Author: tirana

“BBC” shkruan se njerzit të cilët rrezikohen më së shumti nga lufta në Ukrainë janë afro 200 mijë fëmijë që enden në jetimoret e Ukrainës. Sipas një deklarate të Jeremy Locke, një veteran ushtarak amerikan që po ndihmon në kalimin e sigurt të fëmijëve, fëmijët në Ukrainë janë tejet të rrezikuar nga bandat kriminale. “Ka kaq shumë konfuzion në lidhje me atë që po ndodh tani, veçanërisht kur Rusia nisi pushtimin  e Ukrainës.Ka ende mijëra nga këta jetimë që janë të rrezikuar. Dhe ndërsa trupat ruse vazhdojnë të përparojnë, kjo i bën ata edhe më të rrezikuar”, u shpreh Locke.…

Read More

Nëse lufta vazhdon dhe kriza e çmimeve në vendin tonë thellohet, zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga salla e Kuvendit ka deklaruar se qeveria mund të bëjë një paketë të dytë dhe të tretë të rezistencës sociale. Ahmetaj ka nënvizuar se 3 momentet më të vëshrira të qeverisjes sipas tij janë tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë. “Një qeveri e dikurshme ka vrarë qytetarë në protesta. Qeveria e sotme në mandatin e parë që në momentet e para u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjikë për pseudo armët kimike. Cila ishte dhe është përgjigjia e qeverisë 3 ose 4 vitet e…

Read More

Gjatë fjalimit të tij të përditshëm me video-mesazh, , presidenti ukrainas u bëri thirrje edhe një herë liderëve perëndimorë për zbatimin e një zone ndalim-fluturimi dhe paketa të reja sanksionesh kundër Rusisë . Njëkohësisht Zelensky është duke mbajtur një fjalim online para parlamentit gjerman, ku ka kritikuar liderët perëndimorë, duke i thënë se ata interesohen vetëm për ekonomitë e tyre dhe se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë u vendosën shumë vonë Në ditën e 22 të luftës, burime nga disa anë konfirmojnë se Vladimir Putin ka ngecur me planin e tij të pushtimit. Japonia publikoi pamje të disa anijeve ushtarake…

Read More

Bomberi francez, Karim Benzema e ka shprehur gjithmonë dëshirën që të ketë shok ekipi në klub sulmuesin tjetër francez, Kylian Mbappe ashtu si ç’luajnë bashkë në të njëjtën kombëtare. Në një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, Benzema ka treguar nëpërmjet një fotoje lidhjen e fortë që ka me Mbappe. Fotoja bnë fjalë është shkrepur pas përfundimit të ndeshjes së kthimit të Champions në Bernabeu, ku 2 yjet shihen të përqafuar, gjë kjo që mund të interpretohet si një “ftesë” e Benzema për Mbappe që ky i fundit t’i bashkohet Real Madridit sezonin e ardhshëm. Mbappe ende nuk e…

Read More

Shtyrja e interpelancës së kërkuar nga PD me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve ka sjellë debate në Kuvend. Sekretari i Grupit Parlamentar të PD Arbi Agalliu ka deklaruar para Kuvendit se maxhoranca nuk i mori parasysh propozimet e PD. Ai nuk i konsideroi masat e marra nga qeveria pasi ishin të parashikuara në buxhet dhe sipas Agalliut nuk ndihmojnë konsumatorin. “Si sekretar i grupit parlamentar të PD jam këtu për të përcjellë shqetësimin. Si grup kemi kërkuar në interpelancë kryeministrin lidhur me situatën ekonomike në vend. Kemi rritje të theksuar të çmimeve. PD ka bërë disa propozime duke filluar…

Read More

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen penale ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Hekuraln Billës më 11 qershor të 2020, Viktor Markun dhe Sebastian Malin. Gjykata ka dhënë këtë vendim me kërkesë të Prokurorisë e cila doli në përfundimin se nuk ka prova që implikojnë dajë e nip në këtë krim. Sipas Lalës, dyshimet për vrasjen rëndonin edhe te 8 oficerë policie, të cilët kanë kërkuar verifikime në sistemin TIMS për Billën. Por edhe ndaj tyre, prokurorët nuk kanë mundur të zbulojnë prova të arsyetuara se janë të implikuar. Gjithashtu, akuzat kanë rënë edhe për Adjola Lakrën, që dyshohej…

