Author: tirana

Qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet për të parë nga afër yllin kolumbian Maluma. Në foto shihet një fluks i madh njerëzish të cilët mezi po presin të dëgjojnë  “ëndrrën” e miliona vajzave në gjithë botën. Koncerti i parë i tij ishte planifikuar marsin e 2020 por u anulua për shkak të pandemisë. Më herët gjatë ditës së sotme, Maluma publikoi një foto në Instagramin e tij nga kryeqytetit duke i treguar të gjithëve se ndodhet në Tiranë.

Read More

Një gazetar i huaj është “plagosur rëndë” teksa mbulonte luftën në Ukrainë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia UNIAN duke nënvizuar se I plagosuri rende eshte një korrespondent britanik i cili ka pësuar fraktura në të dyja këmbët. Sipas informacioneve të publikuara nga Prokurorja e Përgjithshme Irina Venediktov në Facebook, reporteri aktualisht ndodhet në kujdes intensiv .

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaron se ulja e taksës së karburantit, nuk do të ishte një lëvizje e efektshme. “Ndërhyrja për taksat bëhet në rast se ato kanë një efekt. Historia ka treguar që ulja e taksave nuk është reflektuar një me një me çmimet, për ne është e rëndësishme që të mbrojmë ato familje që janë në nevojë…Nafta është një produkt që përdoret shumë pak. Ne po mbrojmë ushqimet dhe energjinë elektrike në mënyrën më të efektshme, duke iu dhënë bonus familjeve që nuk e përballojnë rritjen e çmimeve”, tha ajo për Vizion Plus. Ditën e…

Read More

Dashi Për të lindurit e kësaj shenje, dita do të përbëhet nga udhëtime të shkurtra, takime miqësore dhe flirtime. Është dita e duhur për të gjithë ata që janë në kërkim të dashurisë. Rekomandohet ta kaloni ditën me të afërmit dhe bashkëshortin/bashkëshorten tuaj. Demi Ka gjasa të përballeni me incidente të papritura. Situata të tilla mund t’ju shkaktojnë stres. Në mbrëmje mund të zbuloni një sekret në familje dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm. Jepini mbështetjen e duhur partnerit/partneres suaj. Binjakët Shumë Binjakë do të kalojnë një ditë mjaft të këndshme. Në punë nuk do të hasni probleme.…

Read More

Flamuri i madh ukrainas në Sheshin e Fitores të Melitopolit të pushtuar nga Rusia është hequr. CNN ka verifikuar vërtetësinë e fotove të postuara në rrjetet sociale. Gazeta lokale e lajmeve RIA-Melitopol postoi një nga fotot, duke thënë se flamuri u hoq nga punonjësit e punëve publike. Trupat ruse morën kontrollin e Melitopolit më 26 shkurt. Të premten, njerëz të armatosur arrestuan kryebashkiakun e zgjedhur Ivan Fedorov dhe më vonë atë ditë zyra e prokurorit për rajonin separatist të mbështetur nga Rusia Luhansk e akuzoi atë për terrorizëm. Që atëherë, kryebashkiaku i sapovendosur Galina Danilchenko ka urdhëruar transmetimin e kanaleve…

Read More

Një protestë të ‘turpshme’ që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri dhe as nuk do të ndodhë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama reagimin e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Kryeministri thekson se nuk ka vend kjo protestë kundër qeverisë ‘që as nuk e nisi e as nuk mund ta ndalojë luftën në Ukrainë’. “Ka pasur edhe protesta të dhunshme, ka pasur edhe protesta që kanë degraduar në një formë e në një tjetër, por protestë më të turpshme se kjo s’ka pasur edhe as nuk do të ketë ndonjëherë. Për çfarë protestohet sot? Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet…

Read More

Nëse lufta në Ukrainë nuk ndalet, bota do të përballet me një krizë ushqimore .Parashikimi i zymtë vjen nga miliarderi rus Andrei Melnichenko. “Lufta tashmë ka çuar në rritjen e çmimeve të plehrave kimikë të cilat nuk janë më të përballueshme për fermerët”- thotë ai. Andrei nënvizon se se zinxhirët e furnizimit të cilët u goditën rëndë nga pandemia e Covid-19 tani po përballen edhe me pasojat e luftës. Sipas tij në vendet e varfra do të kenë mungesë të ushqimeve . Në fillim të këtij muaji, ministria ruse e tregtisë dhe industrisë u tha prodhuesve të plehrave kimikë të…

Read More

Paga minimale në shkallë vendi është rritur me 2 mijë lekë, duke u regjistruar në 32 mijë lekë. Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet financiare nga data 1 Prill 2022. Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të dhe jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Ndërkohë që paga bazë minimale orare përçaktohet në 183,9 lekë. Rritja e pagës minimale nga ana e qeverisë u afrua si vendim, në…

Read More

Më 25 maj Tirana do të presë finalen historike të UEFA Conference League, e para e këtij kompeticioni të ri në Evropë. Një tjetër delegacion i UEFA-s mbërrin nesër në Tiranë për vizitën e katërt inspektuese treditore në kuadër të organizimit të finales. Sipas njoftimit të FSHF zyrtarët e UEFA-s do të kenë takime të nivelit të lartë me drejtues institucionesh për të monitoruar dhe testuar infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelet ku do të qëndrojnë skuadrat dhe delegacionet zyrtare, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe…

Read More

Vllaznia ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Thomas Brdariç, duke e cilësuar përgjegjës të rezultateve të dobëta të fundit të skuadrës e cila nuk arriti të bëhej protagoniste në luftën për titullin kampion. “Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori. Me këtë rast, falënderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij”, thuhet në komunikatë.

Read More

Protestuesit i kanë ndërprerë fjalën një vajze që po fliste gjatë protestës që u zhvillua në përpara kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj e reja tha se kryeministri ka të merita në ngritjen e Shqipërisë, por kjo deklaratë ka revoltuar protestuesit, të cilët ia kanë hequr mikrofonin nga dora. “Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit. Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet…

Read More

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, iu drejtua Këshillit të Evropës këtë të hënë duke thënë se Vladimir Putin tashmë ka filluar “luftën në shkallë të gjerë” në qendër të Evropës, çka mund të nxisë Luftën e Tretë Botërore. Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit që të aprovojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, për të “mbrojtur të gjithë në Evropë”. “Po pyesim, kërkojmë të mbyllni qiellin mbi Ukrainë për hir të miliona njerëzve në Ukrainë. Për hir të evropianëve dhe sigurinë e botës”, tha ai. Shmyhal falënderoi “nga thellësia e zemrës”, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë, Moldavinë, Lituaninë dhe vendet e…

Read More