Author: tirana

Një refugjate 18-vjeçare nga Ukraina raportohet se është përdhunuar nga dy burra në bordin e një anijeje-hotel që Gjermania kishte vënë në dispozicion të evakuimeve nga lufta. E reja akuzon se ishte përdhunuar nga dy burrat njëri pas tjetrit në anijen hotel Oscar Wilde, të cilët janë arrestuar tashmë për sulmin e 6 marsit, shkruan e përditshmja gjermane Bild .Anija raportohet se përvec klientëve me pagesë kishte marrë dhe rreth 25 refugjatë ukrainas që i largoheshin luftës në Ukrainë. Të larguarit nga Ukraina janë kryesisht gra e të moshuar dhe shqetësimet kanë qenë në rritje për mbrojtjen e tyre nga…

Read More

Tre vajza arritën të vidhnin në një argjendari një byzylyk shumë të shtrenjtë duke shpërqendruar shitësen. Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes drejtuesit e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat që flisnin italisht. Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës. Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje ,ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes .

Read More

Policia e Kamzës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi përplasi me dashje një punonjese të Policisë Bashkiake. Policia e ka kategorizuar këtë veprim si “goditje për shkak të detyrës” dhe i riu tashmë do të duhet të japë llogari para gjykatës për veprimin e kryer. Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu është konstatuar duke ecur kundravajtje në rrugë nga policja e bashkisë, e cila i ka kërkuar që të ndalojë. Por, ndryshe nga urdhri i marrë, ai i ka dhënë gaz makinës duke e marrë para policen, gjë që i ka shkaktuar dëmtime në trup.

Read More

Në një prej klasave të shkollës ku mëson Savina, ajo që të tërheq më shumë vëmendjen janë disa piktura. Të bukura, plot jetë, por edhe të punuara me shumë dashuri, këto piktura shprehin identitetin e zonës. Idea e parë që të krijohet teksa i vështron është se mund të jenë vepra të një piktori profesionist. Në fakt, disa nga pikturat më të arrira janë të Savinës. Gjimnazistja 17-vjeçare nga Kurbini, përveçse një piktore premtuese për të ardhmen është edhe një nxënëse shumë e mirë. Pasioni për shkencat ekzakte dhe talenti në pikturë ka bërë që ajo ta “projektojë” të ardhmen e saj si…

Read More

The Economist Sulmet ajrore që goditën bazën ushtarake ukrainase pranë qytetit të Yavoriv në fillim të 13 marsit, nuk shkaktuan vetëm 35 viktima, por edhe rritën armiqësitë në perëndim të Ukrainës, një rajon që deri dje ishte i paprekur nga pushtimi rus. Më e rëndësishmja, baza, e quajtur në mënyrë ironike Qendra Ndërkombëtare e Paqeruajtjes dhe Sigurisë, ishte përdorur nga Amerika dhe vendet e tjera të NATO-s për të trajnuar trupat ukrainase. Baza është vetëm 18 km larg Polonisë, një anëtare e NATO-s, dhe është shndërruar në një stacion për armët dhe furnizimet e tjera që vendet e NATO-s po…

Read More

Kjo e martë ka shënuar dhe fillimin e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout ne Laç. Qindra pelegrinë për 13 të marta rresht ndjekin këtë rrugë për tu drejtuar me pas ne Kishën e Shna Ndout, duke u lutur për vete dhe familjarët e tyre. Në lutjet e tyre, veç shëndetit nuk mungoi dhe lutja për përfundimin e luftës në Ukrainë. Një rrugë e gjate e ndjekur me rituale të ndryshme, e deri tek vizita në Shpellën e Shën Vlashit dhe marrja pjesë në meshën tradicionale besimtare me fe të ndryshme vijnë shpresëplotë për të marrë bekime nga ky vend.

Read More

Me shtatë vota pro dhe katër kundër, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka përzgjedhur gjyqtarin e tetë kushtetues. Ai është ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci i cili me marrjen e dekretit nga Presidenti Republikës do të bëhet gjyqtari i tetë Gjykatës Kushtetuese. Beci do të ketë një mandat plotësues prej tre vitesh duke zëvendësuar gjyqtarin e shkarkuar nga vettingu, Fatmir Hoxhën. Ndërsa zëvendësuesi i Vitore Tushës kryetares në detyrë me mandat të përfunduar pritet të zgjidhet në ditët në vijim.

Read More

Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk këshillohen të ndërmarrin ndonjë udhëtim të lodhshëm gjatë kësaj dite, pasi mund t’ju shkatërrohet dita e pushimit. Rekomandohet të vizitoni ndonjë mik ose të dilni me kolegët. Bëni kujdes me alkoolin nëse dilni në mbrëmje. Demi Demët mund të përfshihen në disa situata argëtuese ose mund të marrin pjesë në ndonjë aventurë. Kjo e mërkurë ka të gjitha shanset për të shkuar mirë. Në mbrëmje do të krijohet një situatë mjaft e këndshme me plot të qeshura. Binjakët Binjakët mund të mërziten për shkak të disa ngjarjeve të papritura më 16 Mars. Dilemat…

Read More

Teksa mijëra qytetarë të huaj po shkojnë në Ukrainë në mënyrë vullnetare, me qëllim që t’i ndihmojnë këtij shteti të mbrojë veten nga pushtimi rus, disa prej tyre mund të përballen me pasoja ligjore kur të kthehen në shtetet e tyre. Shtetet e Ballkanit Perëndimor sanksionojnë pjesëmarrjen në konflikte apo luftëra të huaja. Në Kosovë, shembull, që prej vitit 2015 ndalohet bashkëngjitja në konflikte të armatosura jashtë vendit. Qytetarët e Kosovës mund të dënohen deri në 15 vjet burgim nëse marrin pjesë në një konflikt të armatosur jashtë territorit të shtetit. Pjesëmarrja në konflikte të huaj po ashtu u ndalohet…

Read More

Një anije me flamur rus është shfaqur së fundmi në Durrës, në një kohë që shteti shqiptar ka vendosur sanksione ndaj shtetit të drejtuar nga Vladimir Putin. Në lidhje me këtë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një reagim, duke thënë se anija në fjalë ishte marrë me qera nga një kompani britanike. Njoftimi i ministrisë: Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për një anije me flamur rus që po përpunohet në Porto Romano, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:about:blank Anija për transportin e mallrave të përgjithshme, me emrin “Neptun” me IMO 9358010 me flamur rus,…

Read More

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Universi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Burime zyrtare bënë me dije se të rinjtë akuzohen për 3 raste të vjedhjeve të ndryshme të banesave dhe të bizneseve në zonën e Kamzës. NJOFTIMI I POICISE Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5 Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve të ndryshme, të kryera nga këta shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të…

Read More