Author: tirana

Don Xhoni ka sqaruar të vërtetën e sherrit në Bruksel. Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi i famshëm shkruan se nuk është e vërtetë që është larguar me forcë nga sigurimi pasi nuk është përfshirë në mosmarrëveshje. Reperi shkruan se në fakt menaxheri është munduar ta largojë nga ngjarja pasi disa anëtarë të stafit ishin përfshirë në një mosmarrëveshje.“Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistëve. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në…

Read More

Nga Andrew A.Michta, “19 Forty Five” Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, do të hyjë në histori si një kolonializëm, i maskuar si një projekt gjeopolitik megaloman. Ne jemi dëshmitarë të një shfaqjeje tjetër të imperializmit rus, pavarësisht nga shumë shpjegime të predikuara nga të ashtuquajturit “realistë”, se ishte në një farë mënyre perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, edhe pse në rastin më të mirë në një të ardhme të largët, ajo që e provokoi Putinin të sulmonte. Në realitet, ky pushtim është përgatitur gjatë 20 viteve të sundimit të Putinit. Gjatë muajve të fundit Rusia grumbulloi shumë trupa ushtarake…

Read More

Greqia pritet të shpallë nesër paketën e ndihmës sociale, në kuadër të rritjes së çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Protothema.gr shkruan se qytetarët grekë do të regjistrohen në platforma online për të marrë rimburism për karburantin dhe energjinë elektrike. Sekretari i Përgjithshëm i Sistemeve të Informacionit të Administratës Publike, Demosthenes Anagnostopoulos tha se bordi i qeverisë po bën përpilimet e fundit të projektit të ndihmës sociale, në mënyrë që nga nesër platforma online të jetë e aksesueshme nga të gjithë grekët. Ideja kryesore e ndihmës sociale është që konsumatorët të paguajnë shumën përfundimtare në pikën…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Këshillit Evropian, Charles Michel zhvilluan së bashku një bisedë telefonike. Lajmi u konfirmua nga pala ruse. Burime nga Kremlini raportuan se gjatë bisedës, rusët e vunë theksin tek mungesa e “seriozitetit” të Kievit në negociatat e paqes. “Vazhduan diskutimet për situatën në lidhje me zhvillimin e operacionit special ushtarak rus për mbrojtjen e republikave të Donbasit, si dhe për aspektet humanitare, duke përfshirë masat për evakuimin e civilëve”, bëhet e qartë në deklaratë. “Presidenti i Rusisë i kushtoi vëmendje të veçantë faktit që udhëheqja e BE-së injoroi veprimin e djeshëm kriminal dhe çnjerëzor…

Read More

Bella Hadid ka folur për betejat e saj me shëndetin mendor dhe pamjen e saj fizike në një intervistë për revistën Vogue. Gjatë bisedës, modelja 25-vjeçare, e cila më parë pretendonte se nuk kishte bërë asnjë operacion plastik, zbuloi se kishte bërë ndërhyrje në hundë në moshën vetëm 14-vjeçare dhe tani është penduar për këtë. Bella gjithashtu detajoi vështirësitë e saj me imazhin e trupit dhe shëndetin mendor, duke pranuar se ndihej gjithmonë ‘e shëmtuar’ dhe ‘e pakëndshme’ në krahasim me motrën e madhe Gigi, ndërsa reflektonte për betejën e saj me anoreksinë dhe duke kërkuar trajtim për depresionin.“Do të…

Read More

Mediat kanë publikuar vazhdimisht pamjet nga lufta në Ukrainë, ku forcat ruse po bëjnë masakër edhe në popullin civil. Në një video të fundit, shihet se si ushtarët rus përdorin tankun për të vrarë një civil të pa armatosur në Mariopol. Më herët nga media gjermane ZDF, u publikuan pamje të tjera ku shiheshin ushtarët rus që vrisnin një civil edhe pse ky i fundit ishte me duart lart dhe nuk përbënte rrezik për ta. Videot janë xhiruar me dron nga lartësia dhe janë publikuar në shumë media të ndryshme. On this video you can see unarmed civilian killed by Russian…

Read More

Miliarderi rus Dmitri Rybolovlev, pronar i Monakos, njoftoi në një deklaratë për shtyp vendimin e tij për të bërë donacione si ndihmë humanitare për popullsinë civile që vuan nga konflikti i armatosur në Ukrainë. “Në përgjigje të apelit të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), AS Monako dhe presidenti i saj Dmitri Rybolovlev, në cilësinë personale, kanë donacione për Kryqi i Kuq për të ndihmuar popullatën civile që vuan nga konflikti i armatosur në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e klubit të Principatës. Deklarata përfundon me…

Read More

Shumë qytete në Ukrainë, përfshirë edhe kryeqytetin janë nën rrethim. Megjithatë rezistenca e fortë ukrainase i ka bërë rusët të ngecin në vend duke mos përparuar dot. Por, këta të fundit nuk po dinë të bëjnë dallime duke bombarduar edhe ndërtesat e banuara ku banojnë civilë të cilët janë të pafajshëm. Tani bombardimi i Kievit duket se po bëhet më sistematik dhe po i afrohet qendrës së qytetit. Dje u synuan apartamente, një stacion metroje dhe vende të tjera publike. Duke folur gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpërthimet goditën katër ndërtesa të larta dhe vranë dhjetëra njerëz…

Read More

Gjykata e Apelit të Tiranes nuk e shpalli dot vendimin për efektivin Nevaldo Hajdari i cili vrau Klodian Rashën në vitin 2020. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se trupa gjykuese ishte tërhequr per vendim por për shkak të një anomalie vendimi do të bëhet publik në një seancë tjetër. Kur trupa gjykuese është tërhequr për vendim seanca nuk është regjistruar audio dhe sipas rregullave procesverbali konsiderohet i pavlefshëm. Palët do të thërriten sërish sot pasdite për të ripërsëritur faktet e tyre dhe të dëgjohen pretendimet e tyre. Ende nuk është e qartë nëse vendimi do të merret sot. Kujtojmë…

Read More

Nga Bret Stephens, “The New York Times” Data e zakonshme e dhënë për fillimin e Luftës së Dytë Botërore është 1 shtatori 1939, kur Hitleri pushtoi Poloninë pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop. Por kjo ishte vetëm një në një seri ngjarjesh që në atë kohë mund të dukeshin të shkëputura. Midis tyre: Pushtimi japonez i Mançurisë në 1931. Pushtimi italian i Abisinisë në 1935. Rimilitarizimi i Rheinlandit në 1936 dhe Lufta Civile Spanjolle, e cila filloi në të njëjtin vit. Bashkimi me Austrinë dhe kriza e Sudeteve në 1938. Pushtimi sovjetik i Polonisë javë pas atij gjerman dhe pushtimet në…

Read More

Ditën e sotme, Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës dhe benzinës të jetë 203 lekë/ litri nga sot e deri në datën 21 mars. Krijimi i Bordit të Transparencës dhe ndërhyrjet e tij vijnë pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën. Megjithatë, kjo ndodhte atëhere kur çmimi i naftës në bursë arriti në më shumë se 130 dollar për fuçi, ndërsa tashmë që ai ka zbritur nën 100 dollar, ulja po reflektohet shumë ngadalë.…

Read More

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në zonën e Kamzës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Triple Play”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore. 47-vjecari, së bashku me nipin e tij, shtetasin R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në…

Read More