Kryeministri Edi Rama deklaroi sot ngritjen e një bordi për çmimet e ushqimeve të shportës, si për naftëm me përfaqësi të qeverisë si dhe të tregtarëve të shumicës dhe pakicës. Në një takim me biznese furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmerren nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, Rama tha se secili do bëjë pjesën e tij dhe se çmimet do vendosen nga ky bord i përbashkët dhe kush i ndryshon do i konfiskohet prodhimi. “Europa thotë se mund të përballemi me krizën e 1974, ku për shkak të OPEC-ut dhe çështjes së furnizimit të naftës, çmimet në botë vajtën…
Author: tirana
Pas lajmit se gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njoftoi se do të transportonte në Evropë një total prej 10 miliardë metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani, kanë ardhur reagimet e para edhe nga politika shqiptare. Një nga të parët që e ka komentuar këtë ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quajti këtë si një arrtije të madhe dhe theksoi se ai ka pasur nje rol kryesor. Një pjesë e fjalës së Berishës: Tapi mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, ku nuk mund të kalonte gazi rus. U bënë përpjekjet më të mëdha për…
Në rajonin e Gjirit, pranë brigjeve iraniane ka ndodhur një tragjedi e rëndë ku një anije mallrash nga Emiratet e Bashkuara Arabe me afro 30 anëtare në bord raportohet të jetë mbytur. Nga sa raportohet në mediat e huaja, autoritetet e Iranit kanë nisur menjëherë operacionin për të shpëtuar anëtarët e ekuipazhit të kësaj anijeje. “Një anije mallrash e Emirateve që transportonte automjete u mbyt rreth 50 kilometra nga porti i Assaluyeh në provincën Bushehr dhe është nisur një operacion për të shpëtuar 30 anëtarë të ekuipazhit,” u shpreh një zyrtar iranian. An UAE ship laden with a large cargo of…
Ditën e sotme, në qytetin e Tiranës, policia zbuloi një banesë brenda së cilës gjendeshin rreth 4000 objekte, ku pjesa më e madhe e të cilave dyshohet që të jenë objekte të trashëgimisë kulturore. Për rrjedhojë, uniformat blu kanë arrestuar një person me iniciale A.K. Mësohet se objektet përfshijnë, pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, objekte kulti liturgjike, libra të vjetër, kodikë, mobilje të vjetra dhe epitaf. Ndërkohë, vijon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku…
Në një prononcim para gazetarëve në oborrin e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me situatën në PD, në një kohë kur e kishte përqëndruar fjalën e tij tek projekti i TAP. “Unë po flas për projektin e shekullit, mos ta ngatërrojmë Bashën ne TAP-n”, tha Berisha. Ndërkohë, ai mohoi ndër të tjera që të jetë në krye të protestave kundër rritjes së çmimeve dhe tha se po punon me intensitet për bashkimin e Partisë Demokratike. “Nuk po i organizoj unë protestat. Po t’i organizoja më keni në ballë. Po merrem me intensitet të madh për…
“Skynews” shkruan se transporti hekurudhor në Poloni është ndërprerë si shkak i problemeve në sistemin e kontrollit të trafikut. Ky informacion është konfirmuar nga autoritetet vendore. Transporti hekurudhor ishte mënyra kryesore e cila përdorej nga mijëra refugjatë ukrainas të cilët i largohen vendit të tyre për shkak të luftës. Tashmë ata janë detyruar të rrinë në radhë duke pritur. Ndërprerja shtrihet në të gjithë vendin duke lënë pezull 510 milje linja të transportit. Megjithatë, operatorët janë shprehur se po bashkëpunojnë me ministrinë e infrastrukturës në mënyrë që linjt të fillojnë të funksionojnë sa më shpejt duke mos penguar evakuimin e…
Njëm artiste e madhe si Elsa Lila që arrestohet nga policia italiane si e përfshirë në një grup për trafikimin e drogës normal që i befasoi të gjithë shqiptarët. E përveç bujës mediatike, shumë kanë qenë edhe personazhet publikë që kanë reaguar pas publikimit të këtij lajmi. Disa prej tyre e kanë përkrahur këngëtaren e disa të tjerë i kanë dalë kundër. Një prej artisteve që ka reaguar lidhur me këtë ngjarje është Rezarta Shkurta. Ajo ka publikuar disa postime në profilin e saj në “Instagram”, ku krahas disa fotove të interpretimeve të Elsës në skenë, ajo thekson se e…
Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se beson që kryedemokrati Lulzim Basha do të dorëhiqet. Deklarata e tij erdhi në hyrje të Kuvendit, duke shtuar se deputetët por edhe demokratët e kanë humbur tërësisht besimit tek Basha. Sipas Salianjit, kriza e Partisë Demokratike ka ardhur si pasojë e mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek ai. Salianji: Përsa i përket kërkesës së grupit parlamentar të PD, nuk është një çështje ultimatumesh, besoj që kryetari i PD do të dorëhiqet për t’i hapur rrugën krizës që ka PD, që për fat të keq vjen kryesisht për shkak të mungesës së besimit…
Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë munguar debatet e forta dhe replikat mes deputetëve. Kështu, rritja e çmimeve ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka shkaktuar replika mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taluant Ballës dhe deputetit Edmond Spaho. Taulant Balla u shpreh se nuk duhet të flasin për çmimin e naftës, ku ndërkohë në kohën e qeverisjes së demokratëve ka qenë më e lartë. Ai vijoi më tej duke theksuar se është turp që opozita përdor krizën në Evropë për interesa të saja. Nga ana tjetër, deputeti Spaho u kundërpërgjigj duke thënë…
Paraditen e sotme, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim në ambientet e presidencës ambasadorin e Vietnamit në vendin tonë, Le Hong Troung, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. “I urova suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve në fushat me interes reciprok, veçanërisht në ekonomi dhe turizëm. Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në atë të OKB-së, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme me dobi për të dy vendet tona.” ishte mesazhi i përcjellë…
Situata e vështirë e krijuar tek Chelsea si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Anglia ndaj ish-presidentit Abramovich, ka bërë që shumë klube të hedhin sytë nga blutë për të “rrëmbyer” ndonjë lojtar. Kështu, klubi i Manchester United është duke monitoruar me kujdes situatën aktuale atje dhe kërkon të përfitojë nga kjo gjë për të bindur tranjerin Tuchel që të marrë drejtimin e “djajve të kuq”. Sipas asaj që shkruan “Dailystar”, mësohet se United e ka kthyer në prioritet nënshkrimin me teknikun gjerman Tuchel. Tranjeri gjerman ka qenë mjaft i suksesshëm nën drejtimin e Chelsea duke fituar edhe Champions League…
U arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. R., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjet prerës, gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.