Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Po ashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Njoftimi i SHMU: Edhe për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga vlera të larta të presionit atmosferik dhe masa ajrore relativisht të thata me origjinë verilindore. Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i…
Author: tirana
Aktualisht një fuçi naftë në bursën e Londrës tregtohet për 99.1 dollarë, teksa në atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbritur në 95.6 dollarë për fuçi. Kur nafta në vendin tonë u shit për 211 lekë litri një ditë më parë , në bursa çmimi i fuçisë së naftës ishte poshtë 100 dollarë për fuçi. Ndërsa kur nafta në bursa ishte mesatarisht 97 dollarë për fucci, në vend nafta tregtohej për gati 192 lekë për litër. Në kushte të tilla, kur fuçia e naftës po shkon mesatarisht në 99 dollarë edhe çmimi në vendin tonë duhet të kishte…
Nga ajo që raporton “BBC”, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka mbyllur fjalimin para kongresit amerikan me një mesazh drejtuar Presidentit Biden. Ai i ka kërkuar atij që të bëhet udhëheqësi i paqes në këtë luftë. “Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj. Por varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë. I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë do të thotë të jesh trim dhe i gatshëm të luftosh për jetën e qytetarëve të vendit dhe qytetarëve të botës,” u shpreh Zelensky. Ai deklaroi në…
Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajan, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg. Pala mbrojtëse ka thënë se vrasja u krye në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ndaj duhet të hiqet akuza për vrasje me dashje. Ndërsa prokurorja Arta Marku është shprehur se Hajdaraj duhet të dënohet me 20 vite burg pasi nuk është i sinqertë dhe vendimi i shkallës së parë ja ka pranuar padrejtësisht.
Të shohni skenat që ndodhin në supermarketet ruse, do mendoni se jeni duke parë ndonjë film. Por në fakt, edhe në to po bëhet “luftë” pasi ka mungesë të theksuar të produkteve ushqimore bazike. Kjo situatë është shkaktuar për shkak të sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Moskës. “Njerëzit po luftojnë për sheqer. Madje edhe pensionistët po luftojnë “, u shpreh një kliente supermarketi në veri të Moskës. Anna, një banore e zonës që regjistroi video-n ku shihet përleshja mes qytetarëve rusë, deklaroi para mediave të ndryshme se njerëzit janë në panik sepse kanë frikë nga raftet bosh në mes…
Një nga gabimet më të zakonshme kur gatuani është kripa e tepërt që hidhni në ushqim. Lajmi i mirë është se ekziston një mënyrë për të rregulluar situatën. Mjafton të shtoni disa copa patate në ushqim, pasi ato do të thithin kripën e tepërt. Nëse bëhet fjalë për supë apo ushqim tjetër, shtoni pak ujë ose lëng mishi për të zvogëluar sasinë e kripës. Por dhe përbërësit e ushqimit luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm. Nëse pjata juaj përbëhet nga salcë domatesh, shtimi i domateve të freskëta do të zvogëlojë ndjeshëm sasinë e kripës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hapi fjalimin e tij në Kongres duke lavdëruar trimërinë e popullit ukrainas dhe duke thënë se “fati” i vendit të tij po vendoset pikërisht tani në mes të pushtimit të Rusisë. Kryeqyteti i Kievit është “nën sulme raketore dhe ajrore nga trupat ruse çdo ditë. Por ai nuk dorëzohet”, tha Zelensky, duke iu drejtuar Kongresit virtualisht. Ai tha se vendi i tij është “në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”. “Kam nderin t’ju përshëndes në emër të popullit ukrainas, popullit të guximshëm dhe liridashës, i cili për tetë vjet i reziston agresionit…
Një rast tjetër i trafikimit të klandestinëve është regjistruar në qytetin e Pogradecit ku policia arrestoi 2 persona. Ata po tentonin të kalonin jashtë kufirit 5 refugjatë klandestinë. Njoftimi i policisë: Goditet 1 tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve…
500 mijë pulat e ngordhura në disa pulari në Durrës kanë vënë në lëvizje autoritetet për të gjetur shkakun. Përgjegjësi për Durrësin i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë Darjo Nasho shprehet se janë në fazë hetimi dhe kontrolli, “ndërsa vijojnë të kryejnë analiza të vazhdueshme për të mbajtur të izoluara vatrat”. ”Në rast se do të ketë probleme për shëndetin publik do të informohet popullata nga autoritetet.” Ndonëse ende nuk është konfirmuar, ka dyshime se ngordhja e pulave mund të ketë ardhur nga gripi i shpendëve. Gazetari Leonidha Musai bëri me dije se 3 prej pularive në qytetin bregdetar iu…
Dëshmi të ndryshme thonë se bombardimet e fundit në qytetin ukrainas të Chernihiv kanë shkaktuar të paktën 10 viktima. Mësohet se mëngjesin e kësaj të mërkure, një raketë goditi një grup njerëzish që ishin në radhë për bukë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka shkruar “CNN”. CNN nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrën e viktimave. Megjithatë, një reporter lokal tha se nga ky sulm kishin mbetur të vrarë 10 persona. Ai gjithashtu tregoi se dikush po transportohej në një automjet afër. Nuk ishte e qartë nëse ishte gjallë. Chernihiv është i rrethuar nga forcat…
Historia shokuese e një 42-vjeçari nga Kukësi tronditi mbarë opinionin publik. Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti kuksiani denoncoi publikisht ish-bashkëshorten edhe pse sot ajo është divorcuar prej tij dhe kanë dy fëmijë 9 dhe 6 vjeç. Ai tha se ish-gruaja e dhunon ata psikologjikisht dhe i braktis prej ditësh duke ikur dhe duke qëndruar në praninë e të dashurve të saj. “Kur unë ja kam dorëzuar fëmijët asaj, ajo gjithmonë mi ka refuzuar dhe gjykata mi ka dhënë çdo dy javë t’i takoj e të qëndron 24 ore me ta. Unë shkoj dhe…
Për vite me radhë, Ukraina ka aspiruar të bashkohet me NATO-n, një lëvizje që do të rriste ndjeshëm ushtrinë e saj përballë agresionit rus, por shanset për anëtarësim mbeten të pakta edhe pse lufta shkatërron vendin ish-sovjetik. Rusia refuzon akuzat perëndimore se dëshiron të ndikojë në Ukrainë dhe pretendon se dëshira e saj kryesore është që Ukraina të jetë neutrale, një shtet tampon dhe jashtë NATO-s. Ukraina ka thënë se dëshiron që siguria e saj të garantohet nga forcat ndërkombëtare dhe ka hedhur poshtë propozimet e shtyra nga Rusia që ajo të miratojë një status neutral të krahasueshëm me Austrinë…