SHtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj në NATO po dërgojnë tashmë disa sisteme raketash tokë-ajër në Ukrainë. Bazuar në fjalët e një zyrtari të lartë amerikan, në to përfshihen sistemet e mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike SA-8, SA-10, SA-12 dhe SA-14. Ato kanë një rreze më të ulët se sistemi S-300, për të cilin Ukraina kishte bërë një kërkesë tashmë. Gjithsesi, sistemet kanë një rreze më të gjatë se raketat Stinger, duke u dhënë atyre aftësinë për të goditur raketat e lundrimit. Mësohet se sistemet janë marrë nga vendet partnere të NATO-s dhe po dërgohen në Ukrainë,…
Author: tirana
Mbi 400 mijë pula të ngordhura në disa pulari në Durrës kanë vënë në lëvizje autoritetet për të gjetur shkakun. Përgjegjësi për Durrësin i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë Darjo Nasho shprehet se janë në fazë hetimi dhe kontrolli, “ndërsa vijojnë të kryejnë analiza të vazhdueshme për të mbajtur të izoluara vatrat”. ”Në rast se do të ketë probleme për shëndetin publik do të informohet popullata nga autoritetet.”
351 shtetas nga Ukraina ndodhen tashmë në vendin tonë që pas nisjes së luftës. Shifrën e konfirmon ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov. “Pata sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, të cilin e garantova për mbështetjen e Shqipërisë për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur në vendin tonë apo që mund të mbërrijnë në të ardhmen për shkak të luftës. Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor…
Mënyra nga më të ndryshmet përdoren për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të tjera. Rasti më i fundit është goditur në Korçë ku janë arrestuar 2 persona që kanë tentuar të kalojnë jashtë kufirit 5 emigrantë të paligjshëm. Siç shihet nga pamjet emigrantët janë akomoduar edhe në bagazhin e makinës tip Benz.
9 persona janë vënë në pranga ndërsa dy të tjerë kërkohen nga policia italiane për shkak se akuzohen se janë një grup kriminal që shpërndanin drogë në provincat e Romës. Në këtë operacion që u zhvilluat herët gjatë mëngjesit të sotëm u arrestuan këngëtarja shqiptare Elsa Lila dhe boksieri Petrit Bardhi. Por kush e drejtonte grupin? Mediat italiane raportojnë se grupi shqiptaro-italian drejtohet nga një shqiptar dhe një italian. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimore, ndërsa për shqiptarin thuhet se ndodhet jashtë Italisë dhe është shpallur në kërkim. Por si funksiononte grupi? Ata përdorën…
Luana Vjollca ka kohë që është larguar nga ekranet televizive, por mbetet prezente me postime në rrjetet sociale. Moderatorja numëron mbi dy milionë ndjekës vetëm në Instagram, ku edhe sjell imazhe të ndryshme që pëlqehen e marrin vëmendje. Së fundmi, Luana ka publikuar një fotosesion ku shihet e veshur me një kostum me print tigri. Biondina bukuroshe u shfaq me një makijazh të theksuar dhe flokët e valëzuara i la të kapura lartë, ndërsa dukej plot shkëlqim.
Pas largimit të Roman Abramovich si president i Chelsea-t për shkak të sanksioneve të qeverisë britanike, klubi anglez ka mbetur në një pozicion të pasigurt duke dalë dhe në shitje. Në këto kushte, klubit nuk i lejohet aktualisht asnjë nënshkrim apo shitje e lojtarëve dhe asnjë kontratë e re nuk mund t’u ofrohet yjeve ose stafit aktual. Kështu, mediat angleze kanë aluduar sesi mund të jetë formacionin i mundshm i Chelsea-t sezonin e ardhshëm, ku në fakt pritet të ketë shumë ndryshme. Talenti shqiptar Armando Broja i cili është në pronësi të bluve të Londrës pritet të rikthehet nga Southampton…
Mbi 122,000 britanikë kanë treguar gatishmëri për të pritur refugjatë ukrainas në shtëpitë e tyre, raporton “BBC”. Sipas skemës “Homes for Ukraine” pritet që gjatë javës së ardhshme të mbërrijnë refugjatët e parë në Angli. Ky lajm u konfirmua edhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss e cila falenderoi popullin britanik për “bujarinë e tyre të jashtëzakonshme”. Truss deklaroi se procesi do të hapet zyrtarisht të premten, por shton se nuk është e sigurt se si refugjatët do të shkojnë në MB. Ajo thotë se pararendësi i parë për çdo bisedë të suksesshme të paqes duhet të…
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor. Ne Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë pasi u lejua legalizim i një objekti brenda ambienteve të një shkolle. Ndërsa në Sarandë në zonën Turizëm kanali i Cukës janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre. “Një denoncim nga një qytetar na ka sinjalizuar…
Pas rizgjedhjes së Armand Dukës si president i FSHF-së për herë të 6-të radhazi, ka ardhur menjëherë edhe një email urimi nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Ka qenë vetë Federata SHqiptare e Futbollit ajo që e ka bërë publik mesazhin e kreut të qeverisë europiane të futbollit. Në të thuhet: “I dashur Zoti President, I dashur Armand, Jam i lumtur t’ju uroj për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ju uroj më të mirat në këtë mandat të ri dhe jam besimplotë se futbolli në Shqipëri do të vazhdojë të zhvillohet. Vetë Federata Shqiptare e Futbollit…
Një grup ushtarësh rusë kanë ekzekutuar pa mëshirë një qytetar ukrainas, i cili ishte vetëm dhe po përpiqej të dorëzohej duke ngritur duart lart. Pamjet e vrasjes janë kapur nga ajri përmes një droni. Videoja në fjalë është siguruar nga transmetuesi gjerman “ZDF” dhe është xhiruar më 7 mars, ditë kur ka ndodhur edhe ngjarja. Ajo tregon një makinë të argjendtë që lëviz përgjatë autostradës evropiane “E40” në perëndim të Kievit . Makina po shkon drejt Kievit, por duke parë një tank rus dhe një grup ushtarësh të parkuar në anë të rrugës, shoferi bën një kthesë të shpejtë para…
Ukraina po kalon ditë mjaft të errëta dhe të përgjakshme si shkak i luftës dhe bombardimeve ruse të cilat nuk ndalen së marri jetë njerëzish. Një nga ngjarjet më të fundit është edhe rasti i një 20-vjeçareje ruse e cila vdiq pasi u bllokua në një shtëpi të bombarduar nga forcat ruse. 20-vjeçarja Julia mbeti e bllokuar në pallatin ku banonte gjatë kohës kur po zbardhte agimi pasi një raketë kishte goditur godinën. Sapo kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ajo telefonoi menjëherë nënën e saj, Svetlana Povelko, 50 vjeç, edhe pse e dinte se e ëma nuk mund të bënte…