Author: tirana

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për vdekjen e gazetarëve të “Fox News”, Pierre Zakrzewski, i cili ishte irlandez dhe 24-vjeçare ukrainase, Oleksandra Kuvshinova. Ata ndodheshin jashtë Kievit kur automjeti i tyre u sulmua me armë nga trupat ruse duke i lënë ata të vdekur. “Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që rrezikojnë jetën e tyre për t’i treguar botës se çfarë po ndodh në Ukrainë.Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e vazhdueshme të Rusisë, e cila po vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Ukrainë”,…

Read More

Ish-numri dy i Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka komentuar deputetët që deri dje ishin kundër Berishës dhe e sulmonin atë pas shpalljes non grata dhe mbështesnin Bashën si kryetar. Topalli u pyet se cili ishte mendimi për Grida Dumën, nënkryetarja e PD-së që dha dorëheqjen së fundmi dhe kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i PD. “Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo” tha Topalli? Topalli deklaroi se në këtë situatë që ndodhet PD vetëm Sali Berisha mund të arrijë të bëjë bashkimin e madh. “Për këtë situatë që ndodhet, vetëm Berisha është ai që mund të bashkojë dhe…

Read More

Mëngjesin e sotëm, diku rreth orës 04:20, ishulli i Kretës në Greqi është goditur nga një tërmet i shkallës Rihter. Sipas “protothema.gr”, epiqendra e tërmetit raportohet të jetë 18 kilometra në perëndim-jugperëndim të fshatit bregdetar Arvi, në prefekturën e Heraklion, në jug të Kretës , ka bërë të ditur Instituti Gjeodinamik i Athinës Kombëtare. Mësohet se thellësia e tërmetit ishte 14.4 kilometra dhe u ndje veçanërisht në Heraklio.

Read More

Në një deklaratë të dhënë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se në bisedimet e fundit të paqes, pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës duken më realiste, por nevojitet më shumë kohë, njofton “BBC”. “Nevojitet më shumë kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”, deklaroi presidenti. Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas do të vazhdojnë përsëri. Gjatë ditës së sotme, presidenti Zelensky do t’i drejtohet po ashtu edhe Kongresit Amerikan.

Read More

Klubi francez i Paris Saint-Germain po mendon për një emër të ri për stolin e saj pasi largimi i Mauricio Pochettino-s duket tashmë i pashmangshëm. Në një sondazh të bërë nga “le10sport.com”, shihet se francezi Zinedine Zidane është objektivi kryesor i PSG-së për të marrë drejtimin e skuadrës. Madje, Zidane duket se është edhe ëndrra më e madhe e pronarëve të klubit, të cilët mund të përfitojnë në këtë çështje nga mbështetja e Alain Migliaccio, këshilltar historik i Zidane, favorizues për ardhjen në Paris. Gjithsesi, përveç ish-tranjerit të Real Madridit mund të eksplorohen dhe emrat e Antonio Conte (Tottenham), Massimiliano…

Read More

Burime zyrtare nga Ukraina bëjnë me dije se 103 fëmijë ukrainas kanë rënë viktima të luftimeve që prej zbarkimit të rusëve në vend dhe nisjen e agresionit të tyre. Gjithashtu, ushtarët rusë kanë shenjëstruar më shumë se 400 shkolla ku 59 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, deklaroi prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova. Ndërkohë, ushtria ukrainase njoftoi më herët se ka vrarë 13.800 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës, në 24 shkurt. Sa i përket mjeteve ushtarake, ushtria e vendit ka shkatërruar 430 tanke ruse, 1375 automjete të blinduara luftarake, 190 sisteme artilerie dhe 108 helikopterë, bazuar në raportin…

Read More

Ministri i Brendshëm ukrainas tha se një gjeneral i katërt rus, është eliminuar gjatë luftimeve të fundit, megjithatë pala ruse nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë. Oleg Mityaev, vdiq në luftime. Nuk ka asnjë konfirmim nga pala ruse për vrasjen. I fundit nga 4 oficerët e lartë të vrarë është identifikuar nga qeveria ukrainase si gjeneral Oleg Mityaev. Pak ditë më parë ukrainasit vranë edhe gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, kreu i Ushtrisë së 29-të të Mekanizuar.

