Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Por edhe pse në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme, ato nuk do të mund të sjellin reshje në Shqipëri. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar…
Author: tirana
Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në komunat ku mbi 20 për qind e popullsisë është me shqiptarë. Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. “Uniformat policore në Shkup dhe në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare (gjuhën shqipe) të ndryshme nga maqedonishtja, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që përdoret nga së paku 20 për qind e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e…
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, e ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar protestat për rritjen e çmimeve në Shqipëri, si dhe deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama. Denaj tha se gjuha ultimative e përdorur nga protestuesit nuk është e duhura, duke theksuar se në këto raste duhet dialog. Ajo theksoi se duhet të kuptojmë që edhe Shqipëria si vendet e tjera të botës është e prekur nga lufta në Ukrainë. “Protestat janë një shprehje e demokracisë. Nëse ultimatumet vijnë për heqje taksash, kur nuk kuptohet për se janë këto taksa, kjo nuk është…
Anijet luftarake ruse kanë bombarduar brigjet e Odessa-s. Mediat në Ukrainë raportojnë se si pasojë e sulmit kanë mbetur të lënduar të paktën dy persona. Ndërkohë, pamjet satelitore tregojnë 14 anije të flotës ruse që janë duke lundruar në drejtim të Odessa-s. Mes tyre është edhe një anije amfibe 120 metër e gjatë Pyotr Morgunov. Kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov deklaroi dje se forcat ruse do të përpiqen të avancojnë nga territoret që ata kanë pushtuar në rajonin e Mykolaiv drejt rajonit të Transdniestrisë të kontrolluar nga separatistët e Moldavisë, ku janë vendosur trupat ruse. Nëse ky skenar realizohet, atëherë Odesa mund…
Kompanitë farmaceutike perëndimore po tërhiqen nga Rusia, ndërsa pushtimi i Ukrainës po hyn në javën e tretë. “Novartis” po pezullon të gjitha investimet ruse dhe aktivitetin e marketingut, dhe gjithashtu do të bëjë një donacion prej 3 milionë dollarësh për OJQ-të e ndryshme, raporton BBC. “Eli Lilly” thotë se ka ndalur investimet, promovimet, provat klinike dhe eksportin e ilaçeve jo thelbësore. Kompania gjithashtu do të dhurojë fitimet nga shitjet e mbetura në Rusi për ndihmë humanitare. “AbbVie”, “Bayer”, “Bristol Myers”, “Squibb”, “Pfizer” dhe “Sanofi” kanë njoftuar po ashtu së fundmi se do të ndalojnë disa operacione në vend.
Kryeministri i Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë kanë mbërritur me tren në Kiev, për të biseduar me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës. Udhëheqësit do të diskutojnë për “mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e sanksioneve kundër agresionit rus”. Më herët gjatë ditës, presidenti Zelensky iu drejtua parlamentit të Kanadasë, duke kërkuar ndihmë konkrete nga Perëndimi. “A mund ta imagjinoni kur telefononi aleatët tuaj dhe pyesni, ‘të lutemi mbyllni qiellin, mbyllni hapësirën ajrore, ju lutemi ndaloni bombardimet, sa raketa të tjera lundrimi duhet të bien mbi qytetet tona derisa ta bëni këtë?’ Dhe në këmbim, ata shprehin shqetësimet e tyre të thella për situatën?”…
Senatori Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, u dërgoi letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën si vend të pavarur, duke u kërkuar atyre që të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Senatori u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, duke thënë: “Lufta e Kosovës, për dhe arritjen e pavarësisë, tregoi përkushtimin e saj ndaj demokracisë. Shfaqja e fortë e vetëvendosjes jo të dhunshme përputhet fuqishëm me vlerat thelbësore të demokracive të tjera në mbarë botën.”, ka shkruar në letrat…
Pentagoni njofton se disa qytete të mëdha në Ukrainë po gjenden përballë bombardimeve të rënda të forcave ruse. Megjithatë në njoftim theksohet se ushtria ruse vijon të mbetet e bllokuar duke bërë pak përparim në territorin ukrainas, teksa jemi në ditën e 20-të të luftës. Një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane, pohon se autokolona ruse që po lëviz drejt Kievit mbetet rreth 20 km jashtë qytetit. Rusët vazhdojnë të përballen me rezistencë të ashpër në përpjekjen e tyre për të marrë Kharkivin – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – dhe Mykolaiv, një qytet jugor pranë Detit…
Lufta bërthamore nuk është më “e paimagjinueshme” dhe armët atomike “mund” të përdoren, ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon ende. Paralajmërimi është dhënë këtë të martë nga ish-shefi i Forcave Ajrore Britanike, Edward Stringer. “Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme. Jemi disa hapa larg nga konfrontimi i mundshëm me armë bërthamore, që do të ishte një situatë shumë e frikshme për këdo që është i arsyeshëm”, tha ai. Më 27 shkurt, Putin vendosi në gatishmëri të lartë mbrojtjen bërthamore, duke ngjallur frikë në të gjithë botën. Ndërkohë, ofensiva e tij në Ukrainë, të paktën sipas ekspertëve, nuk është duke…
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi këtë të martë një projektligj financimi për Ukrainën që do të sigurojë një ndihmë rekord prej 13.6 miliardë dollarësh. Lajmi është bërë publik nga vetë presidenti Biden përmes një postimi në Twitter fill pas nënshkrimit të projektligjit. “Sapo nënshkrova projektligjin e financimit dypartiak të qeverisë – duke e mbajtur qeverinë të hapur dhe duke siguruar një financim historik prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën”, shkruan Biden në Twitter.
Pesë ushtarë rus kanë ngritur akuza ndaj Vladimir Putinit dhe Rusisë duke thënë se janë përdorur “si mish për top”, në pushtimi ne Ukrainës. Në një konferencë për shtyp të transmetuar në TV ukrainas, pesë ushtarë me fytyrë fëminore, thanë se mbrojtësit ukrainas e thyen kolonën e tyre “në hi” pasi mbetën vetëm pa ushqim dhe pa karburant për pesë ditë. Ata deklaruan se Putini i ka mashtruar për t’i dërguar në një luftë të pafitueshme. “Ne duam të ndalojmë, duam t’i themi të vërtetën gjithë botës. Fëmijët po vdesin për asgjë,” Putini është gënjeshtar. Unë dua të shkoj në shtëpi,…
Lufta në Ukrainë ka vënë në gatishmëri të plotë të gjitha shtete europiane. Së fundmi në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane po qarkullon një urdhër ku u kërkohet forcave të armatosura të qëndrojnë në gatishmëri të plotë. ‘Vlerësoni me kujdes pushimin e hershëm, departamentet të jenë në gatishmëri operacionale “100% me fuqi”, “të orientuar drejt luftimeve”. “Sigurohuni për nivelet më të larta të efikasitetit të të gjitha automjeteve, helikopterëve dhe sistemeve të armëve dhe të artilerisë, kështu shkruhet në qarkoren e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane. Në dokumentin që u publikua nga Rifondazione Comunista-Sinistra Europea – tregohet gjithashtu…