Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, ka bërë të ditur se trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit. “Ne morëm informacione se ushtria ruse ka marrë peng spitalin tonë më të madh… dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje,” tha nënkryetari i bashkisë. Sipas tij, aty ndodhen 400 persona që janë marrë peng nga ushtria ruse.
Author: tirana
Analisti i njohur, Dusan Janjiç, ka komentuar në një televizion në Serbi rreth konfliktit Ukrainë -Rusi, duke thënë se Vladimir Putin do të rrëzohet nga shërbimet sekrete ruse, ashtu siç ka ardhur në pushtet. “Unë fare nuk merrem me qëllimin e Putinit. Asnjë analizë serioze nuk merret me këtë, por merret me trendin, se si do të duket ky konflikt i armatosur dhe se si do t’i vijë fundi. Sa i përket Putinit, ai është heroi tragjik, sikur në tragjeditë e vjetra greke, atë e kanë dënuar zotat, zotat janë të fuqishmit e të ashtuaquajturit “Shteti i thellë” i Rusisë,…
Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova është gjobitur me 257 euro pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë live në televizion. Ajo u arrestua menjëherë pas këtij gjesti, ndërsa sipas mediave të huaja Ovsyannikova tashmë është lënë e lirë.
Ka nisur në ambientet përballë kryeministrisë dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve. Në fjalën e tij aktivisti Migen Qiraxhi shprehu solidarizimin e protestuesve me Ukrainën dhe njoftoi se protesta do të pezullohet deri të shtunën. Shkak për pezullimin është bërë lënia e një afati 3-ditorë që qeveria të njihet me kërkesat e protestuesve dhe të reflektojë. “Ne jemi të gjithë sodilarizuar me të gjithë ata qytetarë që po u shkatërrohet shteti i tyre. Ne jemi të gjithë të solidarizuar me Ukrainën, e cila po përballet ndaj represionit ushtarak. Ne jemi të gjithë qytetarë të arsimuar dhe të…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.Janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një…
Nga Gëzim KabashiGiuseppe Palumbo jetonte në Durrës prej disa vitesh, por ai vendosi të blejë shtëpi vetëm kur u kurorëzua në martesë me partneren e tij shqiptare. “Bleva një apartament në shëtitoren “Taulantia”, pranë detit, pasi edhe çmimet po rriteshin vazhdimisht,” tha për BIRN Giuseppe, i cili ka lënë Napolin, qytetin e lindjes për ta kaluar periudhën e pensionit në bregdetin shqiptar. Palumbo është pjesë e një grupi të madh pensionistësh nga Italia që jetojnë në Durrës dhe në Tiranë, dhe që sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve nuk taksohen për vlerën e pensionit. Por kohët e fundit numri i…
Rambo është qenushi që po bën xhiron e rrjetit. Ai ishte i ekspozuar ndaj të ftohtit dhe urisë, ndaj ushtria ukrainase vendosi ta adoptonte, duke e kthyer në një farë mënyre në një nuskë fatsjellëse. “Ai është roja jonë”, thotë një nga ushtarët për qenushin. Ndërkohë, Rambo, duke tundur bishtin dhe duke kërcyer, pa dyshuar për tragjedinë që po ndodh rreth tij. Bëhet një hap gëzimi në trishtimin dhe nostalgjinë e burrave për shtëpinë dhe familjen e tyre. I konsideruar si “kujdestar”, pavarësisht nga përmasat e vogla, Rambo me dëgjimin e tij të shkëlqyer, paralajmëron për çdo kërcënim të afërt.
Rusia është larguar nga Këshilli i Evropës. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e lajmeve ‘Tass’, por nuk bëhen me dije të tjera detaje. Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Telegram se ai kishte dorëzuar një letër nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ku njoftonte vendimin e Moskës. Këshilli i Evropës kishte pezulluar anëtarësimin e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi ajo pushtoi Ukrainën. Të hënën, kryeministri ukrainas Denys Shmygal i kishte kërkuar Këshillit të dëbonte Rusinë.
Rusia ka shpallur “non grata” kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau. Vendimi i Moskës zyrtare vjen pasi Kanadaja ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë, ndërsa ka dhënë ndihma të konsiderueshme për Ukrainën, e cila është në javën e tretë të agresionit ushtarak të Vladimir Putin. Trudeau njoftoi, ndërsa vizitoi Evropën javën e kaluar, se Kanadaja do të dërgojë 50 milionë dollarë të tjera pajisje të specializuara për të ndihmuar Ukrainën. Kanadaja ka dhënë gjithashtu 145 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe ka krijuar masa të reja imigracioni për të ndihmuar njerëzit që ikin nga lufta.
Shenja e vogël, e rrumbullakët që pothuajse të gjithë kemi në krahun e majtë në përgjithësi është shenje nga vaksina e dhenve. Para vitit 1970, kjo vaksinë ishte shumë e përhapur. Për të realizuar vaksinën, një gjilpërë hyn në lëkurë dhe zhyt virusin e gjallë të vaksinës në krahun e personit disa herë. Sa herë që gjilpëra kalon nëpër lëkurë, vaksina përhapet dhe formohen fshikëza dhe ënjtje, për këtë arsye që plagët janë të gjera. Menjëherë pas vaksinës, një zmadhim i vogël shfaqet në zonën e lëkurës që vazhdon për një periudhë prej 6 deri në 8 orë më së…
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për mosshkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke hedhur poshtë kërkesën e Kuvendit. Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me rendin dhe sigurinë publike dhe retorikën e presidentit gjatë fushatës elektorale në mbrojtje të votës, sipas Gjykatës, nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Po ashtu, Kushtetuesja nuk arriti në përfundimin se Presidenti ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës në drejtim të ushtrimit të funksionit si Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, si dhe nuk ka konstatuar shkelje në veprimtarinë e tij që lidhet me marrëdhëniet me partnerët strategjikë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se populli ukrainas është në luftë për jetën. Përmes një konference për mediat, Zelensky është shprehur se Rusia po përdor ndaj tyre tanke, bomba nga ajri, raketa dhe artileri të rëndë, ndërsa shton se çdo goditje mbi Ukrainën do të jetë një hap drejt vetëshkatërrimit të Rusisë. “Jemi në luftë për jetën. Ne zgjedhim jetën me raketa, bomba ajri, artileri, tanke dhe gjithçka që trupat ruse përdorin për të na shkatërruar. Çdo gjë që Rusia po përdor mbi ne. Di të them se çdo goditje në Ukrainë, është një hap drejt vetëshkatërrimit të Rusisë”,…