Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar situatën politike brenda demokratëve. I pyeturnëse ka negociata mes deputetëve të PD dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit për bashkimin e partisë, Bylykbashi e mohoi. Ai tha se është e përcaktuar në statut se si bashkohet partia, që është përmes procesit të votimit. “Për sa i takon atij që është organi më i madh vendimmarrëse që është Kuvendi që u mblodh më 11 Dhjetor, nuk ka një kryetar, por është organi kolegjial që është Komisioni i Rithemelimit që është i përkohshëm, që me Kuvendin e…
Author: tirana
Krahas gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe do të jetë e stampuar tashmë në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut. Lajmi është dhënë nga zëvendëskryeministri shqiptar, Artan Grubi me anë të një njoftimi në rrjetet e tij sociale. “Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin,”– shkruan zëvendëskryeministri Artan Grubi. Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e…
Një i ri nga Berati rezulton i humbur që prej datës 12 mars 2022. Llazar Palla doli nga oborri i banesës në fshatin Sqepur pasditen e të shtunës së kaluar dhe u zhduk në pak minuta. 23-vjeçari i cili as nuk flet dhe as nuk dëgjon është parë nga bashkëfshatarët teksa zbriste rrugën në të dalë në fshtatit. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” vëllai i tij Flori Palla tregoi me detaje momentet e fundit që Llazari humbi nga sytë e familjarëve. Para 3 ditësh, të shtunën e kaluar pasdreke u ngrit nga gjumi dhe kërkoi për të ngrënë dhe…
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar faturën e energjisë elektrike të një qytetari shqiptarë që jeton në Firence të Italisë, si përgjigje për protestuesit që kërkojnë uljen e çmimeve në vend. Në faturën e publikuar nga Rama, shqiptari që jeton në Firence thekson se ka paguar 600 euro energji elektrike, edhe pse në Itali rrogat që marrin janë 1500 euro. Postimi i Ramës: Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst: “Zoti Kryeministër! E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej.…
Syzet e bardha duket se janë bërë shkak që Trixa e Donaldi të marrin sërish vëmendjen me postimet e tyre. Pak ditë më parë aktori publikoi një foto me një palë syze dielli me skelet të bardhë, krahas së cilës shkroi: Këto janë syze për goca më duket. Një orë më vonë Beatrix publikoi një video duke provuar modele të ndryshme syzesh, të ngjashme me ato që kishte vendosur Donaldi. “Nuk më mungojnë asnjehere një palë të tilla”, shkroi ajo. Mirëpo, si për të shuar zërat në rrjet, Donaldi ka ndarë në Instastory një foto të syzeve, duke etiketuar Sara…
Nga 16-21 mars, Muzeu Kombëtar në Tiranë do të mikpresë ekspozitën “STREETART” të titulluar “Ne jemi heronjte tanë”.Same84, një nga artistët më të rëndësishëm të rrugës të dekadave të fundit, prezanton një ekspozitë unike arti.Kjo ekspozitë është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe bashkë me të do të nisë një sërë veprimtarish të ngjashme në vitet në vijim.Në këtë ekspozitë artisti grek Same84 prezanton shumë nga punimet e tij të reja në telajo, të cilat janë punuar me teknikë të përzier, duke mbajtur kështu të njëjtën teknikë me të cilën punon muret në hapësirën e hapur publike. Ky…
Krahas kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski i cili u vra në afërsi të Kievit të hënën, është vrarë dhe një gazetare ukrainase 24-vjeçare, e cila gjithashtu punonte për televizionin amerikan. Oleksandra Kuvshinova, kishte qenë korrespondente për Fox News që nga dita e parë e nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Ajo u përshkrua si vajzë “e hareshme dhe e sjellshme” nga një producent i Fox News, i cili kishte punuar me të gjatë konfliktit, raporton skynews. Kujtojmë gjithashtu e vetëm pak ditë më parë është vrarë edhe një gazetar amerikan, Brent Renaud teksa u plagos kolegu i tij, Juan…
Sipas raportimeve të “Mirror”, Manchester United është gati të hidhet në sulm për Harry Kane, yllin e Tottenham. Sulmuesi anglez ishte afër transferimit të City verën e kaluar, por gjë që nuk u realizua në fund. Tottenham e di shumë mirë se këtë merkato do të jetë shansi i fundit për ta shitur me një shifër të lartë, dhe Manchester United është duke e parë këtë mundësi pasi planifikohet që Ronaldo dhe Cavani të largohen në fund të sezonit. Gazeta britanike raporton se Manchester United mendon se 100 milionë paund janë të mjaftueshme për të sjellë bomberin anglez në Old…
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës Ruse të Futbollit për heqjen e sanksioneve që UEFA vendosi ndaj klubeve dhe sportisteve ruse në garat evropiane. Në këtë mënyrë CAS i ka dhënë një tjetër goditje Rusisë, pasi kjo e fundit vazhdon akoma sulmet e saj ndaj Ukrainës. “Vendimi i kontestuar mbetet në fuqi “, thuhet në shënimin e UEFA-s, dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse mbeten të pezulluara për aq kohë sa nuk do të merret vendim tjetër.” Sa u përket sanksioneve të FIFA-s (e ka pezulluar Rusinë nga të gjitha garat),…
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu do të vizitojë Moskën ditën e nesërme dhe më pas Ukrainën të enjten. Kjo vizitë e tij vjen në vazhdën e përpjekjeve të Ankarasë për të ndërmjetësuar palët që janë në konflikt. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, cituar nga Anadolu.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se paketa e rezistencës për të mbështetur fermerët është 1.45 miliardë lekë. Me anë të kësaj pakete fermerët do të kenë mundësi për të zhvilluar aktivitetin e tyre. “Paketa e rezistencës sociale 1.45 miliardë lekë për naftë pa taksa për ferëmerët”, shkruan Rama. Kryeministri prezantoi pak ditë më parë paketën e rezistencës sociale me 7 pika për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve për të përballuar krizën dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve së fundmi në vendin tonë.
Aktori Florian Binaj, është shprehur me ironi se protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve është sponsorizuar nga Rusia. Gjatë fjalës së tij, ai thotë se nëse ata janë sponsorizuar nga Rusia, po qytetarët që janë larguar nga vendi ynë, kush i ka paguar. “E ka bërë qeverinë si vodka absolute, vetëm ai. E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, po ata që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë. Unë dua të bëj një falënderim për sponsorat rusë që na bënë të mundur të dalim në protestë. E zëmë…