Në dyqanet e produkteve ushqimore sot çmimi i vezës me pakicë është rritur 10.5% më shumë se javën e kaluar, duke reflektuar shtrenjtimin me 20% në tregun e shumicës. Çmimi i vezës arrin 21 lekë/kokërr nga 19 lekë që ishte më parë. Drejtori i shitjeve në kompaninë prodhuese të vezëve “Ovvital”, z. Lilo Seraj, u shpreh për Monitor se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtrenjtimi 54% i bazës ushqimore për pulat dhe dyfishimi i çmimit të energjisë. “Deri ditën e shtunë të javës të kaluar çmimi i vezëve me shumicë nga kompania jonë ishte 15 lekë/kokërr. Këtë javë çmimi…
Author: tirana
Sot kemi hyrë në ditën e 20-të të pushtimit rus ndërsa Ukraina vazhdon të mos dorëzohet. Forcat ukrainase kanë vendosur të hapin nëntë korridore humanitare ditën e sotme për të evakuuar banorët të cilët ndodhen të bllokuar në qytetet e bombarduara. Ky lajm është pohuar edhe nga zëvendëskryeministri i Ukrainës, raporton “Skynews”. Pavarësisht përpjekjeve të mëparshme të dështuara për evakuimin e civilëve, Ukraina do tentojë sërish sot të evakuojë qytetarët e saj në rrugë të sigurt.Ndërkohë sot planifikohet të vazhdojë raundi i katërt i negociatave për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se…
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell pritet të vizitojë sot Tiranën, si pjesë e turit të tij në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë më 13-16 mars. Vizita vjen në kuadër të përkushtimit dhe mbështetjes së BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi. Përfaqësuesi i Lartë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të pasohet nga një komunikim me shtypin në orën 11:00.
Forcat ruse kanë goditur me raketë një stacion metroje, 500 metra nga qendra e Kievit. Me anë të një postimi në Twitter, rrjeti i metrosë së Kievit njoftoi se një nga shpërthimet këtë mëngjes dëmtoi pjesën e jashtme të stacionit Lukyanivska dhe zyrat. Lukyanivska është mjaft afër qendrës së Kievit. Stacioni është mbyllur për shkak të dëmtimit.
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se sot PD ka nevojë për hapje, ku të afrohen të rinjtë që partia dhe demokratët të bashkohen. I ftuar në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Sula tha se në Shqipëri është e çuditshme se askush nuk largohet nga karrigia e kryetarit, duke theksuar se demokratët nuk ju dhimbsen më shumë se të tjerëve Bashës dhe Berishës. Ai tha se rezultatet e 6 marsit treguan se demokratët braktisën në masë edhe PD-në zyrtare edhe ‘Shtëpinë e Lirisë’. ‘Demokratët i bojkotuan edhe PD-në edhe ‘Shtëpinë e Lirisë’. Ka fituar ‘Shtëpia e Lirisë’ ka…
Ish Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar në një analizë të detajuar për “The Timës” ka shpjeguar faktin se pse kjo luftë për Rusinë është e pafitueshme Natën kur Rusia pushtoi Ukrainën, po lexoja një libër të ri, Udhëheqësit më të këqij ushtarakë në histori , botuar nga John M Jennings dhe Chuck Steele. Dështimet monumentale të udhëheqjes së përshkruar variojnë nga vdekja e mirënjohur e gjeneralit Custer dhe të gjithë njerëzve të tij te lideri më pak i kujtuar athinas, Nikias, përpjekja katastrofike e të cilit për të pushtuar Sirakuzën çoi…
Ardian Bujupi dhe Jasmina e “Përputhen” po përfliten për një lidhje dashurie. Dyshja janë shfaqur pranë njëri-tjetrit dhe kaq ka mjaftuar që në rrjet të lindin dyshimet. Mirëpo, “Prive” bën të ditur se është “shumë zhurmë për asgjë”. Ardiani dhe Jasmina nuk janë në një lidhje, por po bashkëpunojnë për projektin e ri të këngëtarit.Ardiani po xhiron videoklipin e tij më të fundit dhe Jasmina do të jetë protagoniste.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale se janë zhbllokuar eksportet e drithërave me Serbinë. Kryeministri nënvizoi se ky është Ballkani i Hapur. Më tej Rama tha se jemi përballur me tre beteja që nuk i kemi zgjedhur, ndërsa shtoi se detyra e qeverisë është që të ndihmojë familjet në vështirësi në përballimin e këtyre krizave. “Për aq kohë sa po bëhet një gjë kaq e madhe për të mbrojtur njerëzit nga rritja e çmimit, duke paguar diferencën, nuk mund të dëgjoj pa folur çmenduria të lloj llojshmëri. Se sa serioze dhe qesharake është paketa…
Të shtunën Bledi dhe Mevlani u tërhoqën nga Efi, duke ndërprerë takimet me të. Opinionisti mbajti anën e djemve, teksa e cilësoi Efin si të dështuar në program. Efi ia kujtoi këtë koment sot në “Përputhen”, ndërsa Mikela, Erioni dhe Samiu i dolën në krah. Të gjithë u përplasën ashpër me njëri-tjetrin dhe programi u ndërpre. Kur “Përputhen” u rikthye, Arjan Konomi ishte larguar. Bora tregoi se opinionisti do të marrë një periudhë pauze.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër bashkëbisedim me ndjekësit në Facebook, në lidhje me problematikën e rritjes së çmimeve. Rama theksoi përpjekjet e qeverisë për ta mbajtur të stabilizuar çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël. Ai tha se nëse qeveria nuk do të ndërhynte për të mbajtur stabël çmimin e energjisë atëherë nafta do të dukej si” biberoni i qumështit” përballë faturës së energjisë. “Siç e premtuan e bëmë, spostuam gjithë atë volum finance drejt njerëzve, drejt jush. Për të vazhduar së pari ta mbajmë të palëvizur çmimin e energjisë. Nëse çmimi…
Milirdieri George Soros e ka quajtur fillimin e sulmit rus në Ukrainë, si fillimin e Luftës së Tretë Botërore. “Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt ishte fillimi i një lufte të tretë botërore që ka potencialin të shkatërrojë qytetërimin tonë. Pushtimit i parapriu një takim i gjatë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping më 4 shkurt – fillimi i festimeve të Vitit të Ri Hënor Kinez dhe Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Në fund të atij takimi, të dy presidentët publikuan një dokument prej 5000 fjalësh, të hartuar me kujdes, që njoftonte një partneritet të…
Një koment i opinionistit Arjan Konomi gjatë “Për’puthen Prime” të shtunën, krijoi debate dhe këtë të hënë në studio. Të shtunën, Mevlani njoftoi Efin se do të ndërpresë takimet me të, ndërsa konkurrentja ia ktheu duke i thënë se është frikacak. Opinionisti Arjan Konomi kritikoi Efin dhe mbrojti Mevlanin. Debati vazhdoi dhe sot. “Nuk më ka lënduar Mevlani siç më ke lënduar ti”, i tha Efit opinionistit. Mikela po ashtu debatoi me Arjan Konomin. Një koment i opinionistit bëri që të ndërpritet programi dhe ai të marrë një periudhë pushimi nga “Për’puthen”.