Kina ka deklaruar se është “gjithmonë kundër përdorimit të sanksioneve për të zgjidhur problemet”, sepse ato “dëmtojnë jetesën e njerëzve në të gjitha vendet” në shenjën e fundit të zhgënjimit në rritje për pasojat e luftës së Putinit në Ukrainë. Ministri i Jashtëm Wang Yi, duke folur gjatë një telefonate me homologun e tij spanjoll Jose Manuel Albares të martën, tha se Kina “nuk duhet të preket” nga sanksionet e Perëndimit, sepse vendi “nuk është palë në krizë”. Kina e ka “kundërshtuar gjithmonë përdorimin e sanksioneve për të zgjidhur problemet, e lëre më sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë…
Author: tirana
Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione për 370 individë të tjerë rusë, oligarkë e miliarderë, mes tyre edhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, Për 370 individë dhe subjekte janë vendosur sanksione që përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit. Disa nga emrat e rinj në listë përfshijnë: Dmitry Medvedev – ish- president i Rusisë Dmitry Peskov – Zëdhënësi i Putinit Sergei Shoigu – Ministër i Mbrojtjes Maria Zakharova – zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Margarita Simonyan – kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT të mbështetur nga Rusia Pyotr Aven – bashkëthemelues i bankës më të madhe të…
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje autoritete ruse që të mos ndëshkojnë gazetaren e cila protestoi live gjatë edicionit informativ në televizionin shtetëror rus “Channel One”, me një pankartë ku shkruhej “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës”. KB thonë se Rusia nuk duhet të ndëshkojë gazetaren për ushtrimin e të drejtës së saj për fjalën e lirë. Më herët Kremlini kritikoi ashpër verimin e gazetares ruse. Autoritetet ruse e cilësuan veprimin e gazetares huliganizëm. Presidenti rus Vladimir Putin i ka shpallur të jashtëligjshme protestat në Rusi, në një tentativë për të ndaluar rusët të mësojnë të vërtetën e asaj…
Aplikacioni Starlink i Elon Musk – i cili u lejon njerëzve akses në një shërbim interneti të bazuar në satelit është bërë më i shkarkuar në Ukrainë. CEO i SpaceX ofroi këtë shërbim pasi presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën muajin e kaluar. Që atëherë, shifrat tregojnë se aplikacioni është shkarkuar pothuajse 100,000 herë në Ukrainë, ndërsa shkarkimet në rang global janë trefishuar në dy javët e fundit. Sensor Toëer, një firmë që ofron të dhëna të App Store dhe Google Play, tha se aplikacioni u shkarkua 21,000 herë globalisht në të dy dyqanet të dielën. Kujtojmë se dy ditë më parë Musk, ka sfiduar presidentin…
Në bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit të vogël, e mori fjalën edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili komentoi koncertin e këngëtarit të famshëm të muzikës latine, Maluma, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. “Njëzetë mijë vetë në Tiranë vendosën të shkojnë në koncert. Këtë nuk e ndalon dot, se edhe një koncert i sjell vlerë qytetit. Një natë më parë, Maluma dha koncert në Paris, sot është në Londër, ose anasjelltas – pra, në dy kryeqytete të rëndësishme të Europës. Bashkia e Tiranës sigurisht që do t’ia japë sheshin për koncert sepse s’mund…
Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Akuzat që rëndojnë mbi ta fillojnë nga kanabis, armë si dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A.,…
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon duke shënuar sot ditën e 20-të të saj, ndërsa të dy vendet kanë zhvilluar pothuajse çdo ditë takime mes tyre për të provuar të arrijnë një marrëveshje në tavolinë dhe të dorëzojnë njëherë e përgjithmonë armët e tyre. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që prej datës 14 mars regjistrohen 636 civilë të vrarë nga të cilët 46 janë fëmijë dhe 1125 persona të tjerë janë plagosur , 62 prej tyre të mitur. Megjithatë, “AS” raporton se si Rusia, ashtu edhe Ukraina duan që t’i japin fund luftës. Kërkesat e…
Dashnor Sula është një ndër deputetët që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së dhe hapjen e partisë duke integruar në të edhe mbështetësit e Berishës. Mirëpo, për të ndodhur kjo, duhet që fillimisht të thyhet akulli mes grupeve që prej disa muajsh kanë sulmuar dhe akuzuar njeri-tjetrin. Në lidhje me këtë, Dashnor Sulaj tha në “Log.” se po negociohej duke përmendur edhe emrat e deputetëve që po e bëjnë këtë. Sipas tij, negociatorët mes grupit të Bashës dhe atij të Berishës janë deputetët Flamur Hoxha; Alfred Rushaj si edhe ai vetë. Madje, Sulaj tha se kishte…
Në bashkëbisedimin që po bën me përfaqësuesit e bizneseve të vogla, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera, ka përmendur sërish koncertin e këngëtarit Maluma i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Rama siguroi qytetarët për të disatën herë se nuk është bërë asnjë investim në lidhje me ardhjen e tij këtu. Ai shtoi se në fillim ka menduar që “Maluma” ishte ndonjë epitet i vendosur për ndonjë ministër, pasi nuk e ka njohur më parë kush ishte Maluma. “Më parë po ja kaloj fjalën Lalit për Malumën, që unë deri dje nuk e dija kush ishte , mendoja…
Një sasi tritoli iu vendos para banesës së një 44- vjeçari, ish-inspektor i Pyjores, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi u akuzua pak muaj më parë për “Shpërdorim detyre”. Ngjarja ndodhi në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku tritoli ka shpërthyer gjatë natës, por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Arben Xhukellari është pronari i banesës ku është vendosur tritoli – një person që ishte në arrest shtëpie. 44-vjeçari ka punuar në Bashkinë e Pogradecit, në sektorin e Pyjores si inspektor, kohë kur edhe u akuzua për shpërdorim të detyrës. Si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan muret…
Dy vëllezër në Tiranë janë arrestuar nga policia pasi tentuan të vrisnin me thikë një 45-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë prangosjen në flagrancë të shtetasve: – A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në…
Lufta i ka ndarë familjet ukrainase dhe ka lënë fëmijët pa prindër. Prindërit që mbijetojnë pyesin se si t’ua shpjegojnë të gjitha fëmijëve. Në spitalin kryesor të fëmijëve të Kievit, Ohmatdyt, Milana Bashinsky ishte një gjashtëvjeçare e gëzuar që luante me lodra dhe një tabletë kompjuteri, ndërsa shërohej nga plagët në këmbë, të cilat kërkonin transplantim të lëkurës. Por çdo ditë, tha babai i saj Oleksiy, ajo vizatonte një fotografi për nënën e saj, Diana e cila u vra në të njëjtin sulm me raketë në të cilën u plagos vajza e saj. “Raketa e parë goditi shtëpinë e një…