Author: tirana

Ashtu si ç’pritej, Armand Duka zgjidhet sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas kësaj fitoreje, Duka siguroi mandatin e tij të 6-të si president i FSHF-së pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha. Ky i fundit nuk pranoi të merrte pjesë në këtë Asamble pasi e ka konsideruar atë jo ligjore, jo statutore dhe nje proces totalisht fals. Këtë herë Duka kishte përballë 2 rivalë, Dritan Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova. Duka fitoi 37 vota, ku 2 dolën të pavlefshme ndërsa 4 vota shkuan për Starovën. Ndërkohë, Të pranishëm në këtë Asamble…

Read More

Paraditen e sotme, një makinë e cila ndodhej e parkuar në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re është përfshirë nga flakët. Nga dyshimet paraprake mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin në pronësi të shtetasit me iniciale E. B. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read More

Një bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s do të mundësojë zhvillimin e një trajnimi të përbashkët me temën “Safe & Security” në sajë të organizimit të finales së UEFA Conference League e cila do të luhet më datë 25 maj në Tiranë. Flitet për një aktivitet me pjesëmarrje të nivelit të lartë ku të pranishëm do jenë drejtues institucionesh duke filluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, kompanitë e sigurisë, Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrfikës, Shërbimit të Urgjencave Mjekësore dhe Kryqit të Kuq. Ky trajnim është në vazhdën e përgatitjeve, planeve dhe masave paraprake te ndërmarra nga UEFA, në…

Read More

Don Xhoni është padyshim një prej reperëve më të preferuar të skenë shqiptare. Pavarësisht kohës jo shumë të gjatë në tregun muzikor, ai prapësëprapë ka arritur të zejë vend në mesin e reperëve më të mirë. Suksesi i tij më i fundit është hiti i ri që ai sapo ka publikuar, i cili titullohet “Crypto”. Kjo këngë arriti të grumbullojë vetëm brenda pak orëve plot 1 milion klikime. Këtë gjë e konfirmuar vetë reperi teksa e ka shpërndarë në rrjete sociale ku nuk ka ngurruar të thumbojë dhe kolegët e tij. “1 milion/ 1 ditë Ça të them? Me HIPHOP/DRILL…

Read More

“Skynews” shkruan se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të radhës ku thotë se lufta siguria ushqimore në të gjithë botën mund të rrezikohet prej kufizimeve në importet ruse. Theksojmë se Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta. Të marra bashkë, e gjithë sasia e eksportit që vjen nga këto 2 vende siguron 19% të furnizimeve të elbit në botë, 14% të grurit dhe 4% të misrit. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, Qu Dongyu deklaroi se sanksionet mund të kenë një ndikim veçanërisht…

Read More

Nga Zack Beauchamp, “Vox” Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë duket gjithnjë e më katastrofike, janë shtuar ndjeshëm zërat se ky gabim i presidentit Vladimir Putin, mund të sjellë edhe rrëzimin e tij nga pushteti. Një sërë ekspertësh kanë parashikuar se frustrimi për shkak të kostove të luftës, dhe sanksionet e rënda ekonomike, mund të çojnë në rënien e regjimit të tij. “Sulmi i Vladimir Putinit ndaj Ukrainës, do të sjellë rënien e tij dhe të miqve. Nëse historia është një udhërrëfyes, zullumet dhe llogaritjet e tij të gabuara, dobësitë si strateg dhe të metat në karakterin e tij si…

Read More

Mësohet se kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur sot një shtetrrethim 35-orësh në Kiev i cili hyn në fuqi nga mbrëmja e së martës dhe zgjat deri në mëngjesin e së enjtes. Bombardimet ruse vazhdojnë pa u ndalur në kryeqytetin ukrainas. Situata e tmerrshme e luftës ka detyruar miliona qytetarë ukrainas që të largohen nga vendi për t’i shpëtuar pushtimit rus.

Read More

Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë në 24 shkurt, burime zyrtare të këtij vendi njoftuan mëngjesin e sotëm se trupat ushtarake ukrainase kanë vrarë rreth 13,500 ushtarë rusë gjatë këtyre ditëve luftë. Pra, një numër goxha më i lartë nga ai që zyrtarët rusë kanë konfirmuar. Moska nga ana e saj deklaroi në fillim të marsit se gjatë luftimeve janë vrarë më pak se 500 ushtarë rusë. Nga ana e saj Ukraina pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë dhe një avion luftarak në 24 orët e fundit, shkruan Skynews. Ndërkaq, në total, Ukraina thotë se ka shkatërruar 95…

Read More

Kompozitori i mirënjohur shqiptar i muzikës së lehtë, Vladimir Kotani u dekorua sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Në vlerësimin e dhënë për artistin e shquar, thuhej: “Në vlerësim të kontributit artistik shumëvjeçar, për krijimtarinë e vyer dhe pasurimin e vlerave artistike të muzikës shqiptare. Me mirënjohje institucionale për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj muzikës së lehtë dhe jo vetëm, duke na dhuruar një larmi të pafundme këngësh e melodish, që kanë mbetur të paharruara në kujtesën e artdashësve shqiptarë.” Ndërkohë, në fjalën e mbajtur drejtuar familjarëve dhe kolegëve të Vladimir Kotanit si…

Read More

Nga Jonathan Freenland, “The Guardian” Të enjten, sekretarja e jashtme britanike mbajti një fjalim, në të cilin deklaroi: “Pushtimi i Ukrainës është një paradigme e 11 shtatorit. Megjithatë, natyrisht, kishte disa gjëra që Truss nuk mund ti thoshte. Por pushtimi i Ukrainës mund të jetë më domethënës se 11 shtatori dhe ne duhet të sigurohemi që të mos bëjmë të njejtat gabime përsëri. Sulmet ndaj Nju Jorkut dhe Uashingtonit u cilësuan si një thirrje drejtuar botës demokratike për të mbrojtur parimin themelor të lirisë. Kjo thirrje është më e zhurmshme tani, jo vetëm sepse kërcënimi që paraqet Vladimir Putin është…

Read More

Të gjithë avionët e pasagjerëve rusë nuk mund të udhëtojnë dot në Europë për shkak se Bashkimi Europian ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për këto linja. Kjo masë është marrë disa ditë më parë dhe vjen si një kundërpërgjigje ndaj pushtimit ushtarak të Ukrainës. Megjithatë, një lëvizje e tillë ka patur një ndikim të papritur duke sjellë rritjen e mprehtë e mbipopullimit midis Rusisë dhe Serbisë , e cila arriti në 50% në javën e parë të marsit. Arsyeja pse ka ndodhur kjo është shumë e thjeshtë. Me anë të kësaj mënyrë, rusët kanë mundësi të shkojnë në Beograd…

Read More

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë bëri me dije se ditën e mërkurën do të marrë vendim mbi një çështje të ngritur nga Ukraina kundër Rusisë, duke e akuzuar këtë të fundit për justifikim të rremë të pushtimit të saj. Kjo çështje u ngrit nga Ukraina menjëherë pasi Rusia nisi ofensivën e saj më 24 shkurt. Kievi akuzon Moskën për përdorimin e pretendimeve të rreme sipas të cilave forcat ukrainase po kryenin gjenocid në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonin e Donbasit. Pra ky nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst për të sulmuar. Ndërkohë, zyrtarët rusë nuk u…

Read More