Author: tirana

Lufta në Ukrainë nuk bën as dallime gjinore. Shumë vajza kanë dalë në vijën e parë të luftës për të dhënë kontributin e tyre në mbrojtje të vendit, por shumë prej tyre kanë ndërruar jetë. Ditën e sotme, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka nderuar një nënë ukrainase të gjashtë fëmijëve, e cila u vra në luftime. Olga Semidyanova, 48 vjeç, vdiq duke luftuar kundër forcave ruse pasi shërbeu si mjeke ushtarake që nga viti 2014 në rajonin e Donetsk, një zonë që ka qenë në konflikt prej vitesh. Ajo ishte nënë e gjashtë fëmijëve dhe kishte adoptuar edhe…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Gjermani ku ka dhënë edhe një intervistë për DW rreth vizitës së tij në Berlin. Po ashtu, fokus i bisedës kanë qenë tema si zgjerimi, Serbia, Ballkani i hapur dhe udhëtimet në një kohë krize energjetike si kjo që po kalojmë. Gjatë vizitës 3-ditore në Berlin, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili shoqërohej edhe nga dy kolegë të tij, Etilda Gjonaj dhe Toni Gogu nga PS, zhvilluan takime me një sërë perfaqësuesish të lartë të politikës gjermane, përgjegjës për politikat e jashtme dhe të zgjerimit.…

Read More

Gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin gjerman që po zhvillohet online, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka bërë kritika të ashpra ndaj liderëve perëndimorë. Ai i është drejtuar atyre se nuk kanë interes për asgjë tjetër por vetëm për ekonominë e tyre. Zelensky u shpreh se ndërsa forcat ruse po mblidheshin në kufirin ukrainas përpara pushtimit, udhëheqësit perëndimorë vepruan shumë ngadalë dhe nuk bënë aq sa duhej për të penguar Rusinë. “Gjithçka që ju interesonte ishte ekonomia,” deklaroi Zelensky liderëve perëndimorë. Po ashtu, Zelensky kritikoi edhe hezitimin për ta lënë Ukrainën të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s, duke…

Read More

Ditën e sotme, raportohet se në ambientet e burgut të Peqinit është gjetur një sasi lënde narkotike. Nga informacionet që vijnë, mësohet se në drejtorinë e burgut Peqin janë sekuestruar gjithsej 10 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Ajo është gjendur në ambiente të përbashkëta që përdoren nga ana e të dënuarve. Më herët ka ndodhur e njëjta gjë edhe në burgun e Fierit ku u gjetën nëntë doza të cilat dyshohej se ishin lëndë narkotike. Ndërkohë 13 doza të tjera u gjetën të fshehura në neonin e tavanit në palestër. Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën…

Read More

Sekretari i Shtetit Antony Blinken thotë se thjesht ndalimi i pushtimit të Ukrainës mund të mos mjaftojë që Rusia të përfitojë lehtësim nga sanksionet ekonomike që janë vendosur nga perëndimi. SHBA kërkon gjithashtu një garanci se nuk do të ketë kurrë një pushtim tjetër të tillë. Në një intervistë me NPR, Blinken foli për sanksionet perëndimore që goditën rublën ruse, i çuan firmat globale të mbyllnin operacionet e tyre ruse dhe mbyllën tregun e aksioneve të Moskës. Ai tha se shkëputja e pjesës më të madhe të ekonomisë ruse nga Perëndimi ka filluar të shkaktojë efekte afatgjata që “po rriten…

Read More

Artistja e njohur shqiptare, Elsa Lila e cila bëri bujë të madhe ditën e djeshme kur u mësua për arrestimin e saj, kishte një rol shumë të rëndësishëm organizatën kriminale ku bënte pjesë. Është zbukuar se ajo kujdesej për paratë dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe mariuanës. Jo vetëm kaq, pasi ajo ishte edhe një lloj “këshilltareje” e grupit, ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri “si ç’bëjnë në Shqipëri”. Përgjimet që çuan në arrestimin e Elsa Lilës dhe bandës…

Read More

Nuk ndodh shpesh që Armina Mevlani të flasë për për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Blogerja ka treguar se marrëdhenia me Shkëlzenin ka qenë lidhja e saj e parë serioze dhe ishte një vajzë shumë naive përpara se ai të shfaqej në jetën e saj. “Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh…

Read More

Sipas asaj që shkruan “Skynews”, 53 persona janë vrarë ditën e djeshme nga trupat ruse në Chernihiv, referuar një deklarate të guvernatorit rajonal. U mësua se trupat e  3 fëmijëve të pajetë janë gjetur në një ndërtesë që ishte goditur nga sulmet  ruse. Ndërkohë 10 persona të tjerë janë qëlluar për vdekje nga forcat ruse teksa po prisnin në radhë për bukë, deklaroi ambasada amerikane në Kiev. Qyteti verior ka qenë i rrethuar nga forcat ruse që 1 ditë pas fillimit zyrtar të luftës, pra që në 25 shkurt.

Read More

Sot rreth orës 03:30 të natës, forcat ruse kanë sulmuar me raketë një shkollë në qytetin Merefa, i cili është pjesë e rajonit të Kharkiv në Ukrainë. Nga ajo që raportojnë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës, godina e shkollës është shkatërruar plotësisht nga ky sulm. Ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë akoma për të shuar zjarrin, shkruan BBC. Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima në këtë ngjarje.

Read More

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se mbi 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i konfliktit të armatosur në 24 shkurt mes saj dhe Rusisë. More than 3 million Ukrainian refugees have fled their country.The people of Ukraine desperately need peace.And the people around the world demand it.Russia must stop this war now.— António Guterres (@antonioguterres) March 16, 2022 Pjesa më e madhe e njerzvë të larguar janë strehuar në Poloni. Ata kanë mbërritur në kufirin polak me tren ose autobus. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi në një përditësim mbi numrin…

Read More

30 artikujt kryesorë të shportës së mallrave, ku përfshihen nafta dhe gazi, më datën 15 mars u shitën 20% më shtrenjtë se në janarin e këtij viti. Lista e çmimeve në muajin janar ka si referencë matjet e INSTAT të disponueshme për publikun në web-in zyrtar, ndërsa çmimet e datës 15 mars u morën nga pikat e pakicës në kryeqytet, që kanë reflektuar nivelet më të ulëta të rritjes. Sipas listës së çmimeve bashkëngjitur, rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj. Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta…

Read More

Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës ka bërë bilancin e këtyre 3 javëve luftime duke thënë se janë janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm spitalesh, madje disa prej të cilave janë shkatërruar totalisht. “Forcat ruse kanë dëmtuar 117 spitale, shtatë prej të cilave nuk mund të rindërtohen”., bëri me dije ministria. Sipas saj, truoat ruse kanë goditur edhe 43 autoambulanca.

Read More