Read More

Aleati më i ngushtë i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, ka dhënë një deklaratë të fortë ku u shpreh me tone këcënuese se Rusia ka për t’u treguar vendin të gjithë armiqve të saj. Kujtojmë qe Medvedev ka shërbyer si president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012, ndërkohë që tani është zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Më tej, ai vijoi deklaratën e tij duke thënë se Rusia do të prishë “komplotin rusofobik” të Perëndimit për të copëtuar Rusinë. Medvedev theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara kishin ngjallur rusofobi “të neveritshme” në një përpjekje…

Read More

Me shumë mundësi, Evropa do të shpëtojë nga kriza e ditëve të fundit për gaz natyror ku është përballur me rezerva të ulëta të saj dhe çmime të larta. Në një njoftim i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) thuhet se një total prej 10 miliardë metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani tashmë ka hyrë në Evropë nëpërmjet pikës së ndërlidhjes së Kipoit, në kufirin greko-turk, ku TAP lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Nga këto 10 miliardë metra kub, afërsisht 8.5 janë dorëzuar në Itali. “10 miliardë metra kub është një moment historik simbolik, por i rëndësishëm.  Pak më shumë se…

Read More

Nga Hu Wei -“New Statesman” Lufta ruso-ukrainase është konflikti gjeopolitik më i rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ka arritur të sjellë pasoja globale shumë më të mëdha se sulmet e 11 Shtatorit. Në këtë rast duhen marrë parasysh disa skenarë. Së pari, Vladimir Putin mund të mos jetë në gjendje të arrijë synimet që priste, gjë që e vendos Rusinë në një pozitë shumë delikate. Blitzkrieg-u dështoi dhe Rusia nuk është në gjendje të përballojë një luftë të zgjatur dhe kostot e larta të lidhura me të. Edhe nisja e një lufte bërthamore do ta vendoste Rusinë…

Read More

Kuvendi nuk ka pranuar interpelancën e thirrur nga Partia Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama. Sipas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kjo nuk është pranuar për shkak të rregullores, pasi sipas saj, kërkesa duhej të bëhej ditën e hënë. Kujtojmë se nisur nga rritja e çmimeve Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend, ndërsa nga ana e Grupi i Rithemelimit u kërkua interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Dokumenti i Grupit të Rithemelimit është firmosur nga 9 deputetë të cilët kërkojnë interpelancë për 3 pika kryesore, paketën anti-krizë, gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit dhe Rezervës…

Read More

Gjatë mbajtjes së një lidhjeje direkte me Komitetet e Jashtme dhe të Mbrojtjes të Parlamentit Evropian, Ministri i Mbrojtjes ukrainase, Oleksii Reznikov tha se Rusia është duke kryer gjenocid në Mariupol. Sipas ministrit Teznikov, qyteti i Mariupol ka qenë një qytet me 400 mijë banorë para fillimit të luftës. Ndërkohë, që nga data 24 shkurt e deri tani, ai ndodhet në kushte mbijetese. Aty kam mungesë të ujit, rrymës elektrike, goditet vazhdimisht nga raketa, si dhe bombardohen edhe autokolona humanitare. “Vlerësohet se viktimat civile janë 20 mijë. Dje u bombardua teatri i qytetit ku ishin strehuar 1200 gra e fëmijë.…

Read More

Njerëzit që strehoheshin në një teatër në Mariupol që u godit nga një bombë ruse të mërkurën po dalin të gjallë, sipas një deklarate të shkurtër të postuar në Facebook të enjten nga ish-kreu i rajonit të Donetsk. “Pas një nate të tmerrshme pa e ditur, më në fund kemi një lajm të mirë nga Mariupol në mëngjesin e ditës së 22-të të luftës. Streha kundër bombardimeve [e teatrit] ishte në gjendje të mbante. Gërmadhat kanë filluar të pastrohen. Njerëzit po dalin të gjallë”, ka shkruar Sergei Taruta.Nuk është ende e qartë nëse kjo do të thotë se të gjithë…

Read More