Author: tirana

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Bathore. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku shtetasi B.SH dyshohet se është vetëvarur. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur trupin e 45-vjeçarit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Të joshur nga ideja se ishin trashëgimtarë të një pasurie prej 1 milionë euro nga një i afërm i panjohur në Francë, 4 qytetarë kanë depozituar shuma parash në llogarinë bankare të një 31-vjeçareje në Tiranë. Këto para pretendohej të ishin komision për tërheqjen e trashëgimisë, por në të vërtetë e gjitha ishte një skemë mashtrimi. Paratë e depozituara kanë avulluar, duke u tërhequr nga bankomate në një shtet të Afrikës perëndimore. Vetëm një pjese e vogël e tyre, është tërhequr nga 31-vjeçarja Vjola Ll, e cila është shpallur fajtore nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “mashtrimit kompjuterik”. E…

Read More

Protestuesja e cila u arrestua në protestën e ditëve të mëparshme ka folur në protestën e sotme. “Më vjen mirë që ju shoh juve këtu. Ato ditë zoti e di se çfarë kam hequr. Ata policët janë vëllezërit tanë dhe më vjen keq për ta që duhet t’u binden disa kriminelëve që u hanë bukën. Mos harroni se në këtë dynja lahen të gjitha, do t’i lani tek fëmijët tuaj. Ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen dhe solidaritetin. Ju lutem nesër merrni edhe dy të tjerë me vete, siç binda edhe unë prindërit e mi. Po nuk u bindët, ata…

Read More

Një video shokuese nga një dasmë në Palestinë ka tronditur rrjetet sociale. Këngëtari në dasmë ka nisur të këndojë një këngë me tekst shokues për luftën në Ukrainë, ndërsa dasmorët shihen teksa hedhin valle. Në këngë, ai i bën thirrje Vladimir Putinit të vrasë ukrainasit, që palestinezët të martohen me gratë e tyre. Gjithashtu këngëtari dëgjohet teksa i bën thirrje Kinës të pushtojë Tajvanin, për “t’ia thyer hundën Amerikës”. “Ngurtëso zemrën, o Putin, shtoni sulmet, dëboni ukrainasit në Palestinë dhe ne do të martohemi me gra ukrainase”, thotë teksti këngës. “Ne i themi Kinës: pushtoni Tajvanin, thyjau hundët e amerikanëve…

Read More

Janë 36 programet e studimit të ciklit të parë, për të cilat do të mund të garojnë maturantët përgjatë këtij viti, për të fituar të drejtën e vijimit të studimeve të larta në një nga fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Tiranës. Programet e studimit të këtij institucioni të arsimit të lartë publik janë ndër më të preferuarat në radhët e maturantëve çdo vit. Pjesë e këtij universiteti janë gjashtë fakultete: Fakulteti i Drejtësisë ku do të garohet për një program studimi të nivelit të dytë të integruar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku do të garohet për 10…

Read More

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të zhvillojë së shpejti një vizitë në Europë, bëjnë me dije burime brenda ‘Shtëpisë së Bardhë’ për CNN. Sipas burimeve zyrtarët amerikanë kanë folur për një vizitë të Biden në Europë, ndërkohë që sulmi rus mbi Ukrainë po vijon. Udhëtimi i Biden do të vinte pas vizitave të disa ndihmësve të lartë, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA Kamala Harris dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.

Read More

Qytetarët e Tiranës kanë filluar të mblidhen para Kryeministrisë për të nisur protestën kundër rritjes se çmimit te energjisë dhe produkteve bazë të shportës. Në ditën e gjashtë të protestës, pritet që protestuesit të bëjnë sot publike disa kërkesa drejtuar qeverisë. Nuk mungojnë forcat policore, të cilat ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

Read More

Departamenti i Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase ka dhënë alarmin duke theksuar se forcat ruse kanë nisur luftë sistematike në dëmtimin e makinerive bujqësore në Ukrainë. Sipas tyre me anë të këtyre veprimeve Rusia planifikon të lërë pa bukë jo vetëm Ukrainën, por disa shtete të botës që varen direkt nga gruri ukrainas. Institucionet e sigurisë së Ukrainës kanë dalë me një njoftim, ku flasin për planin rus, që të dëmtohet bujqësia e tyre. “Pushtuesit qëllimshëm po i dëmtojnë makinerinë bujqësore të Ukrainës. Raste të veprimeve të tilla sistematike janë regjistruar në Brovarsky, në rajonin e Kyivit”, thonë nga Inteligjenca e…

Read More

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe vijon akuzat ndaj tregtarëve dhe pronarëve që abuzojnë me rritjen e çmimeve. Në një postim në facebook, Braçe përmend një kompani që merret me shit-blerje hekuri në Elbasan, ku thotë se kjo e fundit e ka blerë skrapin me 340 euro për ton, e shkrin dhe tashmë e shet me 1200 euro për ton, nga 840 një javë më parë. Sipas Braçes çmimet abuzive të lëndëve të para po vrasin investimet publike dhe zgjidhja në këtë rast është vetëm rikthimi tek ligji. Postimi i plotë i Erion Braçes:

Read More

Belind Këlliçi ka deklaruar se momentalisht nuk ka asnjë ambicie personale për të qenë në krye të Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se ambiciet e tij janë vetëm partiake. Ai shtoi se dëshira e tij është që nga PD të largohet modeli i vjetër, që nuk lejon votimin dhe të krijohet një hapësirë e re për t’i dhënë mundësi një fryme të re. “Ambiciet e mija momentalisht nuk janë personale. Ambicia ime e vetme është që në PD të ketë një garë transparente, e cila duhet të jenë kryefjalë ashtu siç ishte gjatë zgjedhjeve për forumin rinor të 2015-s. Gara nuk…

Read More

Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta. Mjekët rekomandojnë që të gjithë njerëzit duhet të konsumojnë çdo ditë të paktën 5 luleshtrydhe. Ato mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminës C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Për më tepër ky frut është një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe plakjen e lëkurës. Janë të nevojshme si për të luftuar plakjen, ashtu dhe për të forcuar sistemin imunitar dhe për të…

Read More