Mësohet se nesër në orën 09:00 Gjykata e Tiranës do të japë vendimin e saj përfundimtar për ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau para 2 vjetësh të riun, Klodian Rasha. Kujtojmë se 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua teksa ai po kthehej në shtëpi mesnatën e 8 dhjetorit 2020, pas përfundimit të afatit të orës policore.
Author: tirana
Bashkimi Europian nuk ndalet së ndëshkuari Rusinë me sanksione. “The Guardian” shkruan se së fundmi, BE ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve, ku përfshihet edhe ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit në Europë të Roman Abramovich. Sanksionet e paketës së 4-t përfshijnë: –Ndalimin e importit për një sërë produktesh çeliku. -Ndalimin e investimeve të reja në të gjithë sektorin energjetik rus, me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE. -Ndalimin e eksportit për mallrat luksoze (p.sh. makina luksoze, bizhuteri) me vlerë mbi 300 €. -Ndalimin e vlerësimit të Rusisë dhe…
Bomberi francez, Karim Benzema po kalon momente tëshkëlqyerakëtë sezon me Real Madridin. Deri më tani, sulmuesi ka realizuar 32 gola dhe 13 asistime në 33 ndeshje deri më tani, duke arritur rekordin si golashënuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave. Me dy golat që shënoi mbrëmjen e djeshme kundër Mallorca, njëri prej të cilëve ishte penallti, në fitoren 3-0 të Madridit, Benzema arriti në 413 gola në karrierën e tij (311 në Real, 66 në Lyon dhe 36 për kombëtaren franceze) dhe la pas Henry me 411 gola. Ish-ylli i Arsenalit, përveç 228 golave të tij për Topçinjtë,…
SPAK dërgon në gjyq Thoma Gëllçin, ish-drejtorin e RTSH-së për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Të pandehur për shkelje te barazisë ne tendera u morën Julian Tapia, Alban Malaveci si dhe Ervin Murja. Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar teksa Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor ashtu si tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat. Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara…
Një aksion policor i koduar “Ditë Vere” nga Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona të cilët u kapën në flagrancë te Shkëmbi i Kavajës teksa do të shisnin 2000 kapsolla elektrodetonatore. Në prangat e policisë ranë A.Q. 32 vjeç nga Përmeti, Xh.V. 22 vjeç i dënuar më parë dhe 18-vjeçarja L.B. të dy nga Durrësi. 22-vjeçari Xh. V. dhe 18-vjeçarja L. B. po qarkullonin me një automjet tip “Audi”, me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës ku i priste 32-vjeçari, i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një…
Një sulm ajror i ndodhur këtë të hënë në kullën televizive në rajonin verior Rivne të Ukrainës shkatkoi plot 19 viktima. Guvernatori Vitaliy Koval deklaroi dje se të paktën nëntë persona kishin vdekur në sulm, por se kishte ende njerëz të mbetur nën rrënoja. Në fakt, shpërthime të mëdha janë dëgjuar në të gjithë Kievin gjatë natës, ndërsa Rusia vazhdonte bombardimet ndaj kryeqytetit të Ukrainës. Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, megjithëse SHBA mbetet skeptike, duke thënë se nuk ka parë asnjë shenjë se Vladimir Putin do të ndalojë sulmin. Karvani prej 160 makinash civile…
Një këshilltar i Qeverisë së Ukrainës tha se pret që lufta në vendin e tij të përfundojë më së voni deri në fillim të majit, kur Rusisë “t’i mbarojnë burimet” për të sulmuar fqinjin e saj. “Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, do të duhet të kemi një marrëveshje paqeje”, tha Oleksiy Arestovich. Në muajt në vazhdim, shtoi ai, mund të ndodhin dy skenarë: “Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave [ruse] dhe gjithçka… ose do të bëhen përpjekje për t’i mbledhur…
Maluma “i vuri flakën” Tiranës në koncertin që mbajti mbrëmjen e kaluar me rastin e Ditës së Verës. Por janë disa pamje që i kemi humbur nga fansat ‘e çmendur’ pas yllit me famë botërore. Një vajzë duket që mban një pankartë të madhe ku shkruan: Martohu me mua! Këto pamje i ka publikuar vetë këngëtari në Instastory gjatë qëndrimit në Tiranë ku ishte vetëm për disa orë dhe më pas u largua. Performaca e tij ndezi skenën duke i bërë të gjithë të kërcenin dhe këndonin, duke e shijuar në maksimum. Veshja ishte tipike në stilin e këngëtarit latin,…
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se perëndimi duhet t’i japë fund sa më parë “varësisë” së krijuar ndaj energjisë ruse ndërsa po përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite për të nxitur atje rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit, ka shkruar “The Guardian”. Johnson u shpreh se udhëheqësit perëndimorë kishin bërë një “gabim të tmerrshëm” duke e lënë Vladimir Putinin “t’ia hidhte paq” me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe më pas duke u bërë të varur nga burimet ruse të energjisë. Ai tha se “varësia” ndaj karburantit rus ka qenë shkaku kryesor që e kishte bërë më…
Ukraina vazhdon luftën e saj edhe në 20-të të agresionit rus. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, granatimet ruse në Kievit nuk janë ndalur as sot. Fillimisht u raportua djegia e një ndërtese banimi e më pas u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Megjithatë, mësohet se zjarri tani është shuar. Ndërkaq, një këshilltar i presidentit Zelenskyy tha se pret që lufta të përfundojë deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj. “Unë mendoj se në fillim të majit, ne duhet të arrijmë një marrëveshje paqeje,” tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit…
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 14 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur…
Mesa njofton “The Guardian”, 2 persona ranë viktimë e bombardimeve të sotshme në Kiev ku shenjestër e sulmeve ka qenë edhe një ndërtesë banimi. Ky informacion i referohet raportimeve të autoriteteve të Ukrainës. Për fat të mirë, 35 persona të tjerë kanë arritur të shpëtojnë. Ndërkohë, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital, sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore.