Author: tirana

Gjashtë vende perëndimore të mërkurën bënë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën përpara një votimi të pritshëm të premten mbi një rezolutë humanitare ruse, e cila nuk përmend përgjegjësinë e saj për luftën kundër fqinjit të saj më të vogël. “Rusia po kryen krime lufte dhe po vë në shënjestër civilët. Lufta e paligjshme e Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim për të gjithë ne”, shkroi në Twitter përfaqësuesi i Britanisë në OKB, një nga gjashtë vendet që kërkuan takimin. Në mesazhin e postuar në Twitter thuhet se takimin po e kërkojnë edhe Shtetet e…

Read More

Sipas MeteoAlb, vijon tërheqja e masave ajrore të ftohta nga territori shqiptar duke sjellë rritje graduale të temperaturave të ajrit. Po ashtu vendi ynë vijojnë të jetë me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe duke bërë që të kemi kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme në territor do të bëhen përgjatë pjesës së dytë të ditës, ku në zonat veriore do të sjellin reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë…

Read More

Katër anije të mëdha luftarake ruse janë parë duke lundruar pranë ishujve japonezë Honshu dhe Hokkaido ndërsa udhëtonin në perëndim, ndoshta drejt Evropës, raporton Reuters. Lajmi është bërë me dije nga ministria e Mbrojtjes së Japonisë e cila ka publikuar foto të anijeve që po kalonin. I pyetur nëse ata mund të nisen për në Ukrainë, një zëdhënës i ministrit japonez të mbrojtjes i tha Reuters, “është e mundur”. Sipas analistëve ushtarakë, i ashtuquajturi “operacion ushtarak” i Rusisë nuk ka shkuar aq mirë sa ishte planifikuar deri më tani, me pajisjet ushtarake që ka të ngjarë të jenë varfëruar në…

Read More

Dashi Të lindurit e kësaj shenje kanë të gjitha shanset për të kaluar një të enjte të rehatshme. Do të keni kohë mjaftueshëm për të realizuar planet tuaja. Gjithashtu do të keni mundësi të mblidheni me miqtë ose të ushtroni hobin tuaj. Demi Mos bëni kritika të shumta kundër personave të afërt, pasi kjo nuk do të ndikojë aspak mirë në gjendjen e tyre emocionale. Mendoni sesi mund ta kaloni sa më mirë këtë duke kryer aktivitetet që ju dëshironi. Ka gjasa të gjeni një rrugë të re, e cila do t’ju emocionojë pafund. Binjakët Nuk do të kaloni një…

Read More

Të premten, Këshilli i Sigurimit në OKB voton draft-rezolutën e Rusisë për Ukrainën. Kështu raporton RIA Novosti, duke cituar një burim nga Këshilli i Sigurimit. Rusia paraqiti një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën duke bërë thirrje për një “armëpushim të negociuar për të siguruar evakuimin e shpejtë, të sigurt, vullnetar dhe të papenguar të të gjithë civilëve”. Në rezolutë bëhet po ashtu thirrje që të mos përdoren infrastrukturat civile për të pritur instalimet ushtarake dhe gjithashtu të mos instalohen në zona me popullsi të dendur. Përfaqësuesja e Përhershme e Mbretërisë së Bashkuar Barbara Woodward ka njoftuar…