Read More

Analisti Preç Zogaj se kryeu i PD Lulzim Basha duhet të çojë partinë në zgjedhje. Në studion e RTSH në emisionin Publikisht, Zogaj deklaroi se duhet tentuar një negociatë mes palëve në Partinë Demokratike për të arritur një përfundim për qëndrimin e tyre. “Unë them që Lulzim Basha duhet të çojë partinë në zgjedhje. Zgjedhjet janë i vetmi mjet i takimit të lidershipit me partinë. Unë them që duhet të ketë përgjegjësi. Këta nuk kanë arsye t’i vënë kushte Sali Berishës sepse e kanë përjashtuar. Rezultatin duhet ta lexojnë të gjithë. Këta janë në një lojë emocionale se kush është i pari në humbje. Dhe duhet të shikojnë nëse i ka Shqipëria votuesit opozitarë mjaftueshëm për të mundur Edi Ramën. Është momenti të prevalojë vetëdija. Numri i mospjesëmarrësve në zgjedhje është akoma i madh. Kjo do tëthotë që dy politikanë me përvojë që kanë pasur ambicie janë para fakteve që janë të qarta. Duhet tentuar…

Read More

Sot, më 16 mars kemi hyrë në ditën e 21-të e luftës, ku ka patur shpërthime të njëpasnjëshme dhe një numër të madh viktimash që nga fillimi i pushtimit me 24 shkurt. Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë  raportuar sulme edhe në qytetet jugore të Odesa-s dhe Zaporizhzhia-s. Një korrespondent për “The Economist”, Oliver Carroll tregon se ai dëgjoi shpërthime të forta në Odessa, të cilat me shumë mundësi ishin predha. Loud in Odesa at the moment — likely anti-air systems engaging— Oliver Carroll (@olliecarroll) March 16, 2022 Ndërkohë edhe në Zaporizhzhia, sekretari i këshillit të qytetit…

Read More

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar pas deklaratës që erdhi nga Ukraina ku presidenti i saj, Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO. Sipas “Skynews”, Johnson deklaroi se perëndimi ia ka bërë të qartë njëzëri presidentit rus, se nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bëhet pjesë e NATO-s në një të ardhme të afërt. Ukraina është aktualisht në negociata me Rusinë për të rënë dakord për një armëpushim dhe tërheqje, me Zelenskyy duke thënë mbrëmë se pozicionet negociuese tani “duken më realiste”. Ukraina ka vite që kërkon t’i bashkohet NATO-s, por…

Read More

Deputeti demokrat Ervis Salianji deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga drejtimi i partisë. I ftuar në RTSH, Salianji u shpreh se as Berisha nuk e bën dot partinë fituese.  “Kryetari i partisë duhet të tërhiqet por edhe Berisha duhet tëtërhiqet. Berisha nuk e bën dot partinë fituese. Por unë sot nuk i kërkoj dot llogari Berishës sot por kryetarit të partisë të cilit i është dhënë besimi i partisë. Kushdo që mendon se dhuna sjell në politikë ndonjë lloj përfitimi e ka gabim. Si përfaqësues politik them se PD nuk është dot fituese sepse doli e treta me Lulzim Bashën. Duhet tëtërhiqet për të bërë afrimin. Dy nënkryetarë kanë dhënëdorëheqjen duke mbajtur përgjegjësitë që nuk i kanë”, tha Salianji. Ai theksoi se duhet krijuar një komision me një grup njerëzish për të negociuar me pjesën e…

Read More

Kina nuk dinte asgjë për planet e Rusisë për Ukrainën pasi “nëse do ta dinim këtë, do të kishim bërë ç’të mundeshim për t’i ndaluar ata”. Kështu shkroi në Washington Post, ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara Qin Gang. “Ka pasur pretendime se Kina ishte në dijeni të aksionit ushtarak rus dhe se i kishte kërkuar Moskës ta shtynte atë deri në fund të Lojërave Olimpike Dimërore. Zëra të tjerë pohuan gjithashtuyy se Rusia po kërkonte ndihmë ushtarake nga Kina. Më lejoni ta them këtë me përgjegjësi: pretendimet se Kina ishte në dijeni, pranoi ose mbështeti në heshtje këtë luftë…

Read More