Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, disa vende të Ballkanit po mendojnë të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes – por për të tjerë, situata shqetësuese ekonomike është një pengesë e madhe. Ishte një ndryshim i madh politik historik kur agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e shtyu kancelarin Olaf Scholz të kthente refuzimin prej dekadash të Gjermanisë për t’u angazhuar në riarmatim të rëndësishëm. Scholz tha se në dritën e situatës në lindje, Gjermania po dyfishonte shpenzimet e saj ushtarake për të tejkaluar rekomandimin e NATO-s prej 2 për qind të PBB-së, në krye të një rritjeje të menjëhershme prej…
Author: tirana
Dy nga 7 pikat e paketës së rezistencës, janë në mbështetje të pensionistëve. Në një intervistë për Klan News drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado ka dhënë detajet se kush janë kategoritë që do të përfitojnë pagesën prej 3 mijë lekësh për tre muaj rresht. “Diku te 132 mijë veta trajtohen nga Shërbimi Social Shtetëror, janë familje që janë me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbërit dhe paraplegjikët. Pjesa tjetër, 440 mijë veta janë përfitues të skemës së Sigurimeve Shoqërore ku përfshihen të gjithë pensionet e invaliditetit të punës, automatikisht do marrin për…
Krimet ruse në Ukrainë janë shtrirë edhe ndaj objekteve historike e kulturore. Kështu ka ndodhur edhe në Mariupol, një nga qytetet më të prekur nga lufta. Dy fotografi të botuara nga gazetari Ilia Ponomarenko tregojnë se si ishte Teatri i Dramës dhe si u rrafshua sot nga bombardimet e rusëve. “De-nazifikimi i sotëm nga bombardimi rus… Të q*** Rusinë. Do paguani për këtë” – shkruan Ponomarenko.
Tre milionë fuçi në ditë të prodhimit të naftës ruse janë në rrezik duke filluar nga prilli pas sanksioneve dhe blerësit shmangin eksportet e vendit, tha të mërkurën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës pas Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Por Rusia është eksportuesi më i madh i naftës dhe produkteve në botë, dhe Europa varet nga kombi për furnizime. Në janar 2022, prodhimi total i naftës dhe produkteve të Rusisë ishte 11.3 milionë fuçi në ditë, ose bpd, nga të cilat rreth 8 milionë fuçi në ditë eksportohen. Duke parë…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, me të cilët diskutoi rreth shqetësimeve, sugjerimeve dhe opinionet e tyre, me qëllim përmirësimin e punës dhe politikave për arsimin e lartë. Kushi shprehu mbështetje dhe angazhim maksimal që studentët dhe mjekët e sapodiplomuar, në mënyrë që ata të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontributin e tyre për vendin. Ajo u shpreh se rritja e cilësisë dhe procesi i ndërkombëtarizimit janë instrumente që i mbajnë studentët këtu. Ministrja Kushi dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. dr. Arben Gjata i falënderuan…
Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka folur për situatën në PD duke thënë se edhe kryetari Lulzim Basha por edhe ish-kryeministri Sali Berisha janë dhe se asnjëri prej tyre nuk mund të jetë zgjidhja. Gjatë një interviste për “Report TV”, Xhaferraj tha se Basha e Berisha nuk mund të garojnë më kundër kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se edhe nga grupi i Foltores ka deputetë që nuk e konsiderojnë Berishën zgjidhje. Xhaferraj tregon zgjidhjen që sipas tij, është largimi i Bashës dhe ngritja e një grupi për drejtimin e partisë. “Minimumi i demokracisë është të japësh dorëheqjen. Pas 6 marsit më…
Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 93 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas. Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24…
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) e OKB-së në Hagë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë pushtimin e saj në Ukrainë. Sipas Gjykatës së Hagës, nuk ka asnjë provë për të mbështetur justifikimin e Kremlinit për luftën, se Ukraina po kryente gjenocid kundër rusisht-folësve në lindje të vend, shkruan Julian Borger. Gjykata vendosi me 13 vota kundër dy për një urdhër të përkohshëm që “Federata Ruse dhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”. Vetëm gjyqtarët rusë dhe kinezë në gjykatë votuan kundër urdhrit. Urdhri ishte në përgjigje të një apeli ukrainas në gjykatë…
Nga Kreshnik Kuçaj Në mesin e viteve ’50, pasi ishte mbyllur procesi i shtetëzimit të pasurive të huaja në Shqipëri e gjithashtu edhe i pasurive private, që kishin kaluar thuajse 100 % shtetërore, autoritetet e regjimit komunist në Shqipëri, krijojnë një një organizëm shtetëror për të siguruar të ardhura nga pasuritë e shqiptarëve jashtë vendit. Ky organizëm shtetëror u emërtua “Shoqërinë Komisionare”. Kjo shoqëri u krijua në vitin 1957. Fillimisht kjo shoqëri e nisi punën e saj me Italinë si përgjigje edhe ndaj negociatave që u bënë për pasuritë e italianëve që ishin në Shqipëri, dhe më pas kaloi shumë…
Deputeti Socialist Erion Braçe ka komentuar tregun e hidrokarbureve, ku sipas tij ngritja e çmimit brenda pak orëve në unison me njëra-tjetrën e të gjitha kompanive, është tregues i qartë se tregu nuk ka transparencë dhe konkurrencë. Në këtë rast, Braçe tha se institucionet nuk e kanë kryer detyrën që të nisin hetimet. “Ka çaluar funksionimi i lirë dhe në konkurrencë i tregjeve. simbol i mungesës ë transparencës dhe i konkurrencës. Tregu i karburanteve përbëhet nga 2 tipologji të ndryshme, një të kompanive të mëdha dhe ato të pikave të bardha që kanë emra të ndryshëm që janë jashtë ndikimi…
Mund të besohet se gjatë bisedës mes një përfaqësuesi të shtetit dhe një qytetari, tema e asaj që po flasin është një ftesë në kafe. Por realisht ftesa për kafe nënkupton një pagesë për shërbimin. “Është gjerësisht e përdorur”, deklaron një zyrtar i policisë në versionin “të të jap një kafe” apo “pi një kafe”. Dosjet e policisë, kryesisht të qarkullimit rrugor, e provojnë këtë opsion. “Unë e vura në dijeni drejtuesin e mjetit se do t’i nënshtrohej testit të alkoolit, sepse pas testit të parë, doli me 0,16 miligramë. Drejtuesi i mjetit më tha: ‘Të të jap një kafe,…
Në periudhën kohore 2000 – 2020 Shqipëria ka shënuar rritje me bazë vjetore të ardhurave për frymë, mesatarisht 4.3 % në vit. Kjo rritje është e lartë në vende si dhe Shqipëria, vende që vijnë nga tranzicioni dhe situata ekonomike me nivele të ulëta. I njëjti tregues për mesataren e BE-së është 1.01%. Nëse ecim duke konsideruar rritjen vjetore në disa vite dhe duke projektuar ecurinë në kohë, nxjerrim edhe një rezultat se në cilin vit Shqipëria mund të arrijë në nivelin e të ardhurave për frymë të barabartë me mesataren e vendeve BE. Por duke qenë se po punojmë…