Author: tirana

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, ku ka folur për situatën aktuale të çmimeve në vend. Ai ka bërë edhe një krahasim me atë që po ndodh në vendet e tjera, duke marrë si shembull rastin e një shqiptari që jeton në Firenze të Italisë, i cili i kishte dërguar Ramës faturat e tij të energjisë dhe gazit që nga viti 2020 deri në vitin 2022 ku tregohej rritja e çmimeve. “Më çonte dikush dje, një shqiptar i panjohur për mua nga Firenze, më dërgoi një faturë edhe unë e publikova. Edhe filluan…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së kësaj të mërkure ka prezantuar pikat e Paketës së Rezistencës Sociale me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, duke theksuar sërish faktin se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj dhe i ka taksat zero. Gjatë fjalës së tij ai përmendi protestat që po zhvillohen ditët e fundit për rritjen e çmimeve, duke thënë se edhe ata që i instrumentalizojnë këto e dinë shumë mirë që kirza është pasojë e luftës, ndaj dhe turpi i tyre është më i madh. “Bizneset e vogla janë aleati ynë më i rëndësishëm…

Read More

Gjatë fjalimit me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, kryeministri Edi Rama komentoi rritjen e çmimit të naftës dhe protestën e qytetarëve , të cilët kërkojnë ulje të çmimit të karburanteeve dhe produkteve ushqimore. Rama thotë se nëse qeveria to të ulte çmimin e naftës atëherë detyrimisht qeveria do të rrisë çmimin e energjisë. “Deri dje e kishim naftën më të lartë, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Problemi kryesor sot që kanë kompanitë është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin. Ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familje dhe ia kemi ndaluar erën furtunën e…

Read More

Intensifikohen kontrollet nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve është kapur një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, në dalje të RSH-së kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër…

Read More

Shtete e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë t’i çojnë Ukrainës dronë vrasës të prodhuar në Amerikë. NBC News shkruan se dronët që SHBA mendon t’i çojë Ukrainës në luftën kundër Rusisë do të lëshojnë raketa me teknologjinë më të fundit, të cilat do qëllojnë me saktësi pozicionet e artilerisë ruse në distanca të mëdha. Lajmi është bërë i ditur nga sy zyrtarë të administratës se presidenti amerikan, Joe Biden. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se bëhet fjalë për “raketa bredhëse” të mbushura me eksplozivë, të quajtura Switchblades, si pjesë e një pakete të re të ndihmës ushtarake që presidenti…

Read More

Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar së fundmi tranjerin e ri. Ai do të jetë italiani Rodolfo Vanoli, i cili ka një eksperiencë të gjatë si teknik ku më parë ka drejtuar skuadra të ndryshme në Itali dhe në Slloveni. Në fjalët e tij të para, tekniku u shpreh i sigurt se do të bëjë gjithçka që të shpëtojë ekipin nga zona e ftohtë në të cilën ndodhet. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, jam krenar që do të drejtoj një nga klubet më historike të futbollit shqiptar. Objektivi im i parë është derbi me Tiranën, por gjëja më kryesore…

Read More

Boksieri i njohur Petrit Bardhi është në mesin e 13 të arrestuarve si pjesë e një grupi që dyshohet për trafik droge në Itali. Bardhi, i njohur si “Titi”, është arrestuar bashkë me këngëtaren e njohur Elsa Lila. Boksieri shqiptar i arrestuar në Romë nuk është një emër i panjohur për policinë italiane. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës. Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial…

Read More

Nga sa njofton “BBC”, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskly mesohet se u ka bërë një thirrje zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave të medias që të dorëhiqen sa më parë nga postet e tyre. Ai u tha atyre se është më mirë disa muaj i papunë, sesa i përndjekur përjetë ndërkombtarisht. “Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privojë nga gjithçka. Do të humbisni gjithçka që keni fituar ndër vite dhe diçka e tillë po ndodh tashmë”, u shpreh Zelensky. “E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e propagandës. Dega e katërt e pushtetit në…

Read More

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila është arrestuar, raporton La Repubblica. Ajo është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë. Grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë. Gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Emri i këtij të fundit dali edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza.

Read More

Një ditë më parë, Armand Duka u rizgjodh për herë të 6-të si president i FSHF-së megjithatë ai do të vazhdojë të jetë nën hetim nga Prokuroria. Këtë të enjte, ai pritet të paraqitet në Gjykatë. P Ndërkohë, përtej faktit që procesi i votimit u kontestua nga protagonistët e tjerë të garës dhe pavarësisht se Duka ishte pezulluar nga detyra me vendim gjykate, votimi në Asamblenë e Përgjithshme vijoi pa problem dhe Duka rrëmbeu mandatin e 6-të. Megjithatë, ai mbetet ende nën hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh ndërsa Gjykata la në fuqi masën e pezullimit nga…

Read More

Raftet e supermarketeve në Ukrainë kanë nisur të boshatisen. Teksa vendi hyn në ditën e 21 të luftës produktet ushqimore po shterojnë. Në qytete si Mariupoli i cili prej ditësh është bërë shënjestër e bombardimeve ruse njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë ujë dhe ushqimet bazike për të mbijetuar. Ndërsa në Kiev vlerësohet se rezervat ushqimore mund të zgjasin vetëm dy javë, nëse kryeqyteti sulmohet në shkallë të gjerë nga forcat ruse. Kriza ushqimore ka nisur të ndihet edhe në perëndim, si për shembull në Gjermani, Britani dhe Franë ka mungesë produktesh bazike siç është vaji, mielli, maja dhe kripa.…

Read More

Gjatë një interviste të dhënë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë aspak të lehta, megjithatë ka shpresë për të arritur në kompromis. “Unë udhëhiqem nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë. Ata thonë se negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme. Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis,” raportohet të ketë thënë Lavrov gjatë një interviste me gazetën “RBC”. Kryediplomati rus shprehet se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore,…

Read More