Grupi i Rithemelimit nëpërmjet një kërkese të drejtuar kryetares së Kuvendit, i ka kërkuar kësaj të fundit një interpelancë me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Janë gjithsej 9 deputetë që e kërkojnë këtë interpelancë me kryeministrin lidhur me Gjendjen e Rezervës së Sigurisë së Naftës dhe për Gjendjen e Rezervave Materiale të Shtetit. Gjithashtu, kjo interpelancë me Ramën kërkohet edhe për paketën për përballimin e krizës. Në këtë kërkesë thuhet se “në kushtet e gjendjes së luftës në Ukrainë kërkohet interpelancë për: 1- Paketa e masave për përballimin e krizës.2- Gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit3-Gjendja e Rezervës së Sigurisë…
Author: tirana
Rama gjatë një takim me përfaqësues të biznesit të vogël u shpreh se do ketë zerim të taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, duke filluar nga prill. Po ashtu sipas Ramës 32 mijë lekë të rinj bëhet paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore. 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike, në faturat e bizneseve të vogla dhe konsumatorëve familjarëve. “Nuk është kohë lehtë. Dhe rritja e çmimeve të krijojë alarm dhe ndjenjë pasigurie.…
Parlamenti grek pritet të miratojë këtë javë paketën sociale 2 miliardë euro, ndërsa kryeministri Kyriakos Micotakis do të shpallë edhe masat e reja të rezistencës ndaj shtrenjtësisë. Masat nuk mund të jenë konstante, por të fokusuara në shtresat e shoqërisë për të cilën vërtet çmimet e javëve të fundit janë të papërballueshme.Prioritet kanë qytetarët me të ardhura të ulëta vjetore, ndërsa do të vijohet me subvencionim masiv në llogaritë e energjisë elektrike dhe gazit natyror për ngrohje. Subvencionimi i llogarive, sipas zëdhënësit të qeverisë përshin familje, biznese dhe bujqërit-blegtorët. Lidhur me karburantet, zëdhënësi ka deklaruar se do të përgatitet një…
Mesfushori Christian Eriksen është rikthyer sërish tek skuadra përfaqësuese e Danimarkës 9 muaj pasi pësoi një atak kardiak në fushën e blertë në Europianin e kaluar. Eriksen, i cili momentalisht luan tek Brentford në Premier League pas largimit nga zikaltërit e Inter, ka nisur të luajë përsëri futboll kohët e fundit. Kasper Hjulmand, trajneri i Danimarkës, ka vendosur që ta ftojë edhe mesfushorin për ndeshjet miqësore që kombëtarja daneze do të luajë kundër Holandës dhe Serbisë, përkatësisht më 26 dhe 29 mars. Eriksen tilbage i landsholdstruppen!Landstræner, Kasper Hjulmand, har netop offentliggjort truppen til de kommende testkampe mod hhv. Holland og…
Edhe këtë herë, Armand Duka arriti të triumfojë në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u zgjedhur për herë të 6-të radhazi në krye të saj. Ndërkohë,përveç votimit për presidentin, në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore u votua edhe për Komitetin Ekzekutiv, ku një vend të sigurt e kishin presidenti, kreu i Shoqatës së Arbitrave dhe një nga kandidatet, Anila Basha, si e vetmja femër, e cila i mori edhe votat. Në përfundim të votimeve, rezultati nxorri fitues këto emra si pjesë të KE të ardhëm: Abdyl Kuriu (38 vota), Anila Basha (35 vota), Arben Dervishaj…
Gazetari i kanalit televiziv amerikan FOX News, Benjamin Hall, është plagosur ndërsa po ndiqte lajmet në zonën e konfliktit në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA). Kanali i lajmeve FOX News në transmetimin e tij njoftoi se gazetari i tyre për luftën, Hall është plagosur teksa po ndiqte një lajm në një zonë të rrezikshme në Ukrainë. Gjatë plagosjes, Hall me origjinë britanike, po punonte në rajonin e jashtëm të Kievit në një zonë të rrezikshme në aspektin e sigurisë. Prezantuesi i FOX News për teleshikuesit ka përcjellë informacionin për plagosjen e punonjësve të tyre me fjalët “Lajme që urrejmë t’i…
Para pak minutash është bërë një kallzim në komisariatin e policisë së Kuçovë pasi një vajzë e mitur dhe një 34-vjeçar raportohen të zhdukur nga familjarët e tyre. Mësohet se në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim F.P., duke thënë se është larguar nga banesa vëllai i tij Ll.P., 34 vjeç, banues në fshatin Sqepur, Dimal. Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim A.G., duke thënë se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S.G.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina qëkur Rusia ka nisur pushtimin e saj më 24 shkurt. Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, tha në një konferencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, se totali është përpiluar nga shifrat e dhëna nga autoritetet kombëtare. Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR, tha se Polonia strehon më shumë se gjysmën e refugjatëve ukrainas: mbi 1.8 milionë. Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh, tha se shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë. Destinacione të tyre janë edhe vendet e tjera fqinje të Ukrainës,…
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ndodhet në një vizitë zyrtare në Beograd lidhur me garantimin e funksionimit të tregjeve ushqimore në rajonin tonë. Ministrja Krifca dhe ministri serb i bujqësisë, Branislav Nedimovic, kanë konfirmuar hapjen e tregut dhe lëvizjen e lirë të grurit dhe misrit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Në kuadër të marrëveshjes Open Balkan, pavarësisht se për tregjet e tjera ndërkombëtare mund të jenë mbyllur, gruri dhe misri nga Serbia do të lëvizin lirisht në drejtim të tregut dhe konsumatorit shqiptar. “Në një takim me ministrin Nedimovic në Beograd patëm mundësinë të diskutojmë edhe njëherë marrëveshjen e Ballkanit të…
Forcat ruse kanë goditur me raketa një aeroport në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro. Kreu i administratës shtetërore rajonale të Dnipropetrovsk, thotë se nga bombardimi ka pasur “shkatërrim masiv”. “Natën armiku sulmoi aeroportin në Dnipro. Dy sulme me raketa”, ka shkruar ai në Telegram. “Pista u shkatërrua. Terminali u dëmtua. Shkatërrim masiv.”
Prokurorët rusë po planifikojnë zgjatjen e dënimit të liderit të opozitës, Alexei Navalny edhe për 13 vite të tjera. Kundërshtari i presidentit aktual Vladimir Putin aktualisht po vuan dënimin prej 2 vite e gjysmë, pasi mbi të rëndojnë një seri akuzash “të rreme” siç i konsideron vetë Navalny. Prokurorët e gjykatës ruse thanë të martën se donin që 45-vjeçari të përballej me 13 vjet burg për “mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore” , sipas agjencisë së lajmeve TASS. Navalny u arrestua për herë të parë në aeroportin Sheremetyevo të Moskës më 17 janar 2021, pasi u kthye nga Gjermania, ku…
E kanë pagëzuar si gruan më të guximshme në Rusi. “Ndaleni luftën”, ishte një nga thirrjet e forta të redaktores Marina Ovsyannikova, e cila teksa jepeshin lajmet në TV ‘Kanali 1’ në Rusi, doli me pankartë kundër regjimit të Putin. Por nuk kaloi shumë, dhe Ovsyannikova u arrestua. Ajo u shfaq pas spikeres, me një mesazh që lexohej qartë: “Jo luftës, ndaleni luftën, mos e besoni propagandën. Ata po ju gënjejnë”. Pamjet në fjalë u shfaqën vetëm në pak sekonda, pasi transmetimi u ndërpre. Ky ka qenë një veprim i guximshëm në Rusi ku njerëzit mund të dënohen më 15…