euro. Kryeministri grek Mitsotakis tha se masat janë të përshtatura për të mbuluar nevojat urgjente të qytetarëve me ardhura familjare vjetore deri në 30.000 euro, pa dëmtuar buxhetin e vitit. Paketa përfshin masa me afat 3 mujor, prill, maj dhe qershor. “Nuk do lejoj që për t’u dukur i mirë përkohësisht, të rrezikoj ecurinë e zhvillimit të ekonomisë së vendit”- tha Mitsotakis, duke u përgjigjur kritikave të forta opozitës për mbështetjen…