28-vjeçari Ajet Lleshi, i cili plagosi nënën e tij me thikë disa ditë më parë pranë Institutit në Kamzë, i ka treguar gjykatës se e kishte blerë thikën në kryeqytet pasi kishte ardhur nga Klosi me qëllim për ta lënduar. Por ajo çfarë u kuptua nga dëshmitë e lexuara para gjykatës, është se i riu prej vitesh jetonte në një ambient ku nxitej për kryerjen e krimit të rëndë, për të cilin duket se nuk është penduar. Nëna e tij, Safije Lleshi disa vite më parë ka vrarë burrin, siç rezulton nga dëshmitë për shkak të dhunës që ai ushtronte,…
Author: tirana
ktori dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj, prej disa muajsh është personi më i komentuar në rrjetet sociale. Ai të shtunën ka qenë në Prishtinë në një klub nate ku ka performuar së bashku me vëllain e tij Romeon, dhe këngëtarin, Elgit Doda. Gjatë kohës kur nisi të dëgjohej ritmi i këngës “Toxic Love”, Veshaj foli edhe për dashurinë.
Në Beograd të Serbisë më 13 mars u mbajt një ngjarje në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës. Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”. Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, disa vetura, që kishin simbolin ‘Z’ dhe me flamuj rusë dhe serbë, protestuan duke parakaluar pranë qendrës “Sava” në Beograd. Simboli ‘Z’ është parë në tanket ruse gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky simbol po përdoret edhe nga personat që po e mbështesin vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës.
Covid-19 u përkufizua si “një ushtar i vogël i Allahut, i dërguar në tokë për të ndëshkuar jobesimtarët perëndimorë”, ndërsa Ukraina, ishte një tokë nga e cila “duhej marrë gaz”. Në bisedat e tyre kishte referenca të vazhdueshme në lidhje me aktualitetin… Katër shqiptarë, të cilët banonin prej vitesh në Itali, janë arrestuar nga policia në provincat e Barit dhe Cuneos, me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar. Hetimet e Prokurorisë së Barit, kanë çuar në identifikimin e një celule terroriste të pranishme në Itali dhe shumë të rrezikshme. Hetimet Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, ata dyshohet se kanë mbledhur dhe…
Akti Normativ për ngritjen e Bordit që do të përcaktojë çmimit me te cilin do të shitet benzina, nafta dhe gazi në tregun me pakicë, ka përcaktuar marzhet e fitimit. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, shoqëritë e tregtimit me shumicë do të kenë të drejtë të bëjnë një shtesë në çmim, jo më shumë se 1%, ndërsa për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë, jo më shumë se 5%. Sipas formulës së miratuar, për përcaktimin e çmimit final, referencë do të jetë çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja…
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tërhoqi vëmendjen sërish tek Ballkani, duke nënvizuar se Mali i Zi vazhdon ta joshë Moskën. Për këtë arsye, tha ai për të përditëshmen malazeze Vijesti, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë duhet t’i shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus, Vladimir Putin. E njëjta ideologji e gabuar, siç nënvizoi ai, po e shtyn Kremlinin të parandalojë dhe ngadalësojë integrimin euroatlantik të Ballkanit. Escobar e pati një thirrje për të gjithë në rajon, që ta konsiderojnë Putinin përgjegjës për pushtimin e Ukrainës. “Teksa shpaloset katastrofa humanitare…
Ymerin e njohin të gjithë fermerët e Kurbinit. 61-vjeçari ka mbi 30 vjet që ushtron profesionin e mjekut veteriner. Shumë nga qytetarët e njohin edhe si poet e studiues të zonës. Ka botuar 4 libra, ndërsa na tregon se gazetarinë e konsideron si profesion të dytë, pavarësisht se nuk ka mbaruar shkollën në këtë profil. Ymeri thotë se puna si mjek veteriner, ndonëse e vështirë, nuk ia hoqi asnjëherë dëshirën për të shkruar artikuj, poezi dhe reportazhe, ku shpesh fokusohet tek bujqit dhe fermerët. Puna tek Zyrat e Bujqësisë i siguron të ardhura për familjen, por ai angazhohet edhe vullnetarisht…
Hiqet rregulli për plotësimin e formularit PLF(Passenger Locator Form), nga nesër për të udhëtuar drejt Greqisë. Ky është një lajm i mirë edhe për shqiptarët të cilët udhëtojnë shpesh në vendin fqinj. Nga nesër, nuk do të nevojitet të plotësohet formulari PLF, pasi për 20 muaj ishte dokument i detyrueshëm dhe i nevojshëm për hyrje në Greqi. Kjo vlen për udhëtarët që mbërrijnë në Greqi, të cilët vijnë nga vendet e BE-së ose të zonës Shengen, si dhe nga 35 vendet jashtë BE-së. Ministri i Turizmit i Greqisë, Vasilis Kikiljas para dhjetë ditëve njoftoi se “me rekomandim të Komisionit të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë dhënë për televizionin serb “B92”, tha se duke filluar nga e enjtja e 10 marsit, “vendi ynë do të ndalojë eksportet e vajit, misrit, grurit dhe miellit”. Kjo lëvizje, sipas tij, vjen si një mënyrë për të siguruar çmime të qëndrueshme, si për Serbinë ashtu edhe për rajonin, në rast se Rusia ndalon eksportet e grurit dhe misrit. “Në dy ditët e fundit, eksportet e vajrave bimore u rritën me 109% krahasuar me nivelin mesatar, kështu që duhej të reagonim”, shpjegoi Vuçiç. Si do të reflektohet kjo në ekonominë shqiptare?Në një kohë…
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Spain për vendndodhjen e dy vëllezërve në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”. Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Enkel Kërtalli 37 vjeç dhe Morel Kërtalli 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut. Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në…
Një 23-vjeçar nga Tirana ka humbur kontaktet me familjen e tij prej dy ditësh. Bëhet me dije se ka humbur Llazar Palla 23-vjeç. Mësohet se i riu ka qenë në protestë ku më pas ka humbur dhe kontaktet me familjarët e tij. Alarmin e kanë ngritur vëllezërit e tij të cilët thonë se 23-vjeçari nuk flet dhe as dëgjon. Kushdo që ka informacion është i lutur që të kontaktojë: 069 261 6429.
Miliarderi amerikan Elon Musk ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin për një luftë “një për një”. Musk i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit rus në një postim në Twitter. “Unë e sfidoj Vladimir Putinin në një betejë të vetme,” shkroi ai në Twitter, duke përdorur alfabetet ruse për të shqiptuar emrin e Putin. “Aksionet janë Ukraina”, shkroi Elon Musk, duke treguar se fituesi i duelit do të vendosë për fatin e luftës Rusi-Ukrainë. Meqenëse Putin nuk ka një llogari personale në Twitter, Musk ka kërkuar konfirmim nga adresa zyrtare në Twitter e Presidentit të Rusisë- @KremlinRussia_E. “A jeni…