Author: tirana

Forcat ruse dyshohet se kanë rrëmbyer kryebashkiakun dhe zëvendësin e qytetit port ukrainas Skadovsk, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Oleksandr Yakovlev, kryebashkiak i Skadovsk, një qytet port në rajonin Kherson të Ukrainës , dhe zëvendësi i tij, Yuri Palyukh, dyshohet se u kapën nga ushtria ruse, raportuan mediat lokale.

Read More

“BBC” ka shkruar se mbi 1.89 milionë njerëz të larguar nga Ukraina janë strehuar në Poloni që prej nisjes së luftës, ndërkohë që më shumë se 500 000 të tjerë mund të jenë larguar tashmë nga vendi. Mësohet se afro 94% e atyre që kanë kaluar kufirin kanë qenë shtetas ukrainas. Vetëm ditën e djeshme, plot 66,600 njerëz kaluan kufirin, 7% më pak se ditën e hënë. Ndërsa sot rreth 13,600 njerëz kanë kaluar kufirin. Shumica e refugjatëve në Poloni po strehohen në qytete të mëdha, duke përfshirë Varshavën, Krakovën dhe Wroclaw.

Read More

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell ishte sot në Bosnjë dhe Hercegovinë ku gjatë një konference për shtyp tha se edhe Ballkani Perëndimor, ashtu si e gjithë Europa do të vuajë pasojat e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Më tej, Borrell ka bërë edhe një paralajmërim të fortë duke u shprehur se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është tejet në rrezik dhe se sot ai duhet të konsiderohet me më shumë rëndësi se kurrë. Ai shprehu mendimin se në këtë rajon duhet të ketë një rritje të ushtrive. “Vala goditëse e luftës në…

Read More

Pularitë në zonën e Durrësit janë prekur ditët e fundit nga gripi i shpendëve dhe numri i pulave që kanë ngordhur është tepër i lartë. Paraprakisht bëhet me dije se më shumë se 400 mijë pula kanë ngordhur, por nuk është e qartë se cili variant i virusit ka rënë. Nga institucionet shtetërore deri tani nuk ka asnjë reagim për këtë situatë, ndaj dhe shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve nuk është përcaktuar plotësisht. Sipas pronarëve të këtyre bizneseve, virusi prek rrugët e frymëmarrjes dhe shkakton ngordhjen e pulave. Vetëm në njërën nga pularitë e qytetit të Durrësit janë groposur…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula akuzon kryeministrin Rama që me politikat e tij qeveritare po detyron çdo vit mijëra njerëz të largohen nga vendi. Duke iu referuar shifrave të fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian ai thotë se në vitin kur Rama fitoi mandatin e tretë, jo pak por 11 mijë shqiptarë kërkuan azil në një vend të BE-së. Statusi i Sulës Edi Rama, Vladimir Putin i Shqipërisë! Ja pse thot kryeministri që jemi në luftë! Ukraina po përballet me agresionin rus që nga Shkurti i këtij viti. Sulmet çnjerzore atje po marrin jetë të pafajshme njerzish…

Read More

Mësohet se disa pika të diskutimeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë afër gjetjes së dakordësisë duke na bërë të kuptojmë një marrëveshje në tavolinë mes dy vendeve mund të mos jetë shumë larg. Nga Rusia njoftojnë se në bisedimet e paqes, ata dhe pala ukrainase janë afër kompromisit për statusin “neutral” për Kievin nën një konsideratë “serioze”. Kjo vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky tha se vendi i tij duhet të pranojë se nuk do të bëhet anëtar i NATO-s – një deklaratë që pritej të hapte rrugën për një lloj marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Ministri i Jashtëm…

Read More

Elsa Lila është një nga ato këngëtaret që publiku shqiptare e deshi dhe e përqafoi që në fillimit e para si një adoleshente. Me një zë brilant, Elsa Lila magjepsi publikun teksa ngjitej në skenën e Festivalit të këngës së lehtë në RTSH ku në vitin 1996 fitoi me këngën “Pyes lotin”. Më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Elsa Lila është një ndër personalitetet e njohura të këngës shqiptare, por që ka debutuar me sukses edhe në Itali në Festivalin e Sanremos. Ajo për herë të parë këndoi…

Read More

Justin Bronk, i cili është një hulumtues në Institutin e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar së fundmi se ku po ndodhin luftimet më të ashpra mes ushtarëve rusë dhe atyre ukrainas. Ai thekson se beteja të forta po ndodhin në kryeqytetin e vendit, Kiev si edhe në qytetin jugor të Odesas e në rajonin e Donbasit në lindje. Kiev Qendra qendrore e Kievit herë pas here goditet nga raketa lundrimi dhe balistike, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në periferitë veriore. Por rusët kanë kapacitet të kufizuar. Ata po bëjnë sulme relativisht të vogla, me madhësi të një…

Read More

Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi që trafikonte drogë. Gazeta italine La Republica raporton se në operacionin e policisë së Romës janë arrestuar dhe 13 persona të tjerë, përfshirë dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Megjithatë, këto nuk janë rastet e para që personazhe të famshëm shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë. Rasti më i fundit, i ndodhur pak javë më parë, ishte Arian Begaj pasi u kap e lëndë narkotike. Në shtëpi iu gjetën dhe 50 gram kokainë dhe 9 mijë euro. Në vitin 2016, një tjetër këngëtare ra…

Read More

Policia e Krujës njoftoi se ka vënë në pranga një 47 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet për plagosjen e lehtë me dashje të një personi tjetër në këtë qytet para disa ditësh. Njoftimi i Policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Krujës ndaluan shtetasin I. K., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 13.03.2022, ka goditur me mjete prerëse shtetasin A. L”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ( FDA ) i është kërkuar që të miratojë aplikimin e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid-19 për të rriturit mbi moshën 65 vjeç. Kërkesa ka ardhur nga Kompanite Pfizer dhe BioNTech të cilat rekomandojnë vaksinën e tyre për t’u mbrojtur nga virusi. Në një deklaratë të tyren, kompanitë thanë se kjo kërkesë vjen duke u bazuar në të dhënat e mbledhura në Izrael në kulmin e valës epidemike të shkaktuar nga varianti i llojit Omicron të koronavirusit. Mesa bëjë me dije kompanitë Pfizer dhe BioNTech, të dhënat nga Izraeli tregojnë qartë se…

Read More