Read More

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme helmimit të katër turistëve rusë në ‘Gloria Palace’, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit 2021 në Qerret në Kavajë. Nëpërmjet dokumentit që disponohet ekskluzivisht nga emisioni ‘Në shënjestër’, rezulton që shtetasi rus Sergey Vasiljeviç Burenkov, në vitin 2015 ka shërbyer si kolonel policie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse ose ndryshe Komandant i Forcave OMON në zonën e Irkuyskut. Për të folur për këtë ngjarje të ftuar në studio ishin gazetari Sokol Bregu dhe Arben Hajdarmataj, drejtues i Lartë i Policisë. Gjatë bisedës,…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë vënë re “aktivitet të shtuar detar” në veri të Detit të Zi nga forcat ruse. Lajmin e bëri të ditur për gazetarët një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. “Gjithashtu kemi vëzhguar sulmet me bomba në disa qyteza jashtë Odesës, pranë Odesës,” tha zyrtari. Sipas SHBA, predhat vijnë nga luftanijet ruse në Detin e Zi. “Ne besojmë se bëhet fjalë përsëri për luftanijet ruse në Detin e Zi,” shtoi zyrtari. “Duket se ka bombardime detare në vendet afër Odesës.”

Read More

Shumë socialistë janë mbledhur sonte në lokalin ngjitur me selinë e Partisë Socialiste, apo siç njihet ndryshe në lokalin e Shefikatit. Ata po darkojnë dhe në këtë festë, nëse mund të konsiderohet e tillë, marrin pjesë drejtues të Partisë Socialiste, ministra të kabinetit qeveritar etj, raporton zoom.al. Deri tani nuk dihet ç’po festojnë socialistët. Për shkak të pranisë në lokal të shumë emrave të rëndësishëm të qeverisjes socialiste, e gjithë zona rreth lokalit ka forca të shtuara policie, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë kalimtarëve.

Read More

Kremlini ka reaguar për deklaratën e fortë të presidentin amerikan Joe Biden, i cile quajti sot për herë të parë Vladimir Putinin, kriminel lufte. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini thotë se komentet e Bidenit janë “retorikë e papranueshme dhe e pafalshme”. “Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden. Kjo është hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë. Më herët ata kishin thënë se po ndjekin me vëmendje situatën në Ukrainë, dhe se sulmet e Rusisë mbi popullsinë civile mund të konsiderohen krime lufte.

Read More

Pas pak minutash do të startojë ndeshja midis Arsenal dhe Liverpool, e vlefshme për Premier League. Arsenal ka bërë një rrugëtim të mirë në kampionat ku ka 5 fitore radhazi, që nga data 10 shkurt. Arteta ka rikthyer një frimë fituesi në ekip dhe djemtë e tij po e zbatojnë me përpikmëri. Liverpool gjithashtu nuk njeh humbje, dhe madje sot do të bëjë maksimumin për të arritur te fitorja dhe kështu do të ngushtonte distancën me vetëm një pikë nga kryesuesit e Manchester City.

Read More

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet nesër, përmes lidhjes dixhitale, deputetëve të Parlamentit Federal, në një seancë speciale jashtë rendit të ditës, e cila është planifikuar të fillojë në orën 09:00. Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas foli me Kongresin Amerikan përmes një lidhjeje video. “Ndihmoni në mbrojtjen e qiejve tanë”, u tha Zelensky ligjvënësve dhe senatorëve amerikanë, duke shtuar, “Rusia jo vetëm që ka sulmuar Ukrainën, ajo ka sulmuar edhe vlerat tona”. Ai gjithashtu shfaqi video të skenave nga lufta e 21 ditëve të fundit dhe i tha Joe Biden: “Të jesh lider i botës do të thotë…

Read More

Rusia ka marrë një tjetër goditje, ndërkohë që vijon agresionin ushtarak në Ukrainë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pezulluar një rol nderi që i është dhënë anëtarit më jetëgjatë të trupit huadhënës, sepse ai është rus. Aleksei Mozhin, drejtori ekzekutiv për Rusinë në organizmin global të huadhënies, mbante rolin e nderit të dekanit që nga viti 2015. Një zëdhënës i FMN tha se ka pezulluar përkohësisht Mozhin “duke pasur parasysh rolin e Rusisë në luftën e vazhdueshme në Ukrainë” dhe ndikimin e saj të mundshëm në kryerjen e punës. Vendimi vjen pas presionit nga vendet e tjera aksionere, duke përfshirë…

Read More